Normat e ulëta të interesit. Pse të mos investoni në bursë?

0

Normat e ulta të interesit do të jenë motivim për qytetarët që ata të investojnë në bursë. Por, drejtori i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev nënvizon nevojën e rritjes së interesave bankare, që janë të ulta, me qëllim që sipas tij më pas të investohet në letrat me vlerë. Kjo sipas tij do të rezultojë edhe me rritjen e çmimit të aksioneve në bursën e vendit.

“Definitivisht investitorët me një selektim të vëmendshëm të aksioneve, që tregtohen në bursë mund të gjejnë mundësi të mirë për të investuar me paratë e tyre  dhe të arrijnë kontribut më të madh përmes normave të interesit’’, tha Ivan Shteriev.

Drejtori i Kompanisë për Menaxhimin e Fondeve të Investimeve, Llaze Kamçev tha se qytetarët kërkojnë alternativa të ndryshme për të kursyer dhe se me uljen e normave të interesit  ata do të mund të investojnë në bursë përmes blerjes së aksioneve.

“Vet uljet e normave të interesit i shtyn investuesit të kërkojnë mënyra alternative për mjetet e tyre, që do të thotë se, sa më i ulët të jetë interesi i të ardhurave, më e madhe është alternativa drejt instrumenteve financiare, domethënë pjesëmarrjes në fondet aksionare”, thotë Llaze Kamçev

Anita Angellovska Bezhoska, zëvendës Guvernatore në Bankën Popullore të Maqedonisë theksoi se potenciali depozitar mundëson rritje të interesit që kjo ndikon tek rritja ekonomike në vend.

“Financimi tek sektorët real që dominon te ne, ka domethënie e tij në sektorin bankar. Ndërsa burimet kryesore të financimit në sektorin bankar janë depozitat. Domethënë potenciali depozitar është vendimi kyçi i rritjes së interesit, ndërsa prej kësaj ndikohet edhe rritja ekonomike’’, theksoi Anita Angellovska Bezhoska

Pjesëmarrësit në debat vlerësuan se qytetarët tani për tani më shumë i preferojnë bankat, sepse ata në këtë mënyrë  kursejnë dhe kanë benefite më të mëdha prej normave të larta të interesit. Sipas statistikave të prezantuara 40 për qind e qytetarëve kursejnë, dhe kjo vlerësohet si një investim afagjat. Këto debate u përcollën në debatin me temën “Koha për norma të ulta të interesit “ të organizuar nga Bursa e Maqedonisë dhe revista ekonomike “Ekonomi dhe Biznes”.

Keshetoviq: "Asnjë aferë nuk është zbardhur plotësisht"

0

Afera e përgjimeve në Maqedoni e aktualizon pyetjen se nëse ky rast do të hetohet deri në fund, tha Prodekani i Fakultetit për Siguri pranë Universitetit të Beogradit, Zhelimir Keshetoviq. Sipas tij, në rajon ka pasur shumë afera të hapura, mirëpo asnjëra nga to nuk është zgjidhur deri në fund.

“Në shtetet tona ka shumë hapësira që të punohet në këtë aspekt. Në Angli një rast i tillë, është shumë vështirë të lihet, në rast se ndodhë një aferë sikur kjo me përgjimet. Në rast se kemi një rast të tillë , atëherë formohet komision anketues  dhe bëhet hetim i plotë deri në zbardhjen e tij. Mirëpo unë kam frikë se shtetet tona nuk kanë kapacitet që të kryejnë hetim të plotë deri në zbardhjen e plotë të rastit.  Janë hapur  shumë afera, mirëpo asnjëra nuk hetohet deri në fund, dhe me siguri edhe ky rast do të ketë fatin e njejtë”, tha Zhelimir Koshteviq.

Sipas Keshetoviq, qytetarët nuk duhet të druhen nëse janë të përgjuar dhe se përgjegjësinë për të mbrojtur qytetarët e ka Kontrolli Civil.

Profesori bëri një analizë të shkurtër për komentet e djeshme  të  gazetës greke “Kathimerini”, ku shkruhej se kryeministri grek Aleksis Cipras nuk dëshiron që të bashkëpunojë me Maqedoninë për shkëmbimin e informatave për krizën e refugjatëve.

Keshetoviq këtë sjellje të Cipras e cilëson si shumë të keqe.

“Kjo gjë është shumë e keqe, duhet të bisedohet rreth kësaj, thjeshtë një kryeministër nuk ka të drejtë që të sillet si një fëmijë i ofenduar. Posaçërisht  kur bëhet fjalë për çështje serioze. Kjo është një taktikë shumë e keqe. Duhet të bisedohet dhe të jetë i hapur për propozime dhe të ketë mirëkuptim për palën tjetër”.

Sipas Keshetoviq, kur bëhet fjalë për çështjen lidhur me kontestin shumëvjeçar të emrit mes dy shteteve nuk ka vend për kompromis.

“Këtu nuk ka vend për kompromis. Greqia nëse ka qëllime të sinqerta dhe nëse angazhohet për vlera evropiane duhet të ketë më shumë mirëkuptim për Maqedoninë.  Unë mendoj që zgjidhja e vetme që të zgjidhim pyetjet e hapura, është që i gjithë Ballkani Perëndimorë të integrohet në Bashkimin Evropian”.

Profesori universitar Keshetoviq theksoi se vetëm kështu të gjitha konfliktet në Ballkanin Perëndimorë do të ishin më pak të rëndësishëm.

Pas 13 vite punë, më në fund, vendime pune në spitalin e Kumanovës

0

Në spitalin e Kumanovës sot u pajisën me vendime rreth  100 të punësuar: mjekë dhe personel tjetër mjekësor. Ata sot i`u gëzuan vendimeve të punës, pas disa ditë të protestave që u organizuan për rregullimin e statusit të tyre.

Dhënia e vendimeve sipas drejtorisë së Spitalit është paraparë me  miratimin e Ligjit  për transformim të  marrëdhënies së punës nga ana e Qeverisë.  Drejtori i Spitalit, Arif Latifi theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për spitalin e Kumanovës.

“Ne deri tani në historinë e këtij Spitali. Nuk kemi pasur një punësim kaq të madh me një akt të madh”, tha Arif Latifi.

Visare Shaqiri, punonjëse e spitalit e Kumanovës thotë se ka punuar rreth 8 vite në spital për një rrogë prej 3.900 denarëve. Por ajo sot është e lumtur se rroga e saj do të rritet pasi që është ndër të punësuarat që ka zgjidhur statusin e saj të punës.

“Çdo ditë kemi shpresuar se do vijë me kohë se statusi e do të rregullohet , kanë kaluar konkurse dhe në ase një konkurs të mos punësohem por ja sot fati”, thotë  Visare Shaqiri

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasuf Ipçja i pranishëm në këtë ngjarje theksoi se po vazhdon rritja e numrit të shqiptarëve në institucionet e shëndetësisë.

“Gjithashtu vlen të theksohet se numri i përgjithshëm i specializanteve që gjenden tash në specializim nga një numër 26 persona, 16 nga numri i tyre janë shqiptar”, kështu u shpreh Nasuf Ipçja.

Krahas drejtorit të Spitalit dhe  sekretarit shtetëror të shëndetësisë, i pranishëm ishte edhe ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, dhe ministri i vetëqeverisjes Lokale  Lirim Shabani.  Me ligjin e fundit të miratuar nga Parlamenti, mbi 3000 mijë të punësuar pa status të rregulluar pune në institucionet shtetërore dhe publike do të pajisen me vendime pune të përhershme.

Gjykata Supreme shënon 70 vjetorin

0

Gjykata Supreme po jep kontributin e saj në përforcimin e sigurisë juridike dhe stabilitetit të shtetit, edhe gjatë kësaj periudhe kur po krijohet energji negative në shoqëri ndaj gjyqësorit. Kjo u theksua nga kryetarja e Gjykatës Supreme, Lidija Nedelkova me rastin e shënimit të 70 vjetorit të formimit të kësaj gjykate.

“Në përpjekjet tona kërkojmë mbështetje nga mendimi publik për ndalimin e persekutimit , kundër gjyqësisë së Maqedonisë, e cila paraqitet ndryshe në publik. Kjo i ka dobësitë dhe gabimet e veta, por nuk duhet të harrojmë se gjykata është thelbi i konstruksionit të shtetit. Prandaj të mos jepen kritika paushalle, që të mos e rrënojmë sistemin gjyqësor”, u shpreh Lidija Nedelkova.

Ajo bëri thirrje, që publiku të përmbahet nga kritika paushalle, të pamatura dhe destruktive dhe në vend të saj, me dëshirë të mirë të kontribuohet për një gjyqësi të pavarur.

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, vlerësoi se në vend po mbizotëron një periudhë turbulente ku, siç tha ai, për fat të keq, në mënyrë të organizuar po krijohet mosbesim ndaj të gjitha institucioneve, veçanërisht në pushtetin gjyqësor. Sipas tij, të tria institucionet shtetërore duhet të punojnë në dobi të qytetarëve, por jo në dobi të interesave të caktuara, pas të cilave qëndrojnë lidhje të ngushta.

„Humbja e besimit në institucionet, e veçanërisht në pushtetin gjyqësor, siç ishte shembulli me deklaratën e liderit partiak se ai nuk e njeh gjykatën, paraqet rrënim të vetëdijshëm të shtyllave të Maqedonisë demokratike. Jam i bindur se marrëdhëniet e tilla ndaj pushtetit gjyqësor, nuk janë në dobinë e atyre të cilët e krijojnë atmosferën antidemokratike”, tha Trajko Veljanovski

Për Ish-kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski,  gjykatat duhet ta pranojnë çdo kritikë me qëllim të mirë.

“Kritikave u përgjigjet me vendime gjyqësore të drejta dhe me praktikë të mirë gjyqësore. Nuk do të pajtohesha se mediat bëjnë presion mbi pushtetin gjyqësor. Mediat janë ato që e ndjekin punën e pushtetit gjyqësor dhe të gjykatave. Edhe duhet ta ndjekin. Ndërsa, gjykatat  janë ato që çdo kritikë me qëllim të mirë mund ta pranojnë.”

Gjykata supreme 70 vjet pas themelimit të saj, sot ka 25 gjyqtarë të ndarë në 4 njësi: penale, civile, departament për gjykim në afat të arsyeshëm dhe departament për praktikë gjyqësore.

Deskovska: "Me një nënshkrim të Kryeministrit, shëndetsia rregullohet"

0

Pyetjet e deputetëve filluan me kërkesën e LSDM-së që të shkarkohet ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov. Kryeministri Gruevski deklaroi se është shumë e lehtë të tregohet fajtori me gisht, dhe shtoi se qëkur Todorovi është ministër i shëndetësisë, gjendja në këtë sektor është përmirësuar ndjeshëm.

“Në këtë letër është bërë kërkesë drejt këtij Kuvendi për shkarkim të zotërisë Nikolla Todorov, ministrit të shëndetësisë. Si dorëzues i saj, është shënuar emri juaj. Vetëm me një nënshkrim në këtë kërkesë, ju mund ta zgjidhni problemin me të cilin për çdo ditë po ballafaqohen të gjithë qytetarët e Maqedonisë, e ai është bërja e një politike të keqe në shëndetësi”.

Kështu, deputetja e LSDM-së Renata Deskovska kërkoi nga kryeministri që ta shkarkojë ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorovin. Ajo shtoi se numri i vdekshmërisë së foshnjave të sapolindura në Maqedoni është i madh dhe sipas statistikës evropiane “Eurostat”, në vitin 2013, në Maqedoni kanë vdekur 229 foshnja. Sipas saj, nga ndjenja e përgjegjësisë, Todorovi deri më tani duhej që vetë të kishte dhënë dorëheqje.

Kryeministri Nikolla Gruevski ndërkaq ia ktheu se është legjitime opozita të kërkojë fajtor për gjendjen në shëndetësi, por thotë se që nga koha kur Todorovi është ministër i shëndetësisë, gjendja është përmirësuar ndjeshëm.

“Nuk është punë e politikanëve të vlerësojnë se për ç‘arsye dikush ka ndërruar jetë dhe kush është fajtor për këtë. Për këtë gjë, ekzistojnë institucione të cilat bëjnë hulumtime dhe analiza, të cilat janë të qasshme për publikun, ku mund të shihet se kush çfarë punon, nëse ka ndodhur ndonjë gabim, kush është fajtori, kush duhet të mbajë përgjegjësi dhe jo vetëm të tregohet me gisht drejt dikujt, vetëm e vetëm të fitohen poena politike, që të duket se shqetësoheni për qytetarët, ndërsa qytetarët shumë mirë e dinë se kur LSDM-ja ishte në pushtet, nuk kishte asnjë pjesë të këtyre shërbimeve që tani i kanë”, u shpreh Nikolla Gruevski

Ministri Todorov, para fillimit të pyetjeve të sotme të deputetëve u shfaq në sallën e kuvendit, por vetëm për pak kohë. Gjatë kohës së pyetjeve të deputetëve, ai nuk ishte i pranishëm në sallë.

Trajnues nga Uellsi, për arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme. Për çka do të trajnohen?

0

Arsimtarët e shkollave të mesme dhe fillore do të trajnohen se si të ligjërojnë me plan programe të reja në lëndën e biznesit, sipërmarrjes dhe inovacioneve. Ky është projekti i ri që u prezantua në Shkup, dhe që do të realizohet me ndihmën e trajnuesve nga universiteti i Uellsit.

Profesori nga universiteti “Sent Dejvid” nga Uellsi, thotë se Maqedonia është vendi i parë që lëndën e biznesit dhe inovacioneve e ka përfshirë në procesin mësimor në shkollat fillore dhe të mesme.

“Në këtë proces të gjithë sytë do të jenë të kthyera kah Republika e Maqedonisë pasi që është vendi i vetëm që ka pranuar këtë në shkollat fillore dhe të mesme. Kreativiteti nuk është i mjaftueshëm, të kuptohet biznesi, të kuptohet se si fillohet dhe zhvillohen bizneset e reja është shumë e rëndësishme”, thotë Endi Penaluna, profesor universitar.

Në ndërkohë, profesoresha Dashurie Mehmedi thotë se 12 vite ligjëron biznes dhe sipërmarrje në gjimnazin e Gostivarit dhe se nxënësit janë shumë kreativë. Por ajo thotë se mungojnë mjetet elementare për realizimin e praktikës.

“Sivjet ka ndryshim në plan program dhe  qëllimi është që të ndiqen trendet botërore. Kushtet nuk i kemi aq të mira për ta ndjek procesin arsimor në shkollë. Mirëpo nxënësit kanë ide, dhe duke i ndarë në grupe punuese mundohemi që të nxjerrim ide. Dhe idetë e tilla sipërmarrëse dhe kreative të cilat në të ardhmen me siguri do ti aplikojnë në praktikë”, thotë Dashurie Mehmedi

Zëvendës ministri i Arsimit, Spiro Ristovski  thotë se do të vazhdojnë ta përkrahin këto trajnime pasi që janë të rëndësishme për nxënësit dhe arsimin.

“Për neve është një hap i rëndësishëm, për të gjithë aktivitetet që i kemi realizuar gjatë kësaj periudhe. Të gjitha janë me rëndësi të madhe për arsimtarët por para se gjithash për nxënësit të cilët do ta mirëpresin kohën e re, që me rëndësi të madhe kanë inovacionet, sipërmarrësia dhe biznesi”.

Akademiku, Taki Fiti si drejtues i Qendrës rajonale për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit të sipërmarrësisë tha se ky projekt është vështirë të realizohet posaçërisht në shkollat fillore. Ai megjithatë porositi profesorët që të përkushtohen që teorinë ta zbatojnë në praktikë.

Stërngarkim dhe politizim në administratë, shërbimet nuk përmirësohen!

0

Reformat në administratë, stërngarkimi dhe politizimi i saj kanë mbizotëruar në debatin e organizuar mbi këtë temë.

Zëvendës-ministrja për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Marta Arsovska Tomovska mbrojti qëndrimin e Qeverisë se ka përparime në sferën e administratës pulbike, por ajo shprehur kritika se gjatë qeverisjeve të kaluara nuk ka pasur rezultate.

“Janë bërë reforma të caktuara në drejtim të përparimit të punës në administratën publike në përgjithësi, kur flas për administratën publike, nuk kam fjalën vetëm për të punësuarit, por edhe për proceset si dhe sistemin në përgjithësi. Mirëpo, mendojmë se janë bërë vetëm ndryshime kozmetike”, tha Marta Arsovska Tomovska

Deputetja e LSDM-së, Lidija Dimova shprehur kritika ndaj disa dukurive negative që po ndodhin në administratën e vendit. Ajo përmendi numrin e madh të administratorëve që rrijnë në shtëpi dhe marrin rroga, por kritikoi edhe vënien e administratës për qëllime politike partiake.

“Ekzistojnë disa grupe të cilët me të vërtetë duhet të frikësohen, jo nga largimet nga puna, por jeta tyre do të bëhet pak më e vështirë, siç është grupi i që marrin rrogë dhe qëndrojnë në shtëpi, pastaj kemi edhe një grup tjetër i cili konsiderohen si të punësuar në administratë por bëjnë aktivitete partiake. Nuk e dimë sa janë, domethënë spekulojmë. Këto janë dy grupet të cilët me të vërtetë duhet të brengosen“, shtoi Lidija Dimova, Kryetare e Këshillit Nacional për Integrim Evropian

Kryetari i Qendrës për trajnime evropiane, Andreja Stojkovski theksoi se në Maqedoni është rritur dyfish numri i të punësuarve në administratë. Sipas tij, me këtë është anashkaluar kriteri i Madridit, përmes së cilit kërkohet administratë të vogël efikase dhe transparente.

“Në vitin 1995, Këshilli i Evropës miratoi Kriterin e Madridit i cili thotë se shtetet gjatë procesit të bisedimeve dhe shtetet anëtare, duhet të kenë administratë të vogël, efikase dhe kompetente. Është e dukshme që Maqedonia ka gjithçka, por jo edhe administratë të vogël publike”, tha Andreja Stojkovski.

Në këtë aktivitet edhe pse ishin të ftuar nuk morën pjesë zëvendskryeministri për integrime evropiane, Fatmir Besimi dhe deputetë të partive shqiptare. Ndërkohë, deri tani nuk ka një numër të saktë zyrtar të administratës publike. Pjesëmarrësit kanë kërkuar që Qeveria që sa më parë të bëjë publike shifrën e saktë të administratës. Sipas të dhënave jozyrtare të prezantuara në këtë debat numri i administratës publike është mbi 130 mijë.

Teatri Shqiptar i Fëmijëve, rifillon me punë.

0

Fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre  shfaqin gëzimin me rastin e rihapjes së dyerve të Teatrit të Fëmijëve në Çarshinë e Vjetër.  “Në botën e fabulave” është premiera e parë e shfaqur, pas marrëveshjes ndërmjet Drejtorisë së Teatrit dhe Komunës së Çairit.

Kjo e fundit ka marrë vendim që të mbështes financiarisht Teatrin e Fëmijëve, i cili graviton në territorin e kësaj komune. Sipas drejtorit Bajrush Mjaku, fëmijët shqiptar tani kanë mundësinë që rregullisht të ndjekin shfaqjet dhe gjithë kjo do ti mundësohet pa pagesë.

“Në të ardhmen, prej kësaj shfaqje e tutje, Qendra Teatrore për Fëmijë do të vazhdoj të funksionoj, siç ka funksionuar që 15 vite. Por në kuadër të këtij objekti të cilin e posedojmë, nën ingerencen e Komunës Çair, do të startojmë me punë, në teatër për fëmijë në gjuhën shqipe, që është i vetmi në Republikë”, tha Bajrush Mjaku.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili tha se ka qenë e domosdoshme të shtohen aktivitetet kulturore për fëmijët shqiptarë. Ai premtoi mbështetje financiare për këtë teatër, që do të funksionojë në kuadër të komunës.

“Me kohë vërejtëm që ka mungesë të shfaqjeve të reja dhe nuk ka aktivitete kulturore për fëmijët e komunës sonë. Andaj vendosëm që kjo iniciativë mos të dështoj dhe për këtë arsye, në bashkëpunim me Teatrin e Fëmijëve, vendosëm që t’i bashkojmë forcat”, kështu u shpreh Kryetari i Komunës, Izet Mexhiti.

Premiera e kësaj shfaqje bëri hapin fillestar të Qendrës Teatrore të fëmijëve, në një frymë të re  bashkëpunimi dhe funksionimi përmes aktiviteteve të reja në gjuhën shqipe.

Fischer deputetëve kosovarë: ”Mos e shkelni ligjin dhe kushtetutën”(Video)

0

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer ka mbajtur fjalim para deputetëve të Kuvendit.
Gjatë fjalimit të tij presidenti Fischer u ka bërë apel partive politike, si atyre në pushtet dhe në opozitë, që të gjejnë gjuhë të përbashket që t’i kalojnë problemet me të cilat përballen. Ai tha se të gjithë duhet ta respektojnë ligjin dhe kushtetutën. Gjatë fjalimit të presidentit Fischer deputetët e Levizjes “Vetëvendosje” kanë zhvilluar një aksion simbolik duke shpalosur pankarta./ 21 Media

“Salloni i artistëve bashkëkohorë shqiptarë” për herë të parë në Tiranë

0

Me qëllim që të promovohet puna e një grupi artistësh të rinj shqiptarë organizohet një aktivitet publik dy javor në Tiranë ku janë ftuar profesionistë ndërkombëtarë të artit që të vijnë e të njihen me veprat e artistëve shqiptarë gjatë këtij aktiviteti.

“Salloni i artistëve bashkëkohorë shqiptarë”, që organizohet për herë të parë në Shqipëri, do të zhvillohet në galerinë e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës nga data 1 deri më 9 nëntor.

Në këtë sallon do të prezantohen artistët Endri Dani, Klodian Deda, Arbër Elezi, Yllka Gjollesha, Ilir Kaso, Greta Pllana, Leonard Qylafi, Gentian Shkurti, Marina Sula, Ermela Teli, Driant Zeneli, Fani Zguro dhe Enkelejd Zonja.

Përzgjedhja e artistëve pjesëmarrës në sallon u zhvillua në Tiranë dhe u realizua nga një juri e pavarur e përbërë nga profesionistë të artit Christine Macel, kryekuratore në Qendrën Pompidou, Alicia Knock, kuratore në Qendrën Pompidou dhe artisti francez Saâdane Afif.