BDI: Rikthimi i rrahjeve për motive etnike, i papranueshëm dhe absolutisht i dënueshëm

0

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj rahjes që ka ndodhur dje në Qendër të Shkupit, pasi siç thonë, kanë mësuar se rrahja ka ndodhur për motive etnike, transmeton TV21.

Nga BDI thonë se këto raste janë pasojë e nxitjes së fjalorit provokues ndaj çështjeve etnike nga ana e eksponentëve të lartë qeveritarë.

Akuzojnë VLEN dhe ZNAM, se po e kthejnë vendin në kohën kur sulmoheshin shqiptarët.

Reagimi i plotë i BDI-së pa ndërhyrje:

“Pas informacioneve zyrtare lidhur me rrahjen e mbrëmshme, respektivisht sulmin fizik ndaj tre të miturve shqiptarë në Qendër të Shkupit duke përdorur edhe sende të forta, Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin serioz, aq më tepër kur u informuam se sulmi ndaj të miturve ka ndodhur për motive etnike.

BDI vlerëson se ky incident, jo i paprecedent fatkeqësisht, vjen si rezultat i dështimeve të përditshme të Qeverisë për të kultivuar marrëdhënie të mira ndëretnike, gjegjësisht si pasojë e hapjes së shumë çështjeve ndëretnike, si dhe vet nxitja e fjalorit provokues ndaj çështjeve etnike.

VLEN bashkë me partnerët e tyre VMRO-ZNAM, po na kthen në kohën kur fëmijët shqiptarë sulmoheshin nëpër autobusë, shqiptarët ofendoheshin paturpësisht nëpër çdo stadium në çdo ndeshje sportive, e që BDI një frymë të tillë e kishte ndaluar plotësisht pas një angazhimi të madh në kontinuitet.

I bëjm apel Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ndërrmarin të gjitha hapat e duhur për ta zbardhur këtë rast, të dënohen dhunuesit dhe sa më parë të ndërmarrin masa preventive lidhur me ndalimin e zgjerimit të kësaj dukurie.

BDI qëndron fuqishëm në angazhimin tonë për të kontribuar maksimalisht në ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike në vend”.

Dy Arbenët e shëndetësisë pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje në fund të tetorit

0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë për RTV21 me gazetarin Halil Mula në Nju Jork, ka bërë të ditur se në fund të tetorit, me homologun e tij nga Kosova, Arben Vitia do të nënshkruajnë disa marrëveshje.

Marrëveshjet, siç bëri të ditur Taravari, kanë për qëllim të thellojnë bashkëpunimin dhe avancojnë shërbimet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ndërkaq se si e vlerëson bashkëpunimin me homologët rajonal, Taravari zbuloi se me atë të Shqipërisë nuk ka pasur takim deri më tani.

VIDEO/ U nis me makinë dhe harroi foshnjën mbi çati, momentet rrëqethëse në Meksikë!

0

Një ngjarje e pazakontë dhe tejet e rrezikshme është regjistruar në Meksikë, ku një burrë është larguar me makinën e tij pa kuptuar se kishte harruar foshnjën në shportën e saj, të vendosur mbi çatinë e automjetit. Fëmija shpëtoi pa pësuar lëndime të rënda falë ndërhyrjes së një motoçiklisti dhe këmbënguljes së kalimtarëve që u përpoqën të ndalonin shoferin.

Ngjarja ndodhi në zonën Ávila Camacho, në qytetin Torreón. Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shportën me foshnjën mbi çatinë e makinës, ndërsa automjeti është në lëvizje. Një motoçiklist, i cili ishte dëshmitar i situatës, nisi t’i binte borisë dhe të bërtiste për të tërhequr vëmendjen e shoferit dhe për ta paralajmëruar që të ndalonte. Megjithatë, burri duket se nuk i dëgjon thirrjet dhe vijon udhëtimin.

Banmi nja tre fjali kryesore, te shkurta, informative, per titra ne video lajm

Zgjedhjet vendore në Shqipëri mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

0

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin e vitit 2027, si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Vendimi nga kreu i shtetit u mor pas konsultimeve me përfaqësues të forcave politike në Kuvend dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, ku kjo datë u sugjerua për t’u dhënë më shumë kohë përgatitjeve zgjedhore.

Presidenti u ka bërë thirrje partive politike të zhvillojnë një proces të drejtë, konkurrues dhe transparent, në përputhje me standardet demokratike.

Njoftimi i Presidencës: 

Sot, Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj.

Për caktimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti i Republikës thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri. Thirrjes në konsultë iu përgjigj Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera preferuan t’i qëndrojnë larg konsultës, sikurse nuk bënë publik asnjë parapëlqim partiak lidhur me datën e zgjedhjeve.

Subjektet e përfshira në konsultë u treguan të hapur për secilën zgjidhje. Komisioneri sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese. Partia Socialdemokrate gjithashtu parapëlqen këtë datë.

Data 9 maj 2027 nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve.
Në këto kushte, Presidenti i Republikës i dha forcë juridike datës 9 maj 2027.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik; palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike.

Stacionet e metrosë në Kinë ofrojnë më shumë sesa thjesht një udhëtim

0
oplus_12888047872

Stacionet e metrosë në Kinë po shndërrohen në diçka më shumë sesa thjesht pika kyçe transporti. Duke filluar nga palestrat e mensat, deri te kurset e mbrëmjes apo edhe regjistrimi i martesave, ato ofrojnë një gamë gjithnjë e më të gjerë shërbimesh për jetën e përditshme, shkruan “CGTN”.

Në stacionin Pazhou në Guangzhou, provinca Guangdong, një palestër plotëson kërkesën e banorëve vendas për mundësi të përshtatshme stërvitjeje. Ajo ofron zona për ushtrime kardio dhe forcimi, ambiente për boks, si dhe fusha për pingpong e “pickleball”, duke u ofruar udhëtarëve një mënyrë të lehtë për të përfshirë aktivitetin fizik në rutinën e përditshme.

Ambiente sportive gjenden gjithashtu në stacionin “Gangxia North” në Shenzhen, një pikë e rëndësishme që lidh pesë linja metroje. Me kupolën e tij futuristike, të njohur si “Syri i Shenzhenit”, dhe tunelin e parë në botë prej xhami plotësisht transparent, ky stacion është bërë gjithashtu një vend mjaft i pëlqyer për të bërë fotografi.

Në Suzhou, provinca Jiangsu, brenda stacioneve të metrosë janë hapur mensa komunitare. Mensa e metrosë “Guangji Nanlu”, e para e këtij lloji në Kinë brenda një stacioni metroje, tërheq një numër të madh njerëzish gjatë orareve të vakteve.

Një tjetër mensë, në një stacion metroje pranë atraksioneve të njohura turistike, është shndërruar gjithashtu në një vend të preferuar për të ngrënë, duke ofruar mbi 50 lloje pjatash për drekë.

Ndërsa kurset e mbrëmjes për të rritur po bëhen gjithnjë e më popullore në mbarë Kinën, në një stacion metroje në Ningbo, provinca Zhejiang, është hapur një shkollë komunitare e mbrëmjes. Kurset variojnë nga grimi dhe “baduanjin” (një formë tradicionale ushtrimesh kineze), e deri te trajnimi vokal dhe aplikimet e inteligjencës artificiale. Klasat u mundësojnë studentëve që, pas punës, të shkojnë direkt në mësim duke përdorur metronë.

Në Hefei, provinca Anhui, në stacionin Xingfuba ndodhet zyra e parë kineze për regjistrimin e martesave brenda një stacioni metroje. Kjo zyrë ka qenë dëshmitare e fillimit të një kapitulli të ri në jetën e më shumë se 6000 çifteve.

Mashtrim me platformë të rreme investimi! Qindra qytetarë të prekur, kallëzim penal ndaj dy personave

0

Sektori për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë Digjitale ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir kundër dy personave, M.K. 56-vjeçare nga Manastiri dhe A.S. 38-vjeç nga Estonia, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”. Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë nxitur disa qytetarë të investojnë para në një platformë të rreme në internet, me ç’rast u kanë shkaktuar dëme financiare.

“Në periudhën nga dhjetori i vitit 2025 deri në prill të vitit 2026, përmes një aplikacioni mobil, në një kanal me disa qindra abonentë, duke premtuar fitime të supozuara të cilat nuk janë realizuar kurrë, kanë nxitur një numër të madh qytetarësh nga i gjithë vendi që të investojnë mjete financiare në një platformë të rreme interneti dhe në këtë mënyrë i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare”, thanë nga MPB-ja.

Në Sektorin për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë Digjitale janë dorëzuar pesë denoncime nga qytetarë të dëmtuar, por sipas raporteve financiare dyshohet se nga kjo skemë mashtruese janë prekur qindra qytetarë, shumica prej të cilëve nuk e kanë denoncuar rastin. Për zbardhjen e rastit është zhvilluar një hetim disa mujor, në bashkëpunim me disa institucione vendore dhe të huaja. Gjatë hetimit, policia ka zhvilluar bisedë informative me personin e parë të denoncuar dhe i ka sekuestruar pajisjet elektronike që janë përdorur për komunikim përmes aplikacionit.

“Përmes analizës forenzike të të dhënave të nxjerra nga pajisjet e sekuestruara, është vërtetuar vepra penale për të cilën është paraqitur kallëzimi penal. Sa i përket aspektit ndërkombëtar të hetimit, pas një analize profesionale të transaksioneve me kriptovaluta, përmes platformave ndërkombëtare të sigurisë janë siguruar informacione të plota për pronarin e portofolit të kriptovalutave”, thanë më tej nga MPB-ja.

Duke pasur parasysh trendin në rritje të këtij lloji të mashtrimeve, MPBu bën apel qytetarëve që të mos u besojnë premtimeve për fitime të lehta dhe të shpejta në internet. Mashtruesit, përmes rrjeteve sociale, profileve të rreme dhe telefonatave, ofrojnë mundësi investimi në kriptovaluta, duke premtuar kthime të larta dhe të sigurta financiare. Në këtë mënyrë, ata i bindin qytetarët të transferojnë para në platforma të rreme investimi, të cilat mund të duken plotësisht legjitime.

Gjykata Supreme rrëzon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

0

Gjykata Supreme ka shfuqizuar aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ku më 8 shtator 2021 humbën jetën 14 persona, dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim. Gjykata ka konstatuar mangësi serioze në arsyetimet e gjykatave më të ulëta, veçanërisht sa i përket lidhjes shkak-pasojë mes veprimeve të të akuzuarve dhe tragjedisë, si dhe vlerësimit të provave për shkaqet dhe përhapjen e zjarrit.

Vendimi është marrë më 22 tetor dhe është publikuar sot nga Gjykata Supreme. Me të janë pranuar kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë, të paraqitura nga dy ish-drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

Janë shfuqizuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Tetovës i 16 majit 2025 dhe ai i Gjykatës së Apelit në Gostivar i 26 nëntorit 2025. Me vendimin e shkallës së dytë, të dy ish-drejtorët ishin dënuar me nga tre vjet burg për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme thekson se gjykatat më të ulëta nuk kanë shpjeguar mjaftueshëm se në bazë të cilave prova kanë arritur në përfundimin se dy të akuzuarit kanë vepruar si bashkëkryerës. Gjithashtu, nuk është bërë e qartë se mbi cilat prova është konstatuar se ata bashkërisht nuk kanë siguruar pajisjet e nevojshme kundër zjarrit dhe rrjetin e hidrantëve.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjes nëse mungesa e pajisjeve kundër zjarrit ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit apo ka ndikuar në përhapjen e tij dhe pasojat.

Gjykata Supreme vlerëson se gjykatat më të ulëta nuk e kanë përcaktuar mjaftueshëm lidhjen shkak-pasojë mes lëshimeve konkrete që u ngarkohen të akuzuarve dhe vdekjes së 14 personave.

Në vendim shqyrtohen edhe ekspertizat e ndryshme për shkaqet e zjarrit. Sipas njërës prej tyre, zjarri kishte shpërthyer si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik, të lidhur me kabllon e defibrilatorit që ishte përdorur gjatë reanimimit të një pacienti.

Ndërkaq, në ekspertizën gjermane thuhet se zjarri me shumë gjasë kishte shpërthyer pranë njërit prej shtretërve në dhomën e spitalit, por për shkak të shkallës së madhe të dëmtimit nuk ishte e mundur të përcaktohej shkaku i saktë. Në të theksohet gjithashtu se përhapja e shpejtë e zjarrit ishte ndihmuar nga përqendrimi i lartë i oksigjenit dhe materialet e ndezshme të përdorura në objekt.

Gjykata Supreme ka ngritur edhe çështjen se përse nuk ishte pranuar kërkesa e mbrojtjes që në seancën kryesore të dëgjohej eksperti gjerman, ndonëse ekspertiza e tij ishte paraqitur si dëshmi.

Në arsyetim përmenden edhe ekspertiza të tjera, të cilat kishin treguar për probleme të mundshme me instalimin elektrik, mungesë të barrierave kundër zjarrit mes dhomave dhe përdorim të materialeve ndërtimore që mundësonin përhapjen e shpejtë të flakëve. Gjykatat më të ulëta nuk kishin dhënë arsyetim të mjaftueshëm se përse këto prova nuk ishin vlerësuar në mënyrë përkatëse.

Gjykata Supreme ka përfunduar se Gjykata Themelore e Tetovës dhe Gjykata e Apelit në Gostivar nuk kanë dhënë përgjigje të argumentuara për çështjet thelbësore që lidhen me përcaktimin e përgjegjësisë penale.

Me vendimin e ri, lënda kthehet në Gjykatën Themelore të Tetovës, e cila do të duhet ta zhvillojë procesin nga fillimi, t’i shqyrtojë çështjet kontestuese dhe të marrë një vendim të ri në përputhje me udhëzimet e Gjykatës Supreme.

Ndërkohë, kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm e paraqitur nga Spitali Klinik i Tetovës është hedhur poshtë si e palejuar. Ndryshe nga kërkesat e dy ish-drejtorëve, kërkesa e këtij institucioni nuk i plotësonte kushtet ligjore për përdorimin e këtij mjeti të jashtëzakonshëm juridik.

Vendimi i Gjykatës Supreme nuk nënkupton shpalljen të pafajshëm të dy ish-drejtorëve, por shfuqizimin e vendimeve të mëparshme gjyqësore dhe kthimin e lëndës në rigjykim.

 Interi dhe Milani zbulojnë emrin e stadiumit të ri

0

Një epokë e re pritet të nisë për futbollin e Milanos. Stadiumi i ri që do të jetë shtëpia e përbashkët e Interit dhe Milanit do të mbajë emrin “Generali Stadium”, pas marrëveshjes së arritur me gjigantin italian të sigurimeve Generali.

Lajmi u bë zyrtar të enjten, më 29 tetor, gjatë prezantimit të projektit të impiantit të ri, i cili do të zëvendësojë stadiumin legjendar “San Siro”, një prej simboleve më të njohura të futbollit italian.

arrëveshja për të drejtat e emërtimit, e njohur si naming rights, raportohet të kapë vlerën e rreth 650 milionë eurove për një periudhë 20-vjeçare, duke u renditur ndër marrëveshjet më të mëdha të këtij lloji në sportin botëror.

Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 71 500 spektatorësh dhe është projektuar nga studiot e njohura të arkitekturës Foster + Partners dhe MANICA. Projekti synon të ndërthurë arkitekturën moderne me atmosferën karakteristike të tribunave të “San Siros”.

Sipas planit të prezantuar nga dy klubet, impianti i ri pritet të jetë gati për sezonin 2031–2032, ndërsa punimet parashikohet të nisin në vitin 2028.

Kështu, Interi dhe Milani po përgatiten për një kapitull të ri në historinë e tyre, duke lënë pas gradualisht një stadium që për dekada ka qenë dëshmitar i ndeshjeve historike, rivalitetit të zjarrtë dhe emocioneve të miliona tifozëve.

Hiqet kabina nga oborri i shkollës në Tetovë! Policia heton dyshimet për konsumim të drogës

0

Është larguar kabina që gjendej në oborrin e shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në Tetovë, e për të cilën TV21 dje raportoi se përdorej si hapësirë për konsumimin e lëndëve narkotike. Rasti është denoncuar edhe në SPB Tetovë dhe policia është duke kryer hetime nëse kabina është thyer që persona të paidentifikuar të futeshin brenda për të konsumuar lëndë narkotike. Udhëheqësit e shkollës thanë se oborri do të rrethohet që nxënësit të mos mund të kenë qasje në vendin ku po ndërtohet pishina.


“Pas alarmimit të rastit në Televizionin 21 në oborrin e shkollës „Kirili dhe Metodi“ në një kioskë u konsumonte lëndë narkotike, kioska gjatë ditës së sotme është larguar dhe rasti, gje në orët e pasdites, është denoncuar edhe në stacionin policor në Tetovë”, Senat Zylbehari – gayetar TV21.

Messi mund të kthehet te Newell’s Old Boys? Romano zbulon planet e Messit

0

Ylli argjentinas, Lionel Messi thuhet se ka ende shumë për të ofruar te Inter Miami, edhe pse është 39 vjeç.

Sipas gazetës Sport, argjentinasi nuk ka ndërmend të ndryshojë klub ose të kërkojë një transferim së shpejti.

Raportet e kanë lidhur atë me një rikthim në Argjentinë, megjithatë Messi mbetet i lidhur me marrëveshjen e tij në Florida.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, e konfirmoi këtë, duke zbuluar se Messi as nuk po e shqyrton dhe as nuk po e peshon ndonjë ndryshim në klubin që do të përfaqësojë, qoftë në muajt e ardhshëm apo në planin afatgjatë.

Kjo i jep fund bisedave për një kalim te Newell’s Old Boys.

“Messi është i lumtur te Inter Miami, pavarësisht informacioneve të fundit që qarkullojnë rreth klubit të tij të parë në Argjentinë”, ka thënë Romano.

I sapokurorëzuar me Çmimin Princesha e Asturias për Sport për vitin 2026, Messi është plotësisht i përqendruar te Inter Miami. Romano shtoi se sulmuesi dhe familja e tij ndihen të vendosur dhe të lumtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrata aktuale e Messit është e vlefshme deri në vitin 2028 dhe ai synon ta respektojë atë dhe ta çojë deri në fund. Nuk ka bisedime me asnjë klub tjetër.

Romano gjithashtu refuzoi të përjashtonte një zgjatje përtej vitit 2028, megjithëse theksoi se është shumë herët për të vendosur. Gjithçka do të varet nga gjendja fizike e Messit.

Projektet e tij jashtë fushës po rriten gjithashtu. Messi ka themeluar Kupën Messi, një turne ndërkombëtar për të rinj që synon zbulimin e talenteve të reja. 

Rriten tarifat e koncesioneve! Arkëtimi në vitin 2025 ka tejkaluar 1,2 miliardë denarë

0

Ministria e Energjetikës po vendos rregulla më të rrepta për shfrytëzimin e pasurive minerale dhe mbikëqyrje të shtuar ndaj koncesioneve. Arkëtimi nga tarifat e koncesioneve në vitin 2025 ka arritur në 1,2 miliardë denarë, që është më shumë se dyfishi krahasuar me vitin paraprak. Ndërkohë, janë evidentuar 53 kontrata për koncesione të ndërprera, ndërsa kapacitetet inspektuese janë përforcuar me tre inspektorë të rinj.

Ministria paralajmëron edhe zgjidhje të reja ligjore, me të cilat garancitë financiare për sanimin dhe rikultivimin e minierave do të rriteshin në 100 për qind të shpenzimeve të vlerësuara. Nga ky dikaster theksojnë se çdo projekt minerar duhet t’i përmbushë kushtet ligjore dhe ekologjike dhe se vendimet do të merren ekskluzivisht në bazë të ligjit dhe në interes publik.

Sipas Entit të Statistikave prodhimi industrial në shtator është rritur për 2,4 për qind

0

Prodhimi industrial në vend gjatë muajit shtator të këtij viti shënon rritje prej 2,4 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Rritja i atribuohet kryesisht industrisë përpunuese, ku prodhimi është rritur për 4,2 për qind. Rritja më e madhe është regjistruar te produktet e tjera minerale jometalike, me 64,4 për qind, si dhe te prodhimi i pijeve, me 21,3 për qind. Në anën tjetër, rënie është shënuar në sektorin e xehetarisë dhe nxjerrjes së gurëve, si dhe në prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike. Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, prodhimi industrial shënon rritje të përgjithshme prej 0,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.