Kasami: Aktgjykimi i Speciales nuk e ndryshon të vërtetën historike! Historia nuk do të rishkruhet

0

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami ka shprehur keqardhje për vendimin e Dhomave të Specializuar për dënim ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke qe quajtur vendim të rëndë ndaj njerëzve që kanë dhënë kontribut për çlirimin e Kosovës, shkruan TV21. Kasami tha se vendimi i sotëm nuk e ndryshon të vërtetën për luftën e UÇK-së të cilën e quajti pjesën më të lavdishme të historisë kombëtare, ndërkohë që shtoi se pret që vendimi të rrëzohet në shkallën e Apelit.

Kasami tha se historia e Kosovës është histori e një populli që luftoi për liri e cila nuk do të rishkruhet.

“Shpreh keqardhje të thellë për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ky është një vendim i rëndë për katër njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës dhe që sot vazhdojnë të jenë larg familjeve të tyre.

Ky aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lufta çlirimtare në Kosovë është pjesa më e lavdishme e historisë sonë kombëtare.

Presim që Apeli ta rishqyrtojë dhe ta rrëzojë këtë vendim.

Në këto momente, mendimet e mia janë me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, me bashkëluftëtarët e tyre dhe me të gjithë ata që e përjetojnë këtë ditë me dhimbje.

Historia e Kosovës është histori e një populli që luftoi për liri.

Dhe kjo histori nuk rishkruhet”, tha Kasami.

Ahmeti për vendimin e Gjykatës Speciale: I padrejtë dhe zhgënjyes! Beteja vazhdon

0

Vendimin e Dhomave të Specializuara për dënim të ish-krerëve të UÇK-së, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e quajti të padrejtë dhe zhgënjyes ndërkohë që bëri thirrje për unitet dhe maturi që siç tha “nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë”, shkruan TV21.

Ahmeti tha se beteja vazhdon duke besuar se akuzat me të cilat ngarkohen ish-krerët e UÇK-së do të rrëzohen në Gjykatën e Apelit.

“Aktakuza i ngarkonte Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin me përgjegjësi për një sërë krimesh të pretenduara gjatë viteve 1998-1999. Besojmë se edhe këto akuza do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor, ashtu siç nuk u materializuan pretendimet e dikurshme për trafikim organesh.

Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.

Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve.

Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel”, tha Ali Ahmeti.

Mashtrim me binarë! 283 mijë euro dhe pagesa fiktive

0

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive për pastrim parash, mashtrim, falsifikim të librave afaristë dhe shmangie të tatimit. Sipas hetimit, pronari i një kompanie nga Shkupi, D.K., në vitin 2022 ka lidhur kontratë me një kompani sllovene për shitjen e binarëve hekurudhorë, në vlerë prej mbi 21 milionë denarësh.

Ai ka marrë parapagim prej 283 mijë eurosh, por nuk i ka dorëzuar binarët dhe as nuk i ka kthyer paratë. Më pas, rreth 16.7 milionë denarë janë transferuar përmes një fature fiktive për gjoja blerjen e këmbëve të pulës, ndërsa paratë kanë përfunduar në llogarinë e një personi tjetër. Policia dyshon se paratë më pas janë konvertuar në valutë, tërhequr në “cash” dhe përdorur për blerjen e një automjeti. Gjithashtu dyshohet për fshehje të transaksioneve dhe shmangie të tatimit prej rreth 1.9 milionë denarësh

Konjufca: Vendim i padrejtë dhe i pamerituar

0

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së si “të trishtueshëm”.

“Është një vendim vërtet i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të UÇK-së”, tha Konjufca pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë.

Edi Rama pas vendimit të Hagës: Marre

0

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar ashpër pas dënimeve në Hagë.

Gjithë procesin ai e përshkroi me fjalën “Marre” përmes një postimi në Facebook.

Hashim Thaçi u dënua 25 vjet, Kadri Veseli 18 vjet, Jakup Krasniqi 25 derisa Rexhep Selimi 13 vjet.

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim

0

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-drejtuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Aktgjykimi u shpall gjatë seancës ku po bëhet publik vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pas procesit gjyqësor të zhvilluar për disa vite në Hagë.

Selimi është njëri nga katër ish-krerët e UÇK-së ndaj të cilëve po shpallet aktgjykimi në këtë proces.

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim

0

Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim

0

Jakup Krasniqi është shpallur fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, vendim që u dha nga Dhomat e Specializuara në Hagë

Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte

0

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Bastisje në rrethinë të Shkupit! Gjendet drogë, armë dhe municion

0

Dy persona janë privuar nga liria në dy raste të ndara në fshatin Bërnjarcë, në rrethinën e Shkupit, gjatë kontrolleve të realizuara nga Njësiti për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup.

Sipas njoftimit të policisë, më 16 shtator 2026, rreth orës 00:20, është arrestuar D.C. (34) nga Bërnjarca. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, fara të bimës së kanabisit dhe një peshore digjitale me mbetje marihuane.

Një natë më herët, më 15 shtator, rreth orës 23:45, policia ka privuar nga liria edhe I.B. (38) nga Shkupi.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 23 fishekë, 20 fishekë gjahu, një qese me barut, tre kuti me saçma, tre kuti me material për mbushjen e fishekëve të gjahut, një kuti me kapsolla, si dhe mjete për përpunimin dhe mbushjen e fishekëve.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dy personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.