Reformat në administratë, stërngarkimi dhe politizimi i saj kanë mbizotëruar në debatin e organizuar mbi këtë temë.
Zëvendës-ministrja për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Marta Arsovska Tomovska mbrojti qëndrimin e Qeverisë se ka përparime në sferën e administratës pulbike, por ajo shprehur kritika se gjatë qeverisjeve të kaluara nuk ka pasur rezultate.
“Janë bërë reforma të caktuara në drejtim të përparimit të punës në administratën publike në përgjithësi, kur flas për administratën publike, nuk kam fjalën vetëm për të punësuarit, por edhe për proceset si dhe sistemin në përgjithësi. Mirëpo, mendojmë se janë bërë vetëm ndryshime kozmetike”, tha Marta Arsovska Tomovska
Deputetja e LSDM-së, Lidija Dimova shprehur kritika ndaj disa dukurive negative që po ndodhin në administratën e vendit. Ajo përmendi numrin e madh të administratorëve që rrijnë në shtëpi dhe marrin rroga, por kritikoi edhe vënien e administratës për qëllime politike partiake.
“Ekzistojnë disa grupe të cilët me të vërtetë duhet të frikësohen, jo nga largimet nga puna, por jeta tyre do të bëhet pak më e vështirë, siç është grupi i që marrin rrogë dhe qëndrojnë në shtëpi, pastaj kemi edhe një grup tjetër i cili konsiderohen si të punësuar në administratë por bëjnë aktivitete partiake. Nuk e dimë sa janë, domethënë spekulojmë. Këto janë dy grupet të cilët me të vërtetë duhet të brengosen“, shtoi Lidija Dimova, Kryetare e Këshillit Nacional për Integrim Evropian
Kryetari i Qendrës për trajnime evropiane, Andreja Stojkovski theksoi se në Maqedoni është rritur dyfish numri i të punësuarve në administratë. Sipas tij, me këtë është anashkaluar kriteri i Madridit, përmes së cilit kërkohet administratë të vogël efikase dhe transparente.
“Në vitin 1995, Këshilli i Evropës miratoi Kriterin e Madridit i cili thotë se shtetet gjatë procesit të bisedimeve dhe shtetet anëtare, duhet të kenë administratë të vogël, efikase dhe kompetente. Është e dukshme që Maqedonia ka gjithçka, por jo edhe administratë të vogël publike”, tha Andreja Stojkovski.
Në këtë aktivitet edhe pse ishin të ftuar nuk morën pjesë zëvendskryeministri për integrime evropiane, Fatmir Besimi dhe deputetë të partive shqiptare. Ndërkohë, deri tani nuk ka një numër të saktë zyrtar të administratës publike. Pjesëmarrësit kanë kërkuar që Qeveria që sa më parë të bëjë publike shifrën e saktë të administratës. Sipas të dhënave jozyrtare të prezantuara në këtë debat numri i administratës publike është mbi 130 mijë.
