Normat e ulta të interesit do të jenë motivim për qytetarët që ata të investojnë në bursë. Por, drejtori i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev nënvizon nevojën e rritjes së interesave bankare, që janë të ulta, me qëllim që sipas tij më pas të investohet në letrat me vlerë. Kjo sipas tij do të rezultojë edhe me rritjen e çmimit të aksioneve në bursën e vendit.
“Definitivisht investitorët me një selektim të vëmendshëm të aksioneve, që tregtohen në bursë mund të gjejnë mundësi të mirë për të investuar me paratë e tyre dhe të arrijnë kontribut më të madh përmes normave të interesit’’, tha Ivan Shteriev.
Drejtori i Kompanisë për Menaxhimin e Fondeve të Investimeve, Llaze Kamçev tha se qytetarët kërkojnë alternativa të ndryshme për të kursyer dhe se me uljen e normave të interesit ata do të mund të investojnë në bursë përmes blerjes së aksioneve.
“Vet uljet e normave të interesit i shtyn investuesit të kërkojnë mënyra alternative për mjetet e tyre, që do të thotë se, sa më i ulët të jetë interesi i të ardhurave, më e madhe është alternativa drejt instrumenteve financiare, domethënë pjesëmarrjes në fondet aksionare”, thotë Llaze Kamçev
Anita Angellovska Bezhoska, zëvendës Guvernatore në Bankën Popullore të Maqedonisë theksoi se potenciali depozitar mundëson rritje të interesit që kjo ndikon tek rritja ekonomike në vend.
“Financimi tek sektorët real që dominon te ne, ka domethënie e tij në sektorin bankar. Ndërsa burimet kryesore të financimit në sektorin bankar janë depozitat. Domethënë potenciali depozitar është vendimi kyçi i rritjes së interesit, ndërsa prej kësaj ndikohet edhe rritja ekonomike’’, theksoi Anita Angellovska Bezhoska
Pjesëmarrësit në debat vlerësuan se qytetarët tani për tani më shumë i preferojnë bankat, sepse ata në këtë mënyrë kursejnë dhe kanë benefite më të mëdha prej normave të larta të interesit. Sipas statistikave të prezantuara 40 për qind e qytetarëve kursejnë, dhe kjo vlerësohet si një investim afagjat. Këto debate u përcollën në debatin me temën “Koha për norma të ulta të interesit “ të organizuar nga Bursa e Maqedonisë dhe revista ekonomike “Ekonomi dhe Biznes”.
