Kanë mbetur edhe pak ditë deri te koha e paraparë e FIFA-s, për ndeshjet miqësore të reprezentacioneve. Kosova deri tash e ka aranzhuar një ndeshje miqësore atë me Shqipërinë, por që nuk është përcaktuar ende se me cilën datë do të zhvillohet ky takim./ 21 Media
Kosova me një apo dy ndeshje miqësore në nëntor?!(Video)
Sllagjana Taseva në "10 Minuta": Nuk do të bëhemi Bjellorusia e dytë
Të vetëdijesohemi dhe të mos lejojmë të na ndodhë skenari i Bjellorusisë – thotë Sllagjana Taseva në emisionin “10 Minuta”. Në kushte kur institucionet nuk funksionojnë dhe jeni jashtë mbrojtjes së organizatave ndërkombëtare, me atë rast, vendi mund të destabilizohet, ndërsa qytetarët nuk do të mundeshin t’i realizojnë të drejtat e tyre.
“Konsideroj se një krizë e këtillë, më së paku do të reflektohet te politikanët. Ata janë mirë të siguruar, madje edhe në kushte kur kemi institucione jofunksionale, ata nuk do të rrezikoheshin. Nuk mund të ketë hetime për veprat e tyre kriminale, kështu që ata do të jetë të sigurtë. Por, ajo që neve do të na ndodhë është dalja jashtë kufijve, me udhëtimin e qytetarëve, në atë rast, vendi plotësisht mund të izolohet”, shprehet Taseva.
Taseva tha se pa marrë parasysh se kush do të jetë ministër i punëve të brendshme në qeverinë e re kalimtare, ai është i obliguar, që në pajtim me ligjin të dorëzojë materiale deri te prokuroria dhe të marrë pjesë në hetimin lidhur me materialet e përgjuara dhe për afera të tjera.
“Besoj se një pjesë e profesionistëve nga Ministria e Punëve të Brendshme do të hyjnë në ekipin e Prokurores Speciale Publike. Nga Ministria e Punëve të Brendshme pritet që asaj t’ia dorëzojë të gjitha të dhënat që janë të domosdoshme për zbatimin e këtyre hetimeve”
Taseva shtoi se, në qoftë se nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të dilet nga kriza, ekziston mundësia që pas 10 viteve Maqedonia ta humbë rekomandimin për anëtarësim në BE.
Mustafa në RTV21: MSA – një hap më afër Evropës (Video)
Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit e cila u nënshkrua sot në Strasburg, ndërmjet Kosovës dhe BE.
“Kjo marrëveshje është moment historik që e qon Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë ekskluzive për RTV21 nga Strasburugu. Intervistën e zhvilloi gazetarja e Rtv21 Leonora Dalipi-Makolli./ 21 Media
Ekonomistët: "Kriza politike me pasoja për ekonominë e vendit"
Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov pohoi dje se kriza politike në Maqedoni ka efektet e saj edhe në sferën ekonomike dhe financiare. Sipas tij, pas një ose deri dy javësh, ky institucion do të dalë me projeksion të ri për rritjen ekonomike gjatë këtij viti. Guvernatori Bogov i bëri komentet në Forumin rajonal për për përfshirjen financiare në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
“Gjithsesi se pasiguria politike po ndikon negativisht dhe shpresoj se shumë shpejt do të tejkalohet kjo situatë, për shkak se agjentët ekonomik kanë nevojë për siguri dhe një ambient stabil të punës. Ne në prill kemi dalë me projeksionin për rritje ekonomike prej 4,1 për qind për këtë vit”, tha Dimitar Bogov
Antoni Peshev nga Oda Ekonomike e Maqedonisë theksoi se gjendja politike ndikon paksa në mënyrë dëshpruese ndaj ekonomisë. Sipas tij, komuniteti i biznesit duhet të mbajë nivelin e optimizmit me qëllim që të mund të vazhdojë rritja ekonomike.
‘’Qëllimi i Ekspozimit të plotë të komunitetit të biznesit është që të provojmë ta mbajmë nivelin e lartë të optimizmit që të mund të vazhdojë rritja ekonomike. Politizimi i stërmadh ndaj të cilit kemi qenë të ekspozuar muajve të fundit, nuk do të them ndonjë të vërtetë të madhe nëse vetëm pohoj se ndikon pak në mënyrë dëshpruese në ekonomi, por për këtë arsye vlerësojmë se në këtë moment duhet t’i japim kontributet tona maksimale për vazhdimin e trendeve pozitive, të cilat në kohën e fundit po ndodhin në disa pjesë të shoqërisë sonë’’, thotë Antoni Peshev.
Ekspertët e ekonomisë mendojnë se me uljen e tensioneve politike edhe ekonomia do të shënojë përparim.
Lidhet bashkëpunim midis Odës Ekonomike dhe Instituit ekonomik të Vjenës
Oda ekonomike e Maqedonisë promovoi anëtarët e saj të cilët kanë kapacitete prodhuese jo vetëm në vend por edhe jashtë tij. Ajo paraqiti aktivitetet e kompanive më të suksesshme të cilat do të shpërblehen në përiudhën e ardhshme nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski theksoi se Maqedonia ka kompani të cilat me të vërtetë duhet të krenohen me suksesin e tyre që kanë treguar jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Ai fton edhe kompanitë e tjera që të bashkangjiten dhe të investojnë jashtë vendit.
‘’Ne çdo herë si mentalitet nuk duam që t’i tregojmë sukseset tona dhe çdo herë turpërohemi. Unë dua ta thej këtë akull dhe të tregoj se sot mes nesh dhe bashkarisht me ne dhe publikun më të gjërë maqedonas, në kohën kur fuqishëm flitet për pjesëmarrjen e investitorëve të huaj në Maqedoni. Dua të them se Maqedonia ka kompanitë e saja të cilat ndërtojnë kompani jashtë vendit, e që krenohen për këtë; Prandaj i ftojmë edhe kompanitë tjera të bashkangjiten në këtë rrugë sepse kjo është rruga e suksesit’’, tha Branko Azeski.
Kompanitë më të suksesshme që u prezentuan në këtë promovim ishin Alkoolid, Ading, Briliant, IGM-TREJD-, Feni Industri, Brako, Renova, dhe kompania Montenegro.
Oda Ekonomike e Maqedonisë sot poashtu e zyrtarizoi bashkëpunimin me Institutin ekonomik të Vjenës, të cilin e vlersonë si njërin ndër institutet më prestigjioze në Evropë. Sipas Odës Ekonmike, përmes këtij bashkëpunimi ajo do ta ndërtojë sistemin për hulumtim, që sipas saj, deri tani ka qenë një nga dobësitë e tyre. Përveç kësaj, zyrtarët e Odës ekonomike njoftuan edhe për bashkëpunim me Institutin e kërkimeve – WIFI.
Apeli i ambasadorëve: VMRO të tregojë përkushtim, LSDM të ndërpresë publikimin e "bombave"
Diplomatët e huaj në Maqedoni janë të zhgënjyer për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos dhe të skadimit të afateve për një marrëveshje përfundimtare. Në emër të SHBA-ve, BE-së, të Britanisë së Madhe, të Gjermanisë, të Francës dhe të Italisë ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Geret, kërkoi përfundim të menjëhershëm të të gjitha çështjeve të pazgjidhura të Marrëveshjes së Përzhinos, sepse sipas tij, kjo është mënyra më e mirë që të dilet nga kriza politike.
“Të premten në mbrëmje u takuam me Gruevskin dhe shprehëm zhgënjimin tonë për mosrespektimin e afateve deri më 20 tetot nga Marrëveshja e Përzhinos lidhur me ministrat e rinj. Apelojmë deri te VMRO-DPMNE-ja që të tregojë përkushtim dhe ta implementojë marrëveshjen në mënyrë konstruktive dhe të domosdoshme me vullnet të mirë. Besojmë se zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos është mënyra më e mirë që të dilet nga kriza politike. Nga kryeministri, Gruevski, kërkojmë që ta inkurajojë ekipin e tij që të përfundojnë të gjitha çështjet e pazgjedhura nga Marrëveshja e Përzhinos dhe zbatim të menjëhershëm të saj”, tha Çarls Geret, Ambasadori i Britanisë në RM.
Ambasadori i Britanisë kërkoi nga LSDM-ja që të mos i publikojnë të ashtuquajturat “bomba” dhe ta respektojnë rolin e tyre për bisedimet konstruktive. Njëherazi, ambasadorët kërkuan prokurores speciale, Katica Janevës, t’i mundësohen të gjitha mjetet e nevojshme për punën e saj. Ai tha:
“Në qoftë se Marrëveshja nuk zbatohet, kjo do të reflektohet edhe në raportin e Komisionit evropian. Qeveritë, sidomos kreu i tyre, kanë përgjegjësi të veçantë në kohë krizash politike. Në qoftë se veprojnë menjëherë dhe duke vepruar, tregojnë se me të vërtetë kanë vullnet të mirë, bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të ndihmojë”.
Të gjitha partitë duhet që interesat e shtetit t’i vendosin në radhë të parë dhe ta konfirmojnë angazhimin e tyre për integrimet euro – atlantike të Maqedonisë dhe për parimet demokratike, porositi ambasadori Geret në emër të vendit të tij, por edhe në emër të BE-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe SHBA-së.
Kush dhe sa prona ka? VMRO dhe LSDM me kundërakuza
NJË VARG I RI AKUZASH PËR PRONAT PARTIAKE. NGA LSDM SOT AKUZUAN VMRO-DPMNE QË QYTETARËT JETOJNË NË VARFËRI DHE STANDART TË ULËT KURSE VMRO-DPMNE HARXHONË MILIONA EURO PËR SELI PARTIAKE.
ËSHTË E QARTË QË DERISA PO VIDHEJ SHTETI U PASURUA JO VETËM FAMILJA, POR EDHE PARTIA , THA SHILEGOV. KJO ËSHTË EDHE NJË ARSYE SHTESË PSE NIKOLA GRUEVSKI E SHKELI MARRËVESHJEN.
BËHET FJALË PËR GËNJESHTRA DHE MANIPULIME REAGOJNË NGA VMRO-DPMNE. ANDON ÇIBISHEV NGA VMRO-DPMNE THEKSON QË NUK KA ASGJË JO LIGJORE NË BLERJEN E PRONAVE PARTIAKE.
ÇIBISHEV PYET LSDM PËR PRONËN E TRASHËGUAR NGA LIDHJA E KOMUNISTËVE. GJË PËR TË CILËN LSDM NUK NDJENË PËRGJEGJËSI TË JAPË SHPJEGIME.
PARA DISA DITËVE LSDM DHE VMRO-DPMNE SHKËMBYEN AKUZA PËR TË NJEJTËN TEMË- VLERËN E PRONËS PARTIAKE.
Qendra Nacionale e Romëve: “Komuniteti rom ka shënuar progres"
Qendra Nacionale e Romëve sot diskutoi mbi problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti rom në Maqedoni dhe se si të përmirësohet jeta e tyre në vend. Drejtori ekzekutiv, Ashmed Elezovski falënderoi pjesëmarrjen e delegatit të Bashkimit Evropian Mauro Di Veroli dhe vendosi në pah të arriturat por edhe problemet e romëve në Maqedoni.
“Infrastruktura, hapësira e jetesës, është një prej arsyeve kryesore që një familje rome në vendin ku jeton, të mund të sigurojë apo planifikojë kushtet e jetës së familjes së saj. Sepse nuk mund të flasim për diçka tjetër nëse nuk kemi kushte për jetë” thotë Ashmet Elezovski, Drejtor ekzekutiv i QNR.
Përveç infrastrukturës, Ashmet Elezovski përmend se akoma anëtarët e komunitetit rom e kanë të vështirë gjetjen e një vendi të punës dhe për këtë arsye, sipas tij, ata e shohin largimin nga vendi si zgjidhjen e vetme.
“Punësimi është një problem, i cili jep siguri, se ajo familje ka vullnet, dhe mund t’i motivojë fëmijët për të përparuar dhe për t’u edukuar, dhe jo pas mbarimit të shkollës së mesme apo të lartë të mendojnë vetëm se si të largohen prej këtu; sepse kjo është e pranishme edhe te ne.
Mysafir në këtë debat ishte edhe Delegati i Bashkimit Evropian, Mauro Di Veroli, i cili përshëndeti përparimin e romëve gjatë viteve të kaluar, por njëkohësisht theksoi se ende mbetet shumë punë për t’u bërë, sidomos në shtetet më të mëdha.
Sinkron, 950_3769 (1:15-
“Shpresoj që të gjitha ngjarjet që janë organizuar sot do të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për problemet me të cilat ballafaqohen romët. Në Evropë, romët ende ballafaqohen me kushte të vështira për jetë, përjashtim nga jeta sociale dhe diskriminim. Edhe pse është bërë përmirësim gjatë viteve të kaluara, është i nevojshëm një përkushtim më i madh për integrimin e romëve, sidomos në shtetet më të mëdha”, tha Mauro Di Veroli, Delegat i BE-së.
Qëllimi i debatit është pasqyrimi real i problemeve të jetës së përditshme me të cilat ballafaqohet komuniteti rom në vend dhe gjetja e zgjidhjeve më të mira për ato. Ky debat u organizua me përkrahjen e nismës së romëve dhe programi i Evropës për qytetarët e Bashkimit Evropian.
"Qendra Teatrore për fëmijë" do të fillojë të punojë vetëm në gjuhën shqipe
“Qendra Teatrore për fëmijë” në Shkup së shpejti do të fillon të punojë si teatër për fëmijë vetëm në gjuhen shqipe. Dhe do të jetë nën ingerencën e komunës së Çairit, njofton drejtori i këtij institucioni kulturor Bajrush Mjaku:
“Si një prej themeluesve të kësaj qendre që vitin 2000, në këtë ambient në këtë sallë shumë shpejt do të realizohet projekti teatër për fëmijë, në gjuhen shqipe nën ingerencat e komunës se Çairit. Ku do te plotësohet një vakum dhe do të realizohet kërkesa shumë e madhe e fëmijëve nxënëseve shqiptarë të shkollave fillore do të thoja, të cilëve ju mungon teatri për fëmijë”.
Sipas drejtorit, nesër në këtë teatër në ora 19:00 do të ketë premierë të një shfaqjeje për fëmijë, që do të simbolizon edhe fillimin e punës së këtij teatri, për fëmijët shqipfolës.
Hapja e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc, mbetet premtim
Jo larg Kumanovës në një largësi prej 12 kilometrash gjendet fshati Llojan. Është një fshat shqiptar me rreth 650 shtëpi. Fshati shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë, në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë. Llojanasit merren me bujqësi dhe me blegtori. Por, një brengë e madhe për këta banorë, mbetet mos-hapja e pikës kufitare Llojan – Miratoc, për kalimin e banorëve nga të dyja anët e kufirit.
Ndërkohë ka pasur shumë premtime për hapjen e kësaj pike kufitare, kurse qytetarët e vendbanimeve kufitare detyrohen të bëjnë një rrugë të gjatë prej rreth 75 kilometrash për të arritur në Preshevë, ku mbi 80 për qind e banorëve kanë lidhje familjare, sidomos me fshatin Miratoc por dhe në Luginën e Preshevës, në përgjithësi.
“Mbyllja e vendkalimit në mes fshatit Llojan dhe Miratoc, është preokupim për banorët tanë, si andej kufirit edhe fshatit tonë. Hapja e kufirit ka qenë kërkesë primare e gjithë popullatës. Ndërsa 80 % e popullatës tonë është lidhur familjarisht me ata që jetojnë në Serbi, konkretisht me familjet shqiptare. Prej Llojanit deri në kufirin në Tabanoc, për në Preshevë është 150 km2, ndërsa nëse kalojmë këndej është 1 km e gjysmë”, tha Sokol Islami, banor i fshatit Llojan.
“Ne kemi kërkesa që ky kufi të hapet së paku edhe pse është vonë, sepse ky s’është dashur të mbyllet. Por, ky është mbyllur për shkak se popullata entike shqiptare banon andej e këndej. P.sh Serbët dhe Maqedonasit në Pelincë, e kanë kufi ilegal, ky kufi shërben si objekt manipulimi”, thotë Naser Islami, banor i fshatit Llojan.
“Këto probleme janë prej vitit 1992, çdo ditë e çdo javë e çdo muaj, na mashtrojnë se do të hapët kufiri sot e deri më sot s’ka asgjë; i kemi humbur shpresat në ato premtime që kanë dhënë deri tash. Po presim; problemet janë prezentë gjithëherë, për 3 km ne duhet të sillemi nga Kumanova deri në Preshevë”, thotë Demir Kamberi, Mësues
Sa i përket ekonomisë në Llojan, fshati dikur shquhej për minierën që kishte, me një sipërfaqe prej 10 km.2. Pas pushimit të veprimtarisë dhe tërheqjes së teknologjisë nga kjo minierë, e gjithë struktura ndërtimore si dhe i gjithë deponimi me rreth 1 milion tonelata mbetën të pa prekura nga strukturat shtetërore, duke vënë në rrezik ndotjen e tokave dhe të banorëve të fshatit.

