Ekonomistët: "Kriza politike me pasoja për ekonominë e vendit"

TË FUNDIT

Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov pohoi dje se kriza politike në Maqedoni ka efektet e saj edhe në sferën ekonomike dhe financiare. Sipas tij, pas një ose deri dy javësh, ky institucion do të dalë me projeksion të ri për rritjen ekonomike gjatë këtij viti. Guvernatori Bogov i bëri komentet në Forumin rajonal për për përfshirjen financiare në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

“Gjithsesi se pasiguria politike po ndikon negativisht dhe shpresoj se shumë shpejt do të tejkalohet kjo situatë, për shkak se agjentët ekonomik kanë nevojë për siguri dhe një ambient stabil të punës. Ne në prill kemi dalë me projeksionin për rritje ekonomike prej 4,1 për qind për këtë vit”, tha Dimitar Bogov

Antoni Peshev nga Oda Ekonomike e Maqedonisë theksoi se gjendja politike ndikon paksa në mënyrë dëshpruese ndaj ekonomisë. Sipas tij, komuniteti i biznesit duhet të mbajë nivelin e optimizmit me qëllim që të mund të vazhdojë rritja ekonomike.

‘’Qëllimi i Ekspozimit të plotë të komunitetit të biznesit është që të provojmë ta mbajmë nivelin e lartë të optimizmit që të mund të  vazhdojë rritja ekonomike. Politizimi i stërmadh ndaj të cilit kemi qenë të ekspozuar muajve të fundit, nuk do të them ndonjë të vërtetë të madhe nëse  vetëm pohoj se ndikon pak në mënyrë dëshpruese në ekonomi, por për këtë arsye vlerësojmë se në këtë moment duhet t’i japim kontributet tona maksimale për vazhdimin e trendeve pozitive, të cilat në kohën e fundit po ndodhin në disa pjesë të shoqërisë sonë’’, thotë Antoni Peshev.

Ekspertët e ekonomisë mendojnë se me uljen e tensioneve politike edhe ekonomia do të shënojë përparim.