Qendra Nacionale e Romëve: “Komuniteti rom ka shënuar progres"

TË FUNDIT

Qendra Nacionale e Romëve sot diskutoi mbi problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti rom në Maqedoni dhe se si të përmirësohet jeta e tyre në vend. Drejtori ekzekutiv, Ashmed Elezovski falënderoi pjesëmarrjen e delegatit të Bashkimit Evropian Mauro Di Veroli dhe vendosi në pah të arriturat por edhe problemet e romëve në Maqedoni.

“Infrastruktura, hapësira e jetesës, është një prej arsyeve kryesore që një familje rome në vendin ku jeton, të mund të sigurojë apo planifikojë kushtet e jetës së familjes së saj. Sepse nuk mund të flasim për diçka tjetër nëse nuk kemi kushte për jetë” thotë Ashmet Elezovski, Drejtor ekzekutiv i QNR.

Përveç infrastrukturës, Ashmet Elezovski përmend se akoma anëtarët e komunitetit rom e kanë të vështirë gjetjen e një vendi të punës dhe për këtë arsye, sipas tij, ata e shohin largimin nga vendi si zgjidhjen e vetme.
“Punësimi është një problem, i cili jep siguri, se ajo familje ka vullnet, dhe mund t’i motivojë fëmijët për të përparuar dhe për t’u edukuar, dhe jo pas mbarimit të shkollës së mesme apo të lartë të mendojnë vetëm se si të largohen prej këtu; sepse kjo është e pranishme edhe te ne.

Mysafir në këtë debat ishte edhe Delegati i Bashkimit Evropian, Mauro Di Veroli, i cili përshëndeti përparimin e romëve gjatë viteve të kaluar, por njëkohësisht theksoi se ende mbetet shumë punë për t’u bërë, sidomos në shtetet më të mëdha.

Sinkron,  950_3769 (1:15-
“Shpresoj që të gjitha ngjarjet që janë organizuar sot do të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për problemet me të cilat ballafaqohen romët. Në Evropë, romët ende ballafaqohen me kushte të vështira për jetë, përjashtim nga jeta sociale dhe diskriminim. Edhe pse është bërë përmirësim gjatë viteve të kaluara, është i nevojshëm një përkushtim më i madh për integrimin e romëve, sidomos në shtetet më të mëdha”, tha Mauro Di Veroli, Delegat i BE-së.

Qëllimi i debatit është pasqyrimi real i problemeve të jetës së përditshme me të cilat ballafaqohet komuniteti rom në vend dhe gjetja e zgjidhjeve më të mira për ato. Ky debat u organizua me përkrahjen e nismës së romëve dhe programi i Evropës për qytetarët e Bashkimit Evropian.