Të vetëdijesohemi dhe të mos lejojmë të na ndodhë skenari i Bjellorusisë – thotë Sllagjana Taseva në emisionin “10 Minuta”. Në kushte kur institucionet nuk funksionojnë dhe jeni jashtë mbrojtjes së organizatave ndërkombëtare, me atë rast, vendi mund të destabilizohet, ndërsa qytetarët nuk do të mundeshin t’i realizojnë të drejtat e tyre.
“Konsideroj se një krizë e këtillë, më së paku do të reflektohet te politikanët. Ata janë mirë të siguruar, madje edhe në kushte kur kemi institucione jofunksionale, ata nuk do të rrezikoheshin. Nuk mund të ketë hetime për veprat e tyre kriminale, kështu që ata do të jetë të sigurtë. Por, ajo që neve do të na ndodhë është dalja jashtë kufijve, me udhëtimin e qytetarëve, në atë rast, vendi plotësisht mund të izolohet”, shprehet Taseva.
Taseva tha se pa marrë parasysh se kush do të jetë ministër i punëve të brendshme në qeverinë e re kalimtare, ai është i obliguar, që në pajtim me ligjin të dorëzojë materiale deri te prokuroria dhe të marrë pjesë në hetimin lidhur me materialet e përgjuara dhe për afera të tjera.
“Besoj se një pjesë e profesionistëve nga Ministria e Punëve të Brendshme do të hyjnë në ekipin e Prokurores Speciale Publike. Nga Ministria e Punëve të Brendshme pritet që asaj t’ia dorëzojë të gjitha të dhënat që janë të domosdoshme për zbatimin e këtyre hetimeve”
Taseva shtoi se, në qoftë se nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të dilet nga kriza, ekziston mundësia që pas 10 viteve Maqedonia ta humbë rekomandimin për anëtarësim në BE.
