Oda ekonomike e Maqedonisë promovoi anëtarët e saj të cilët kanë kapacitete prodhuese jo vetëm në vend por edhe jashtë tij. Ajo paraqiti aktivitetet e kompanive më të suksesshme të cilat do të shpërblehen në përiudhën e ardhshme nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski theksoi se Maqedonia ka kompani të cilat me të vërtetë duhet të krenohen me suksesin e tyre që kanë treguar jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Ai fton edhe kompanitë e tjera që të bashkangjiten dhe të investojnë jashtë vendit.
‘’Ne çdo herë si mentalitet nuk duam që t’i tregojmë sukseset tona dhe çdo herë turpërohemi. Unë dua ta thej këtë akull dhe të tregoj se sot mes nesh dhe bashkarisht me ne dhe publikun më të gjërë maqedonas, në kohën kur fuqishëm flitet për pjesëmarrjen e investitorëve të huaj në Maqedoni. Dua të them se Maqedonia ka kompanitë e saja të cilat ndërtojnë kompani jashtë vendit, e që krenohen për këtë; Prandaj i ftojmë edhe kompanitë tjera të bashkangjiten në këtë rrugë sepse kjo është rruga e suksesit’’, tha Branko Azeski.
Kompanitë më të suksesshme që u prezentuan në këtë promovim ishin Alkoolid, Ading, Briliant, IGM-TREJD-, Feni Industri, Brako, Renova, dhe kompania Montenegro.
Oda Ekonomike e Maqedonisë sot poashtu e zyrtarizoi bashkëpunimin me Institutin ekonomik të Vjenës, të cilin e vlersonë si njërin ndër institutet më prestigjioze në Evropë. Sipas Odës Ekonmike, përmes këtij bashkëpunimi ajo do ta ndërtojë sistemin për hulumtim, që sipas saj, deri tani ka qenë një nga dobësitë e tyre. Përveç kësaj, zyrtarët e Odës ekonomike njoftuan edhe për bashkëpunim me Institutin e kërkimeve – WIFI.
