“Salloni i artistëve bashkëkohorë shqiptarë” për herë të parë në Tiranë

TË FUNDIT

Me qëllim që të promovohet puna e një grupi artistësh të rinj shqiptarë organizohet një aktivitet publik dy javor në Tiranë ku janë ftuar profesionistë ndërkombëtarë të artit që të vijnë e të njihen me veprat e artistëve shqiptarë gjatë këtij aktiviteti.

“Salloni i artistëve bashkëkohorë shqiptarë”, që organizohet për herë të parë në Shqipëri, do të zhvillohet në galerinë e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës nga data 1 deri më 9 nëntor.

Në këtë sallon do të prezantohen artistët Endri Dani, Klodian Deda, Arbër Elezi, Yllka Gjollesha, Ilir Kaso, Greta Pllana, Leonard Qylafi, Gentian Shkurti, Marina Sula, Ermela Teli, Driant Zeneli, Fani Zguro dhe Enkelejd Zonja.

Përzgjedhja e artistëve pjesëmarrës në sallon u zhvillua në Tiranë dhe u realizua nga një juri e pavarur e përbërë nga profesionistë të artit Christine Macel, kryekuratore në Qendrën Pompidou, Alicia Knock, kuratore në Qendrën Pompidou dhe artisti francez Saâdane Afif.