150 milionë njerëz ia shohin hajrin “Syzave njëdollarëshe”

0

Vlerësohet se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar se janë rreth 120 miliardë dollarë amerikanë çdo vit që humben në nivel të ardhurash për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që kanë probleme në të parë, ku shikimi i tyre është në gjendje të keqe,nga vlerësimet e tyre thuhet se janë afro150 milionë njerëz në mbarë botën që ndajnë të njëjtin fat.

Duket paradoksale për shumëkënd në botën e civilizuar, por një palë syze për shumëkënd në vende të botës së tretë ku bëhet fjalë për nivel të ardhurash fare modeste apo madje ku nuk mund të flitet fare për to, ato janë “lehtësisht” të paarritshme.

Deri më tani, qeveritë dhe organizatat e ndihmave nuk kanë ndërmarrë shumë hapa për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve. Por duket se Martin Aufmuth, sidoqoftë, e ka njohur me kohë këtë problem dhe ka gjetur si pasojë një zgjidhje shumë të thjeshtë, pa kosto.Me ekipin e tij, gjermani me prirje drejt angazhimit social, ka ndërtuar një palë syze, të cilat nuk kushtojnë më shumë se një dollar. “Syze për një dollar” njerëzit mund t’i prodhojnë atje ku ndodhen, s’ka rëndësi në shtëpi apo gjetkë, në Gjermani apo Shqipëri, në Tanzani apo Burundi, në mbarë botën le të themi.

Pasi prodhimi i tyre nuk ka nevojë për gjë tjetër veç një kutie optike dhe një freze. Kjo e fundit mund të lidhet edhe me një bateri, shpjegon Aufmuth gjatë një dokumentari për kanalin e parë televiziv publik gjerman, ARD, rreth projektit të tij. “Pasi shumë vende, në të cilat ne udhëtojmë me projektin ‘syze për një dollar’, nuk kanë rrymë elektrike.”

Syzet në fjalë janë shumë të forta. Ato mund t’i përthyesh, pa ia thyer apo këputur skeletin. Megjithëse materiali është shumë i lirë, ai nuk ndryshket.

Sipërmarrësit socialë nga nevoja kanë krijuar kësisoj edhe ekipe, që e dinë se si funksionon prodhimi i syzeve. Në dy javët e para pas nisjes së projektit, ata mundën të furnizonin plot 500 vetë me këto syze.

Projektin e bën më se të qartë se: një ide fare e thjeshtë inovative, e shoqëruar me pak angazhim social, bën të mundur që mijëra jetë njerëzore të përmirësohen me një goditje të vetme.

 

Pasaportat “e pavlefshme” të Kosovës

0

Kosova radhitet në listën e vendeve më më pak qasje përtej kufive. Në një shkrimi të botuar këtyre ditëve në CNN, janë vlerësuar  pasaportat e vendeve të cilave lejojnë të udhëtosh në më shumë shtete, dhe  pasaportat që hapin më pak “dyer”.

Pasaportat e Kosovës shërbejnë si “çelës” i 41 vendeve. Së bashku me ato të Konogos, Jemenit, Republikës Qendrore Afrikane.  Ndërkaq pas saj, radhitën Guinea, Bhutani, Burundi me 40, kurse Sudani Jugor, Ishujt Solomon, Territoret palestineze, Myanmar në 28.

Kurse banorët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë mundësi që më pasaportat e tyre të udhëtojnë në 147 vende, duke u radhitur kështu në listën e vendeve që kanë qasje në më së shumti vende. Menjëherë pas tyre është Franca, Koreja Jugore, Gjermania në 145, pastaj Suedia, Italia në 144, Danimarka, Singapori, Finlanda, Japonia, Luxemburgu, Holanda në 143 si dhe Zvicra në 142 vende./21MEDIA

Ministri i Jashtëm vizitë zyrtare në Holandë

0

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar ministrin e Jashtëm të Holandës, Bert Koenders, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon si dhe shqyrtuan mundësitë për thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Thaçi, u shpreh se Kosova, tani e konsoliduar brenda dhe së jashtmi, është kthyer në faktor të paqes dhe bashkëpunimit në rajon.

“I tërë rajoni është kthyer nga e ardhmja euro-atlantike, zhvillimi dhe bashkëpunimi. Në këto momente kthese për rajonin është shumë e rëndësishme që BE-ja të mbetet e përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të tërë rajonit”, u shpreh zëvendëskryeministri Thaçi.

Për stabilitet afatgjatë të rajonit kërkohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe për këtë mbështetja e BE-së dhe e vendeve të saj, edhe përmes përvojës së tyre, janë shumë të rëndësishme për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, u tha në këtë takim.

Zëvendëskryeministri Thaçi po qëndron në Hagë të Holandës, ku po merr pjesë në konferencën për Sigurinë në Hapësirën Kibernetike.

Komedia“Lufta në kohën e dashurisë”,me rrëfime interesante

0

“Lufta në kohën e dashurisë”, është një komedi e shkruar nga dramaturgu, Jeton Neziraj dhe vjen nën regjinë e Blerta Nezirajt, sipas tyre kjo komedi është shkruar në fund të vitit 2007,ku ndërkohë ka pas disa inskenime e lexime skenike edhe jashtë Kosovës.

Në shfaqjen “Lufta në kohën e dashurisë”, katër gra të çuditshme të Kosovës rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato kanë krijuar një botë të përbashkët imagjinare, ku loja e argëtimi bëhen streha e tyre për të mbijetuar. Në shfaqje, si në përrallat me magjistarë, shpalosen me humor, stereotipe e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.

“Lufta në kohën e dashurisë”, është një komedi e shkruar nga dramaturgu, Jeton Neziraj dhe vjen nën regjinë e Blerta Nezirajt, sipas së cilës, titulli i kësaj performanceje është si një lloj loje fjalësh nga titulli kult i romanit të Markezit “Dashuria në kohën e kolerës”(transmton Kultplus).

Komedia është shkruar nga Jeton Neziraj, diku në fund të vitit 2007. Nga koha kur është shkruar ka pasur disa inskenime e lexime skenike jashtë Kosove (përfshi edhe inskenimin që iu bë vjet në Paris, nga teatri “Termos”). Megjithatë, është hera e parë që kjo komedi do të shfaqet para publikut Kosovar.

Në kastën e aktorëve të kësaj performance janë: Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkëlzen Veseli, Albulena Kryeziu dhe Molikë Maxhuni të cilët do të interpretojnë personazhe të ndryshme brenda shfaqjes. Shfaqja do të zgjatë jo më shumë se 90 minuta, ndërsa premiera e saj do të jetë më datën 5maj.

"Mbulohet" Qeveria me posterë

0

Aktivistët e tri partive opozitare sot kanë zhvilluar një aksion tjetër simbolik, ku në objektin e Qeverisë kanë vendosur poster ku protagonistë janë ministri i jashtëm Hashim Thaçi dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.

Sipas aktivistëve dostat klientelist dhe mafioz të Hashim Thaçit, përmes Hajredin Kuçit kanë mundur t’i ikin gjykimit, siç janë Ramadan Muja, Xhabir Zharku, djemtë e Adem Grabovcit, etj.

Aktivisti i Vetëvendosjes Valdrin Ahmeti tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës është bërë një vend ku përplasen klanet mafioze të pushtetit, e ku anëtari kyç me përgjegjësi në Këshillin Prokuroial të Kosovës, është ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai shtoi “ që nga vitet e pas shpalljes së pavarësisë personi kryesore përgjegjësia ka qenë Hajredin Kuçi, sepse ai është anëtar në KPK dhe i vetmi me të drejt vetoje, ai ka pasur ndikimin kryesor në KPK edhe si ministër edhe si i dërguari i Hashim Thaçit dhe klanit mafioz e klientelist” tha Ahmeti./21MEDIA

unnamed (3)

​Pele e zgjedh Messin para Ronaldos

0

Legjenda e futbollit brazilian Pele ka thurur elozhe për dy lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Ai ka thënë se në rast së do të duhet të zgjedh njëri prej dy lojtarëve, atëherë do të zgjedh argjentinasin e Barcelonës, Lionel Messin.

“Gjithmonë them se nuk mund të bëj një krahasim mes Messit dhe Ronaldo. Cristiano është një lojtar i shkëlqyer, dhe një golashënues i vërtet. Po ashtu edhe Messi shënon, por luan edhe prapa. Të dy do të ishin të rëndësishëm në skuadrën time, por nëse do të zgjidhja njërin prej tyre, ai do të ishte Messi”.

“Po rrezikohen 40 mijë vende të punës”

0

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës i është drejtuar sot Kryeministrit Mustafa, më një letër të hapur ku thuhet se po rrezikohen 40 mijë vende të punës në industrinë e përpunimit të qumështit.

Kjo industri ka 40 mijë punëtorë të cilëve po u rrezikohen vendet e punës, për shkak të se tregun po e sulmojnë shtete të ndryshme me produkte të cilësisë së dyshimtë, njofton kjo Shoqatë.

“A e dini se mbi 70 për qind të “djathrave” dhe një pjesë e “qumështit” që importohen dhe shiten në Kosovë kanë deklarim të rrejshëm ose nuk prodhohen nga qumështi?” thuhet në letrën drejtuar Kryeministrit.

Ky shqetësim sipas  tyre është pasojë e mos zbatimit të vendimit të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV) institucioni ky për sigurinë e ushqimit,  për ndalimin e një numri të madh të produkteve.

Sipas kësaj Shoqate, industria e prodhimit të qumështit po diskriminohet nga politika kosovare “Ne duhet të paguajmë – për dallim nga prodhuesit e vendeve nga të cilat importohen produktet e qumështit – doganë dhe TVSH në repromaterial si dhe një “supër akcizë” në lëndët djegëse” thuhet në letër.

Shoqatën e Qumështoreve të Kosovës, rekomandon të shfrytëzonet Tarifa e Integruar a Kosovës (TARIK) për të mbrojtur produktet vendore, të zbatohet ligji anti-damping pa asnjë hezitim, kuotizohen importet për qumësht dhe produkte të qumështit, të rregullohet importi i produkteve me prejardhje bimore, të mirrën masat kundër balansuese ndaj produkteve të subvencionuara, si dhe të lirohen repromaterialet dhe lëndën djegëse nga taksat e importit.

Si dhe në fund kjo shoqatë fton Kryeministrin Mustafa  për të biseduar që të gjenden zgjidhjet për  këtë sektor. “Ju mund të ruani 40 mijë vende pune dhe të krijoni edhe 20 mijë të tjera!” thuhet në letrën e hapur. /21MEDIA

Gjakovë: Zhduket pa gjurmë 22 vjeqari Zija Nuka

0

Përfaqësues të Komunitetit Egjiptian ,Komuna e Gjakovës informojnë se Zija Nuka (22 vjeçar) pjesëtar i komunitetit Egjiptian nga Lagja Ali Ibra (Kolonia) shtë zhdukur pa gjurmë që nga data 13.04.2015.

Sipas tyre i riu 22 vjeqar është parë së fundi afër qendrës së komunitetit në të njejten lagje,thuhet në një komunikatë për media.

Policia e Kosovës, regjioni i Gjakovës ka filluar me hetimet rreth rastit dhe është në kërkim të riut .
Përfaqësues të Komunitetit Egjiptian i bëjnë thirrje të gjitha atyre që kanë mundësi të e takojnë apo që kanë ndonjë informatë të bashkpunojnë me policinë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë./21 Media/

Lulzim Guhelli në krye të UAFK, Çelaj e Sheremeti dorëhiqen

0

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Unionit të Artistëve të Filmit (UAFK),kryetari Lirak Çelaj dhe sekretari (anëtar i kryesisë) Kushtrim Sheremeti, për shkak të angazhimeve të tyre në postet e tyre politike të emëruar ditë më parë, dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre në këtë union por që vazhdojnë të jenë anëtarë të rregullt në UAFK.

Në po këtë mbledhje kuvendi i UAFK-së bëri zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë së re si vijon: kryetar Lulzim Guhelli, anëtarë të kryesisë Luan Kryeziu, Hazir Haziri, Kastriot Abdyli dhe Selatin Ademi.

Kjo kryesi do të ketë mandatin 4 vjeçar.

Kush janë gratë që duan të bëhën kryetare në Shqipëri

0

12 nga kandidaturat e mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjet e 21 qershorit, janë gra. 10 prej tyre do të garojnë nën siglën e mazhorancës dhe vetëm 2 nën atë të opozitës. Opozita, kandidatet e saj femra i ka në dy bashki kryesore, Durrësin e Shkodrën. Në qytetin verior do të kandidojë Voltana Ademi. Deputetja e Partisë Demokratike, ish –nënkryetare e kësaj bashkie dhe ish –prefekte e qarkut të Shkodrës, do të ketë përballë një tjetër grua. Keti Bazhdardi do të kandidojë për Partinë Socialiste. E ardhur nga shtresa e ish –të përndjekurve ajo do të kërkojë gjithashtu votën e qytetarëve të Shkodrës për të administruar punët e qytetit. Cilado qoftë fituesja, kjo bashki do të ketë në krye të saj një grua.

Në Durrës, opozita kandidoi Grida Dumën. Ajo do të kërkojë të “thyejë” Vangjush Dakon që garon për një mandat të tretë.

Të gjitha kandidatet e tjera janë të së majtës. Në Gjirokastër, nën siglën e mazhorancës do të jetë kandidatja e LSI –së, Zamira Rami.

Po për LSI, Diana Mile kandidon në Pogradec dhe Miranda Rira në Prrenjas.

Në Mat, e majta kandidon Adelina Faricin, në Roskovec Majlinda Bufin, në Klos Valbona Kolën, në Sarandë Floriana Kokën, në Patos Rajmonda Balilin.

Mimoza Arapi kandidon për llogari të PDIU –së, sërish nën siglën e mazhorancës.