BE – Serbisë: Ngadalë mos u ngut

0

Pas zhurmës së krijuar për vizitën e ministrit të jashtëm Hashim Thaçi në Serbi, dhe kërcënimeve të Serbisë që do ta arrestonin atë, reagon Bashkimi Evropian.

“Gjatë dialogut për normalizim të marrëdhënieve janë darkorduar edhe proceduarat e vizitave të ndërsjella të zyrtarëve serbë dhe kosovarë, e cila parasheh që gjithçka të zgjidhet përmes oficerëve për lidhje”, ka thënë Maja Kocijançiq për gazetarët sot në Bruksel, raportojnë mediat e huaja.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së ka theksuar se BE-ja pret që këto procedura të respektohen edhe në këtë rast./ 21MEDIA

Limaj: Dy kryeministrat po frikësohen nga qytetarët (Video)

0

Përfaqësues të tri partive opozitare në një takim të mbajtur në selinë e Nismës për Kosovën kanë dënuar gjuhën e siç i quajnë ata “dy kryeministrave” Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.Opozitarët thanë se gjuha e tyre e përdorur këtyre ditëve tregon se Mustafa dhe Thaçi po i frikësohen zërit të qytetarëve të cilët po kërkojnë ndryshimet dhe ç’kapjen e shtetit.

Fatmir Limaj (Video)

 

Visar Ymeri (Video)

Ahmet Isufi (Video)

 

Benzema e humbet ndeshjen ndaj Malagas

0

Sulmuesi francez Karim Benzema pritet të mungojë në ndeshjen që Real Madrid e zhvillon të shtunën në “Santiago Benabeu” kundër skuadrës së Malagas, e cila fillon në orën 20:00.

Sulmuesi Karim Benzema, i cili pati një paraqitje të mirë në Champions ndaj Atletico Madridit është lënduar në stërvitje dhe do ta humb ndeshjen e radhës në La Liga.

Megjithatë duket se nuk do të ketë asnjë rrezik që Benzema të luaj në ndeshjen kthyese në Champion League kundër Atletico Madridit, ku Reali kërkon kualifikimin në gjysmëfinale të Champione League.

Për një Kosovë punëtore!

0

Anëtarët e Komisionit parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media votuan sot që t’i ipet fund praktikës që fesat që bien në ditët e vikendit të transferohen si ditë pushimi gjatë ditës së parë të fillimit të punës. Ata propozuan që të ndryshohet ligji aktual dhe të mos bartet pushimi kur bie në vikend.

Gjatë diskutimit po ashtu u theksua se ka shumë festa në kalendarin zyrtare, të cilat sipas anëtarëve të komisionit nuk duhet të mbahen si ditë pushimi. Si të tilla u cilësuan 1 Maji, Dita e Punëtorëve, dhe 9 Maji, Dita e Evropës që u propozuan të mos mbahen si ditë pushimi më.

Aktualisht në Kosovë kremtohen 11 festa zyrtare me 12 ditë pushimi në vit dhe tetë festa tjera në kategorinë e “ditëve memorialë” për komunitetet që jetojnë në Kosovë./21MEDIA

Kërkohet unifikimi i arsimit mbarëshqiptar

0

Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të unifikuar arsimin në dy vendet por kërkohet që shqiptarët kudo që janë të thyejnë kufirin në fushën e arsimit.

Kështu u tha në takimin e përbashkët të dy komisioneve parlamentare për arsim, shkencë e kulturë që u zhvillua në Kosovë. Më tej u tha se marrëveshjet e arritura që nga viti 2006 e së këndejmi duhet të jenë në fokusin e këtyre komisioneve për tu monitoruar dhe vëzhguar për atë se sa po gjejnë zbatim në praktik.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë , Tekonoligji, Kulturë, Rini dhe Sport Nait Hasani, ka thënë se takimi ishte i frytshëm dhe se pret që marrëveshja e 23 marsit që është nënshkruar në Tiran nga dy qeveritë për unifikimin e arsimit në mes dy shteteve të realizohet, për çka premtoj angazhim të këtyre dy komisioneve.

Ndërsa kryetari i komisionit parlamentar për Arsim dhe Medie i Kuvendit të Shqipërisë, Genc Pollo ka thënë se duhet përcjell ndikimi që këto marrëveshje kanë në jetën e nxënësve dhe studentëve të të dyja shteteve.

Ai më tej theksoi se edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës , duhet të inkorporohen në këto marrëveshje.

E për të treguar gjendjen e arsimit në luginë, ishte ftuar kryetari i Preshevës, Jonuz Musliu, i cili ka njoftuar anëtarët e të dyja komisioneve parlamentare, lidhur me gjendjen e renduar të arsimit në këtë vend, për çka tha se që nga viti 1974 planprogramet dhe librat shkollor nuk janë rifreskuar.

Musliu ndër të tjera kërkoi angazhim më të shtuar të të dyja vendeve për shqiptarët e kësaj pjese.

Ndryshe komisioni parlamentar për Arsim dhe Medie i Shqipërisë, në këtë vizitë zyrtare që po i bën Kosovës, gjatë ditës pritet të ketë edhe aktivitete të tjera.

Pirlo: Nëse e mundim Lazion e fitojmë titullin

0

Skuadra e Juventusit të shtunën në kuadër të Seria A do të luajë kundër Lazios në orën 20:45, në Torino.

Mesfushori Andrea Pirlo e ka vlerësuar si të vështirë ndeshjen ndaj ekipit ku luajnë shqiptarët Strakosha, Berisha dhe Cana.

Sipas mesfushorit italian nëse Juventusi e mposhtë Lazion, atëherë do ta fitojë titullin.

“Nëse fitojmë ndeshjen ndaj Lazios, atëherë mund të festojmë titullin. Kjo pritet të jetë një ndeshje thelbësore, sepse përballë e kemi skuadrën më të fortë në kampionat”, tha Pirlo.

"Greqia mbetet në eurozonë"

0

Ministri grek i Financave, Janis Varufakis, deklaroi se vendi i tij është i vendosur në synimin që të mbetet në Eurozonë dhe se Qeveria në Athinë po refuzon shqyrtimin e mundësisë që të del nga zona e valutës së përbashkët.
I pyetur gjatë një forumi në Uashington se çfarë po bën Greqia në negociatat me kreditorët, për të shmangur daljen e saj nga eurozona, Varufakis tha se qeveria greke po refuzon që të shqyrtojë këtë mundësi.
Ai shtoi se loja me daljen e Greqisë nga eurozona është një gjë anti-evropiane dhe tha se përgjigjja e vetme e Athinës është përgjijja e arsyeshme pro-evropiane dhe se po bëhen përpjekje të skajshme për të arritur një marrëveshje të ndershme./21 Media/

Tmerr në Mesdhe

0

Një tjetër episod tmerri në ujërat e Mesdheut ka pasur sërish për protagonistë dhjetëra klandestinë nga Afrika, udhëtarë të pafat në njërën prej anijeve me imigrantë, që nuk reshtin së vërshuari drejt brigjeve të Evropës.
Roja bregdetare e Italisë arriti të shpëtojë anijen e mbetur në mes të detit, por me t’u afruar, shpëtimtarët u bënë dëshmitarë të një skene të llahtarshme: njerëz të djegur keqas, përfshirë edhe fëmijë të vegjël. Një vajzë 25-vjeçare vdiq si pasojë e plagëve të rënda, që kishte marrë si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit./21 Media/

Si ta dimë kur të dashuron një femër

0

Lidhjet shpesh bien në rutinë, afshi zbehet dhe më nuk jemi të sigurt a ekziston akoma dashuria. Ja si do të mësoni nëse ajo ju do vërtet. Çdo marrëdhënie kërkon shumë angazhim dhe respektim. Në atë mënyrë qartë do të shihni që ajo akoma ju do juve, si dhe gjërat të cilat për ju kanë rëndësi, citon tg. Këto shenja tregojnë që ajo vërtet ju dashuron.

U gatuan ushqimet e preferuara
Kur e dashura juaj ju gatuan ushqimin e preferuar, e që për këtë gjë nuk ju ka paralajmëruar, as që ju ka pyetur se çka dëshironi, kjo do të thotë që vërtet ju përkushton vëmendjen dhe që vërtet ju dëgjon dhe ju respekton.

Ju bën komplimente
Çdokush dëshiron të marrë komplimente, gjë që njerëzit në lidhjet dhe martesat e gjata shpeshherë i harrojnë. Andaj, nëse ju bën komplimente edhe pas periudhës së gjatë bashkë, kjo do të thotë që vërtet ju dashuron dhe nuk pushon t’u inspirojë.

Ju nxit që t’i përkushtoheni vetes
Nëse ju nxit që t’i përkushtoheni vetes, do të thotë që është ajo personi i vërtetë për ju, sepse ju përkrah në atë që ju keni nevojë, e jo në atë që ajo ka nevojë.

Ju pyet për këshilla
Nëse vazhdimisht ju pyet për këshilla, do të thotë që respekton mendimin tuaj dhe që qëndrimet tuaja i janë të rëndësishme në jetë, gjë që kjo është e pandryshueshme. Është mirë kur dini që keni dikë që ju mbështet.

Kënaqet me gjëra të vogla
Secili nga ju dëshiron të dijë që atë që e bëjmë të vlerësohet. Prandaj, falënderimi i saj tregon edhe diçka më thellë se ajo që i keni hequr pak barrë nga lista e obligimeve të përditshme.

Gazetarja e burgosur Ismayilova merr çmimin e PEN-it amerikan

0

Gazetarja e burgosur e Azerbajxhanit, Khadija Ismayilova, njëherësh kontribuese në Radion Evropa e Lirë, ka fituar çmimin e qendrës amerikane PEN “Barbara Goldsmith Freedom To Write Award”.

Çmimi i ndahet çdo vit një shkrimtari të burgosur, i cili ndiqet penalisht për ushtrimin e së drejtës për shprehje të lirë.

Ismayilova është arrestuar dhe burgosur më 5 dhjetor të vitit 2014 nën akuzat se ka nxitur një ish-koleg të saj të bëjë përpjekje për vetëvrasje. Këto akuza më vonë janë tërhequr nga akuzuesi i saj.

Kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq, ka thënë se çmimi është një “njohje e fuqishme e punës së Khadijas”.

Kundër saj janë ngritur edhe akuza të tjera, por rasti thuhet se është i motivuar politikisht.