Ministri grek i Financave, Janis Varufakis, deklaroi se vendi i tij është i vendosur në synimin që të mbetet në Eurozonë dhe se Qeveria në Athinë po refuzon shqyrtimin e mundësisë që të del nga zona e valutës së përbashkët.
I pyetur gjatë një forumi në Uashington se çfarë po bën Greqia në negociatat me kreditorët, për të shmangur daljen e saj nga eurozona, Varufakis tha se qeveria greke po refuzon që të shqyrtojë këtë mundësi.
Ai shtoi se loja me daljen e Greqisë nga eurozona është një gjë anti-evropiane dhe tha se përgjigjja e vetme e Athinës është përgjijja e arsyeshme pro-evropiane dhe se po bëhen përpjekje të skajshme për të arritur një marrëveshje të ndershme./21 Media/
