Për një Kosovë punëtore!

TË FUNDIT

Anëtarët e Komisionit parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media votuan sot që t’i ipet fund praktikës që fesat që bien në ditët e vikendit të transferohen si ditë pushimi gjatë ditës së parë të fillimit të punës. Ata propozuan që të ndryshohet ligji aktual dhe të mos bartet pushimi kur bie në vikend.

Gjatë diskutimit po ashtu u theksua se ka shumë festa në kalendarin zyrtare, të cilat sipas anëtarëve të komisionit nuk duhet të mbahen si ditë pushimi. Si të tilla u cilësuan 1 Maji, Dita e Punëtorëve, dhe 9 Maji, Dita e Evropës që u propozuan të mos mbahen si ditë pushimi më.

Aktualisht në Kosovë kremtohen 11 festa zyrtare me 12 ditë pushimi në vit dhe tetë festa tjera në kategorinë e “ditëve memorialë” për komunitetet që jetojnë në Kosovë./21MEDIA