Rugova: Isa Mustafa favorit i padiskutueshëm për kryetar të LDK-së

0

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, beson se Isa Mustafa do të zgjidhet edhe për një mandat në krye të kësaj partie. Sipas tij, disponimi i elektoratit në terren është që Mustafa të udhëheq LDK-në edhe për katër vjet.

“Pres që ai ta shpall kandidaturën, dhe sa po e shoh unë në bazë të atmosferës dhe në bazë të zgjedhjeve në fazën e nëndegëve, besoj që Isa Mustafa do të jetë i përkrahur bindshëm për kryetar të LDK-së”, ka thënë nënkryetari Rugova për Orainfo.

Rugova nuk sheh rrezik nga ndonjë kandidaturë e mundshme nga të pakënaqurit e LDK-së. “Nuk shoh kandidatë me të favorshme për kryetar të LDK-së sesa Isa Mustafa dhe është mirë që ai të jetë kryetar edhe për katër vjet dhe unë e mbështes atë”, ka thënë Rugova.

LDK është në fazën finale të procesit zgjedhor. Në fund të muajit maj, do të mbahet Kuvendi zgjedhor në të cilën pritet të zgjedhjet edhe kryetari i ri.

Deri me tani, të paktën zyrtarisht asnjë anëtarë i LDK-së nuk shpallur kandidaturën e tij për të parin e kësaj partie.

Ndërsa kohëve të fundit janë shtuar pakënaqësitë në disa degë të LDK-së në Prishtinë, Podujevë dhe Gjakovë.

Jahjaga: Nesër protestoni qetë dhe pa dhunë

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka folur edhe njëherë për protestën e paralajmëruar për nesër.
Ajo në një deklarim për RTK-në ka thënë se protesta është e drejtë e pa kontestuar e secilës shoqëri,dhe mbi të gjitha ajo ka bërë apel te protestuesit që të protestojnë në mënyrë të qetë,dhe pa dhunë./kp/

Vazhdojnë investimet për zhvillimin e Sistemit të Transmisionit

0

Të premten është vënë gurthemeli me rastin e nisjes së implementimit të projekteve në kuadër të “Programit IV dhe V” për zhvillimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë.
Gurthemelin e kanë vënë ministri për Zhvillim Ekonomik i Republikës së Kosovës, Blerand Stavileci, Ambasadorja e RF të Gjermanisë, Angelika Viets, zv.drejtori për bashkëpunim nga Zyra e BE në Kosovë, Libor Chlad, Drejtori për EJL dhe Turqi në KfË, Christoph Tiskens dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Naim Bejtullahu.

Më konkretisht, në Nënstacionin Ferizaj 2 do të instalohet Autotransformatori i dytë ATR2, me kapacitet transformues prej 300 MVA (megavolt amper) si dhe instalimi i pajisjeve të tensionit të lartë për fushat transformatorike 400 kV dhe 110 kV.

Zbatimi i këtij projekti do të ndikoj në:

• plotësimin e kriterit të sigurisë N-1 i cili përbën një nga parakushtet kryesore teknike për anëtarësim në ENTSO-E (Rrjeti i OST-ve Evropiane për energji elektrike/European Netëork Transmission System Operators-Electricity).

• ngritjen e kapacitetit të përgjithshëm transformues të rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës për 300 MVA

• rritjen e rrjedhave të fuqisë nga niveli 400 kV në atë 110 kV në NS Ferizaj 2, duke shkarkuar ndjeshëm ngarkesën në auto-transformatorët e NS Kosova A dhe NS Prishtina 4

• ngritja e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit

Ky projekt është pjesë e Projektit “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit, Programi IV dhe V i Sektorit” i cili parasheh implementimin e 10 projekteve që mundësohen përmes kredisë komerciale afatgjate që KOSTT sh.a e ka siguruar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfË) me kushte kredituese të buta në vlerë prej € 23,5 milion nga e cila € 15,5 milion me periudhë kthyese prej 15 viteve dhe €8 milion me periudhë kthyese prej 40 viteve, si dhe financimin shtesë në formë granti nga Komisioni Evropian në vlerë prej € 7.35 milion përmes programit IPA.

De Biasi pret vendim pozitiv për Shqipërinë

0

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pas dëshmisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, ka thënë se pret një vendim pozitiv për kuqezinjtë për ndeshjen që u zhvillua në Beograd ndaj Serbisë më 14 tetor të vitit të kaluar.

Menjëherë pas dëshmisë, trajneri i kuqezinjve, De Biasi ka komentuar në rrjetet sociale.

“Në orën 11:25 nisa dëshminë time përpara KAS-it të Lozanës dhe pas thuajse një orë e përfundova atë. Tani të presim me besim”, shkruan ai.

MTI premton se do të certifikojë këtë vit guidat turistike

0

Promovimi i trashëgimisë kulturore do të ndikonte në rritjen e turizmit dhe promovimit të kulturës së Kosovës. Kështu u tha në një konferencë me temë “Trashëgimia kulturore si atraksioni më i ri turistik-Ekoturizmi”, organizuar nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në kuadër të fushatës për gjuhë, art dhe kulturë.

Dafina Zherka nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ka thënë se kjo qendër ka filluar një fushate dy mujore e cila është fokusuar në gjuhë, kulturë dhe art, me qëllim të promovimit të kulturës nëpërmjet turizmit.

“Promovimi i turizmit kulturor mund të gërshetojë elementet që përmbajnë trashëgimi kulturore, duke synuar që përmes turizmit të promovohet edhe kultura e Kosovës”, ka thënë Zherka.

Virtyt Gacaferi, gazetar dhe aktivist nga shoqëria civile që kohëve të fundit po merret edhe me promovimin e ekoturizmit, ka thënë se përparësi për një turizëm është vet mikpritja e shqiptarëve.
Më të vlefshmen që e kemi si Kosovë është oferta që dikush të jetë mysafir në vendin tonë ose mysafir në shtëpinë tonë dhe kjo është unike te shqiptarët
“Mysafiri në jetën e shqiptarit përfaqëson një kategori etike supreme më të rëndësishme se sa një person i gjakut“, ka thënë ai.

Udhëheqësi i divizionit të turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Hysen Sogojeva ka thënë ai ata që janë të certifikuar për guida nga organizata të ndryshme do të licencohen gjatë këtij viti.
“Në qershor do të bëjmë përpjekje për të specifikuar ligjin sa i përket guidave dhe në momentin që kalon kjo pjesë të gjitha ata që janë të certifikuar nga organizatave tjera ne do t’i pranojmë, janë diku 61”, ka thënë ai.
Ndryshe, u tha se duhet të ketë angazhim më të shtuar në promovimin e turizmit.

Ivanovic ndryshon deklaratën, i bënë favor Shqipërisë

0

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic, i ka bërë pa dashje një favor të madh Shqipërisë me dëshminë e tij tepër kontradiktore para panelit të Gjykatë së Arbitrazhit Sportiv.
Burime të besueshme nga Lozana thanë ekskluzivisht për ‘Sportal.al’, se Ivanovic ishte krejtësisht i paqartë dhe i pabesueshëm në përgjigjet e tij në lidhje me situatën e pazakontë në Beograd gjatë ndeshjes –Serbi-Shqipëri, më 14 tetor 2014.

Në fillim, Ivanovic tregoi se ishte njoftuar nga gjyqtari anglez Martin Atkninson se “vetëm pasi të ketë një garanci nga njerëzit e sigurisë do të vendosë të rinisë loja”. Këtë dëshmi ai e kishte shkruar në dëshminë e tij më parë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mëpasshme të panelit të CAS-it, mbrojtësi 31-vjeçar i Chelsea-s nxori në version të ri se “gjyqtari kishte dalë deri te tuneli bashkë me skuadrën e Serbisë”.Transmeton telegrafi
Sipas avokatëve tanë, ky ishte një plus për ne, pasi në asnjë dëshmi të gjyqtarit – i cili ka qëndruar gjithnjë në dhomat e zhveshjes – por edhe të vetë të kapitenit të Serbisë nuk ishte thënë më parë.

Ivanovic ishte tejet konfuz në përgjigjet dhe argumentet e tij, aq sa vendosi në vështirësi edhe vetë avokatët e kontraktuar nga pala serbe. Edhe avokati serb bëri një figurë të keqe. Me një moshe të madhe, për me tepër me një anglishte të varfër.

Duket se Serbia kishte zgjedhur njeriun e gabuar, edhe për faktin që , në asnjë rast nuk tha gjë pa lexuar letrën që kish përgatitur. Me një lexim aspak të rrjedhshëm dhe tepër të paqartë, e vendosi atë në një situatë të keqe.

Merkel e hidhëruar në Ciprasin

0

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është e hidhëruar në Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, për shkak të planeve të Greqisë që të lidhë kontrata të reja në fushën e shit-blerjes së armatimit, si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe me Rusinë, përkundër faktit se Greqia rrezikon të falimentojë, shkruan gazeta Bild.
Sipas Bildit, Merkel gjatë vizitës së Ciprasit në Berlin, ka biseduar me të edhe për buxhetin ushtarak të Greqisë.
Sipas disa pjesëmarrësve në takim, si Merkel, ashtu edhe Cipras atëbotë u pajtuan se shpenzimet për armatimin e Greqisë do të duhej të ishin më të vogla dhe se prioritet duhet të kenë shpenzimet në fushën e mirëqenies sociale.
Një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë nuk pranoi të komentojë këtë shkrim të gazetës Bild.21 Media

Kadaj-Bujupi: AAK nuk do të votoj Gjykatën Speciale

0

Donika Kadaj-Bujupi, deputete nga radhët e AAK-së pas konferencës së përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën tha se gjatë takimit diskutuan për themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.
Kadaj-Bujupi tha se e ka njoftuar presidenten me qëndrimin zyrtar të AAK-së, i cili sipas saj është kundër themelimit të kësaj gjykate, transmeton Indeksonline.
“Njoftuam presidenten me qëndrimin tonë kundër themelimit të kësaj gjykatë si grup parlamentar”, tha Kadaj-Bujupi.
Kadaj-Bujupi konfirmoi se AAK do të votoj kundër Gjykatës Speciale kur çështja e saj të procedohet në Kuvendin e Kosovës.
“Grupi parlamentar i AAK-së eshtë kundër kësaj gjykate, dhe si rrjedhojë nuk do të votojë për themelimin e kësaj gjykate në Kuvend”, shtoi ajo.

​Gati drafti final për procesin e njohjes të viktimave të dhunimit

0

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës zhvilloi takimin për hartimin dhe finalizimin e akteve nënligjore të nevojshme për procesin e njohjes dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, që udhëhiqet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore në Zyrën e Kryeministrit dhe UNWOMEN, nga data 15 deri me 17 prill 2015 ka mbajtur punëtorinë tre ditore të Grupit Punues Qeveritar për hartimin dhe finalizimin e akteve nënligjore të nevojshme për procesin e njohjes dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Këto akte dalin si obligim i përcaktuar nga Ligji për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës, Viktimave Civile dhe Familjarëve të tyre. Kjo punëtori u mundësua nga UNWOMEN.

Pjesëmarrës në punëtori, ishin anëtarët e Grupit Punues Qeveritar, përfaqësues të Zyrës së Presidentes dhe të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji, si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare të cilat ofrojnë shërbime profesionale për këtë kategori të viktimave civile të luftës si dhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare.

Gjatë kësaj punëtorie u përgatit drafti final i projektrregullores për procesin e njohjes dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës si dhe formularët për aplikim të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Me këtë rregullore do të mundësohet që të funksionalizohet procesi i njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

U theksua nevoja që ky proces të vazhdojë me konsultime me të gjera publike në mënyrë që procesi i zbatimit të jetë më i afërt dhe të përgatiten udhëzuesit e nevojshëm në mënyrë që procesi i aplikimit dhe zbatimit të jetë sa më dinjitoz.

​Obama dhe Varufaqis takim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë

0

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ministri grek i Financave, Janis Varufaqis zhvilluan një takim të shkurtër dje në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë në kuadër të një ceremonie në kujtim të pavarësisë greke 1830, theksoi një zyrtar amerikan.

Ky zyrtar, i cili u shpreh nën kushtet e anonimatit, nuk dha asnjë detaj tjetër lidhur me këtë takim të rrufeshëm gjatë ceremonisë që nuk ishte e hapur për shtypin.
Zëdhënësi i Obamës, Josh Earnest, kishte nënvizuar dje se një takim zyrtar mes dy krerëve nuk ishte parashikuar.

Duke përmendur një shtrëngim të mundshëm duarsh, ai ironizoi mbi njoftimet e bëra nga Athina lidhur me këtë çështje. “Në kuadër të artikujve të këtyre ditëve të fundit, nëse diçka si kjo ndodh, jam i sigurt se ministri grek i Financave do t’iu informojë”, shtoi ai.

Ministria greke e Financave kishte njoftuar të martën se Varufakis do të zhvillonte një takim privat me presidentin amerikan.

Varufaqis, i pranishëm në Uashington me rastin e takimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore, shfaqi vullnetin e qeverisë për të kryer sa më mirë reformat e kërkuara nga kreditorët me qëllim që ata të zhbllokojnë këstin e ndihmës prej 7,2 milliardë eurosh.