KOSOVA SHPRESON TË PËRFAQËSOHET NË OLIMPIADË ME 25 SPORTISTË

0

Lojërat Olimpike evropiane po afrojnë dhe është koha për t’i bërë llogaritë. Pas dy muajsh, për herë të parë në histori do të mbahet ky eveniment në ‘Baku’ , ndërsa aty do të marrin pjesë edhe sportistët kosovarë. Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KOK), Besim Hasani, tregon se pjesëmarrjen për “Baku 2015” deri tash e kanë siguruar 14 sportistë, ndërsa pret që deri në fillimin e këtij kompeticioni, kontingjenti i Kosovës t’i përmbajë rreth 25 sportistë.

“Për momentin, kualifikimin e ka siguruar një shenjëtare, një karateist dhe katër xhudistë. Gjithashtu, edhe tetë sportistë kanë marrë ftesa për të shkuar në Baku. Pra, për momentin janë 14 sportistë që sigurt do të marrin pjesë në Lojërat evropiane”, tregon Hasani për “Zërin”.
Ai shprehet optimist se rrugën e tyre do ta ndjekin edhe 9-10 sportistë të tjerë. “Ka edhe sportistë tjerë që mund ta sigurojnë pjesëmarrjen në ‘Baku 2015’ përmes kualifikimeve, por edhe me anë të ftesave. Pra, në fund, në Olimpiadë mund të marrim pjesë me 24-25 sportistë”, vazhdoi kreu i sportit kosovarë.
Kjo do të jetë hera e parë që sportistët kosovarë do të marrin pjesë në një kompeticion aq të rëndësishëm si Lojërat Evropiane. Kjo iu mundësua sportistëve tanë falë pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në dhjetor të vitit të kaluar.

TREPÇA ’89 TRIUMFON NË DERBIN E MITROVICËS, FITOJNË BESA E VËLLAZNIMI

0

Trepça ’89 ka triumfuar në derbin e Mitrovicës, duke e mundur Trepçën, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 22-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

“Minatorët” janë treguar ekip më i mirë së “xehetarët”, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për majat e tabelës.

Pas 10-të minutave lojë, Blerand Kurtishaj zhbllokoi rezultatin, duke sjell Trepçë ’89 në epërsi prej 1-0. Ndërkohë, Ibrahim Peci në minutën e 35-të, dyfishoi epërsinë në 2-0, kurse rezultatin në 3-1, e ngriti Lushtaku në minutën e 78’, ndërsa, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Denis Krasniqi.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 ngjitët në pozitën e katërt më 34 pikë, derisa Trepça mbetet në fund e tabelës me vetëm 15 pikë të tubuara.

S’ndalët Besa

Besa e Pejës ka vazhduar serinë e fitoreve. Pejanët kanë mundur skuadrën fqinje, Istogun, me rezultat 2-1. Mark Milicaj në minutën e 24-të ndëshkoi ish skuadrën e tij, duke e kaluar Besën në avantazh prej 1-0, mirëpo, Besnik Krasniqi në minutën e 51-të barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia, kurse për fitoren e skuadrës së Arbnor Morinës u përkujdes Qëndrim Dautaj duke shënuar golin e dytë dhe të fitores për Besën, e cila tani ngjitet në kuotën e 38 pikë, aq sa edhe Prishtina në pozitën e dytë, kurse Istogu zë vendin e tetë më 26 pikë.

Vëllaznimi fundos Ferizajn

Pikë tejet të rëndësishme ka arkëtuar edhe Vëllaznimi që në shtëpinë e saj mundi Ferizajn, me rezultat 2-0. Yll Myrta në minutën e 35-të dhe Drilon Nuza në minutën e 71-të shënuan për fitoren e gjakovarëve.

Vëllaznimi pas kësaj fitore tani është më e qetë pasi ngritët në kuotën e 26 pikë, aq sa ka edhe Istogu në pozitën e tetë, kurse Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit më vetëm 17 pikë.

Heshtin rrjetat në “Ferki Aliu”

Ndërkohë, përballja mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Drenicës, është mbyllur pa gola.

Ndonëse, rastet nuk munguan në këtë takim, megjithatë, rrjetat heshtën në “Ferki Aliu”./kosovapress/

Raiffesien Superliga / Java e 22-të

Rezultatet

Besa-Istogu 2-1

Trepça ’89-Trepça 3-1

Vëllaznimi-Ferizaj 2-0

Kosova (V)-Drenica 0-0

Dje

Ferronikeli-Drita 1-0

Prishtina-Hajvalia 0-2

Tabela

1.Ferronikeli 44

2.Prishtina 38

3.Besa 38

4.Hajvalia 35

5.Trepça ’89 34

6.Kosova (V) 33

7.Drenica 29

8.Istogu 26

9.Vëllaznimi 26

10.Drita 22

11.Ferizaj 17

12.Trepça 15

ARSENAL DREJT REKORDIT TË 2004

0

Skuadra e Arsen Wengerit është duke shkëlqyer në vitin 2015 dhe përveç që ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, është futur edhe në garë për titullin e Premier Leagues.

Goli i Ramseyt në fitoren kundër Burnleyt me rezultat minimal 1-0, kishte rëndësi të madhe për Arsenalin, pasi kjo ishte fitorja e 8-të me radhë në Premier League.

Një gjë të tillë Arsenali e kishte bërë vetëm në sezonin 2003-04, atëherë kur ishin të pamposhtur gjatë tërë sezonit.

Nëse Arsenal shënon fitore edhe në ndeshjen e ardhshme, atëherë ky do të ishte një rekord i ri për skuadrën londineze.

BANKA BOTËRORE I JEP SHQIPËRISË EDHE 265.9 MILIONË EURO

0

​Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore aprovoi dy projekte për Shqipërinë me një shumë totale prej 265.9 milionë eurosh.

Garancia e bazuar në Politikat për Financat Publike prej 200 milionë eurosh dhe projekti për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore bazuar në rezultate prej 65.9 milionë eurosh.
Garancia e bazuar në Politikat për Financat Publike, në mbështetje të një huaje komerciale, është e dyta në serinë e projekteve që financojnë politika programatike të zhvillimit. Sipas një njoftimit të Bankës Botërore, ky projekt mbështet forcimin e menaxhimit të financave publike për të trajtuar çështje të detyrimeve financiare dhe taksave, reformave në fushën e pensioneve dhe energjisë me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale.

DOGANA: MBLEDHJA E TAKSAVE KA SHËNUAR RRITJE

0

Dogana e Kosovës ka publikuar sot performancën e tremujorit të parë të këtij viti dhe po ashtu ka publikuar edhe krahasimet me vitin e kaluar sa i përket kësaj periudhe.

Në një komunikatë për media, Dogana tregon se gjatë këtyre tre muajve ka rënie të sasisë së mallrave të importuara, derisa ka një rritje të lehtë të vlerave importuese, kurse me rëndësi të cekët se mbledhja e taksave ka shënuar rritje.“Në periudhën raportuese 2014 – 2015 për regjimin IM4 (import), pesha neto ka rënë prej 88,722,685.51 Kg apo shprehur në përqindje -12.61%. Derisa taksat e mbledhura janë rritur. Gjatë periudhës raportuese 2014 – 2015 për të gjitha regjimet e importit, taksat kanë shënuar ngritje në shumë prej 3,394,737.06 ose shprehur në përqindje 2.08%. gjatë vitit 2015 kemi mbledhjen e 166,5 milion eurove derisa vitin e kaluar kishim 163,1 milion euro”, thuhet në këtë komunikatë për media.Po ashtu në këtë performancë janë përfshirë edhe kundërvajtjet doganore, të cilat gjatë këtij viti kanë arritur në numrin prej 263. Dogana thekson se numri i kundërvajtjeve është si rezultat i kontrolleve më të mira dhe efikase, të cilat bazohen në selektimin përmes riskut.

Në aspektin e luftimit të korrupsionit në tre muajt e parë të vitit Dogana ka pasur 15 raste të dyshimta, derisa në procedura disiplinore deri tani janë 23 oficerë doganor për shkelje të natyrave të ndryshme.