Array

TREPÇA ’89 TRIUMFON NË DERBIN E MITROVICËS, FITOJNË BESA E VËLLAZNIMI

Must Read

Tentativë për vrasje!? Donald Trump-it i dërgojnë pako me helm

Një zarf që përmbante helm ricin që i ishte drejtuar Presidentit të SHBA, Donald Trump është gjetur...

Mot me diell dhe me vranësira të vogla lokale – temperatura deri 29 gradë

 Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale do të mbizotërojë sot në vend....

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...
- Advertisement -

Trepça ’89 ka triumfuar në derbin e Mitrovicës, duke e mundur Trepçën, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 22-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

“Minatorët” janë treguar ekip më i mirë së “xehetarët”, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për majat e tabelës.

- Advertisement -

Pas 10-të minutave lojë, Blerand Kurtishaj zhbllokoi rezultatin, duke sjell Trepçë ’89 në epërsi prej 1-0. Ndërkohë, Ibrahim Peci në minutën e 35-të, dyfishoi epërsinë në 2-0, kurse rezultatin në 3-1, e ngriti Lushtaku në minutën e 78’, ndërsa, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Denis Krasniqi.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 ngjitët në pozitën e katërt më 34 pikë, derisa Trepça mbetet në fund e tabelës me vetëm 15 pikë të tubuara.

- Advertisement -

S’ndalët Besa

Besa e Pejës ka vazhduar serinë e fitoreve. Pejanët kanë mundur skuadrën fqinje, Istogun, me rezultat 2-1. Mark Milicaj në minutën e 24-të ndëshkoi ish skuadrën e tij, duke e kaluar Besën në avantazh prej 1-0, mirëpo, Besnik Krasniqi në minutën e 51-të barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia, kurse për fitoren e skuadrës së Arbnor Morinës u përkujdes Qëndrim Dautaj duke shënuar golin e dytë dhe të fitores për Besën, e cila tani ngjitet në kuotën e 38 pikë, aq sa edhe Prishtina në pozitën e dytë, kurse Istogu zë vendin e tetë më 26 pikë.

- Advertisement -

Vëllaznimi fundos Ferizajn

Pikë tejet të rëndësishme ka arkëtuar edhe Vëllaznimi që në shtëpinë e saj mundi Ferizajn, me rezultat 2-0. Yll Myrta në minutën e 35-të dhe Drilon Nuza në minutën e 71-të shënuan për fitoren e gjakovarëve.

Vëllaznimi pas kësaj fitore tani është më e qetë pasi ngritët në kuotën e 26 pikë, aq sa ka edhe Istogu në pozitën e tetë, kurse Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit më vetëm 17 pikë.

Heshtin rrjetat në “Ferki Aliu”

Ndërkohë, përballja mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Drenicës, është mbyllur pa gola.

Ndonëse, rastet nuk munguan në këtë takim, megjithatë, rrjetat heshtën në “Ferki Aliu”./kosovapress/

Raiffesien Superliga / Java e 22-të

Rezultatet

Besa-Istogu 2-1

Trepça ’89-Trepça 3-1

Vëllaznimi-Ferizaj 2-0

Kosova (V)-Drenica 0-0

Dje

Ferronikeli-Drita 1-0

Prishtina-Hajvalia 0-2

Tabela

1.Ferronikeli 44

2.Prishtina 38

3.Besa 38

4.Hajvalia 35

5.Trepça ’89 34

6.Kosova (V) 33

7.Drenica 29

8.Istogu 26

9.Vëllaznimi 26

10.Drita 22

11.Ferizaj 17

12.Trepça 15

- Advertisement -

Tentativë për vrasje!? Donald Trump-it i dërgojnë pako me helm

Një zarf që përmbante helm ricin që i ishte drejtuar Presidentit të SHBA, Donald Trump është gjetur para se të mbërrinte në...

Mot me diell dhe me vranësira të vogla lokale – temperatura deri 29 gradë

 Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale do të mbizotërojë sot në vend. Do të fryjë erë e...

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -