Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është e hidhëruar në Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, për shkak të planeve të Greqisë që të lidhë kontrata të reja në fushën e shit-blerjes së armatimit, si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe me Rusinë, përkundër faktit se Greqia rrezikon të falimentojë, shkruan gazeta Bild.
Sipas Bildit, Merkel gjatë vizitës së Ciprasit në Berlin, ka biseduar me të edhe për buxhetin ushtarak të Greqisë.
Sipas disa pjesëmarrësve në takim, si Merkel, ashtu edhe Cipras atëbotë u pajtuan se shpenzimet për armatimin e Greqisë do të duhej të ishin më të vogla dhe se prioritet duhet të kenë shpenzimet në fushën e mirëqenies sociale.
Një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë nuk pranoi të komentojë këtë shkrim të gazetës Bild.21 Media
