Pas zhurmës së krijuar për vizitën e ministrit të jashtëm Hashim Thaçi në Serbi, dhe kërcënimeve të Serbisë që do ta arrestonin atë, reagon Bashkimi Evropian.
“Gjatë dialogut për normalizim të marrëdhënieve janë darkorduar edhe proceduarat e vizitave të ndërsjella të zyrtarëve serbë dhe kosovarë, e cila parasheh që gjithçka të zgjidhet përmes oficerëve për lidhje”, ka thënë Maja Kocijançiq për gazetarët sot në Bruksel, raportojnë mediat e huaja.
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së ka theksuar se BE-ja pret që këto procedura të respektohen edhe në këtë rast./ 21MEDIA
