Tmerr në Mesdhe

TË FUNDIT

Një tjetër episod tmerri në ujërat e Mesdheut ka pasur sërish për protagonistë dhjetëra klandestinë nga Afrika, udhëtarë të pafat në njërën prej anijeve me imigrantë, që nuk reshtin së vërshuari drejt brigjeve të Evropës.
Roja bregdetare e Italisë arriti të shpëtojë anijen e mbetur në mes të detit, por me t’u afruar, shpëtimtarët u bënë dëshmitarë të një skene të llahtarshme: njerëz të djegur keqas, përfshirë edhe fëmijë të vegjël. Një vajzë 25-vjeçare vdiq si pasojë e plagëve të rënda, që kishte marrë si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit./21 Media/