150 milionë njerëz ia shohin hajrin “Syzave njëdollarëshe”

TË FUNDIT

Vlerësohet se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar se janë rreth 120 miliardë dollarë amerikanë çdo vit që humben në nivel të ardhurash për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që kanë probleme në të parë, ku shikimi i tyre është në gjendje të keqe,nga vlerësimet e tyre thuhet se janë afro150 milionë njerëz në mbarë botën që ndajnë të njëjtin fat.

Duket paradoksale për shumëkënd në botën e civilizuar, por një palë syze për shumëkënd në vende të botës së tretë ku bëhet fjalë për nivel të ardhurash fare modeste apo madje ku nuk mund të flitet fare për to, ato janë “lehtësisht” të paarritshme.

Deri më tani, qeveritë dhe organizatat e ndihmave nuk kanë ndërmarrë shumë hapa për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve. Por duket se Martin Aufmuth, sidoqoftë, e ka njohur me kohë këtë problem dhe ka gjetur si pasojë një zgjidhje shumë të thjeshtë, pa kosto.Me ekipin e tij, gjermani me prirje drejt angazhimit social, ka ndërtuar një palë syze, të cilat nuk kushtojnë më shumë se një dollar. “Syze për një dollar” njerëzit mund t’i prodhojnë atje ku ndodhen, s’ka rëndësi në shtëpi apo gjetkë, në Gjermani apo Shqipëri, në Tanzani apo Burundi, në mbarë botën le të themi.

Pasi prodhimi i tyre nuk ka nevojë për gjë tjetër veç një kutie optike dhe një freze. Kjo e fundit mund të lidhet edhe me një bateri, shpjegon Aufmuth gjatë një dokumentari për kanalin e parë televiziv publik gjerman, ARD, rreth projektit të tij. “Pasi shumë vende, në të cilat ne udhëtojmë me projektin ‘syze për një dollar’, nuk kanë rrymë elektrike.”

Syzet në fjalë janë shumë të forta. Ato mund t’i përthyesh, pa ia thyer apo këputur skeletin. Megjithëse materiali është shumë i lirë, ai nuk ndryshket.

Sipërmarrësit socialë nga nevoja kanë krijuar kësisoj edhe ekipe, që e dinë se si funksionon prodhimi i syzeve. Në dy javët e para pas nisjes së projektit, ata mundën të furnizonin plot 500 vetë me këto syze.

Projektin e bën më se të qartë se: një ide fare e thjeshtë inovative, e shoqëruar me pak angazhim social, bën të mundur që mijëra jetë njerëzore të përmirësohen me një goditje të vetme.