Italia kërkon ndihmën e BE-së

0

Italia ka kërkuar ndihmë shtesë nga Bashkimi Evropian për t’u përballur me numrin e shtuar të imigrantëve, të cilët po rrezikojnë jetët e tyre në përpjekjet për të kaluar Detin Mesdhe.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, roja detare e Italisë ka shpëtuar gati dhjetë mijë persona, të cilët po përpiqeshin të arrinin brigjet italiane. Me qindra refugjatë kanë vdekur që nga fillimi i këtij viti.
Vitin e kaluar, mbi 170 mijë persona, të cilët u arratisën nga varfëria dhe konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, kanë ndërmarrë lundrimin e rrezikshëm drejtë brigjeve të Italisë./21 Media/

Sulmohet sërish Gareth Bale

0

Një muaj pasi ishte sulmuar vetura e lojtarit të Realit të Madridit, Gareth Bale, në vendin e njëjtë është sulmuar sërish, dhe kësaj radhe si duket edhe më keq, transmeton “Mirror”.

Tifozët që kanë pritur në vendin ku ishte sulmuar ai, e kanë “pritur” atë me sharje dhe ofendime, ndërsa u dëgjuan edhe fjalët “kurvë” dhe “vrapo më shumë”.

E gjithë kjo ka ndodhur pas performancës së dobët që ka treguar lojtari në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve kundër Atleticos së Madridit.

Ai ishte vlerësuar me notën pesë nga dhjetë nga gazeta sportive spanjolle “Marca”.

Opozita vendos ta bojkotojë Kuvendin

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë njoftuar se bojkotojnë vazhdimin e seancës së sotme dhe seancave të tjera për shkak të mos futjes si pikë e rendit të ditës, diskutimi për peticionin me mbi 30 mijë nënshkrime për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Gjatë seancës së Kuvendit, AAK propozoi që ky peticion të futet në rend dite por nuk morri votat e mjaftueshme nga deputetët. Ndërkohë, të tri partitë opozitare thirrën një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku njoftuan se bojkotojnë vazhdimin e seancës.

Donika Kada Bujupi, në konferencë tha që zëvendëskryeministri Thaçi, të mos kërcënojë qytetarët se protesta do të jetë e dhunshme, pasi që ata kanë thirr protestë paqësore.

Thaçi gjatë pjesës së parë të seancës iu kishte drejtuar opozitës, duke i thënë se në media opozita po del më deklarata që protesta do të jetë e paqësore ndërkohe në terr përgatisin protestë të dhunshme. /21MEDIA

​Prokuroria megjithatë po heton EULEX-in

0

Lidhur me raportin e ekspertit të pavarur, Jean-Paul Jacqué, të publikuar kohët e fundit, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron të falënderojë Jaque, për punën dhe përpjekjet e tij.

Në të njëjtën kohë ka nevojë të potencohet se raporti nuk ka marrë një qëndrim për çështjen se a ka pasur apo jo korrupsion brenda mision të EULEX-it, thuhet një komunikatë nga Prokuroria e Shtetit.

Dyshimet aktuale janë duke u hetuar nga Task-Forca e pavarur, ekip i përzier nga prokurorët dhe policët e Kosovës dhe EULEX-it. Task-Forca është duke punuar nën ombrellën e zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të informuar publikun dhe gjithashtu t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për të mbështetur më tej punën e Task-Forcës, në punën e tyre të vështirë, duke siguruar informacion në mënyrë aktive, duke iu përgjigjur kërkesave të ndryshme menjëherë, në mënyrë që të zgjidh këtë çështje në bazë të ligjit.

Bruksel: Hap i mirë ndalimi i migrimeve ilegale

0

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialogun Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore në dialogun teknik të Brukselit, ka marrë pjesë në takimin e dytë për çështjen e migrimeve ilegale në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian. Takimi është mbajtur me qëllim të vlerësimit të situatës në çështjet e migrimit ilegal në Kosovë, si dhe të masave që lidhen me parandalimin e kësaj dukurie.

Në takimin bilateral ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe përfaqësueseve të Komisionit Evropian, janë vlerësuar pozitivisht angazhimet e Qeverisë së Kosovës në ndaljen e dukurisë së migrimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së, angazhime këto që janë bërë në bashkëpunim me Komisionin Evropian, vendet që janë përballë me këto migrime dhe vendet nëpër të cilat kanë ndodhur lëvizja e qytetarëve drejt destinacioneve që kanë synuar.

Ministrja Tahiri me këtë rast ka kërkuar që të shpejtohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës për t’ju mundësuar atyre të përjetojnë lëvizjen e lirë, ndërkohë që Qeveria e Kosovës do të jetë në nivelin e duhur të përgjegjësive për të implementuar rregullat e BE-së në liberalizimin e vizave. Në vazhdim, delegacioni i Kosovës paraqiti një raport të detajuar për progresin e arritur në ndalimin efikas të dukurisë së migrimeve ilegale, duke potencuar të gjitha masat që janë marrë, që nga vetëdijesimi i qytetareve për të mos parë migrimet si zgjidhje deri te shifrat dhe faktet e procesit të kthimit të tyre, proces për të cilën Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar seriozisht.

Ministrja Tahiri edhe me këtë rast rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të shtetit lidhur me këtë proces, duke shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e migrimit ilegal.

“La Stampa”: Serbi-Shqipëri, gabim i UEFA-s

0

E përditshmja italiane “La Stampa” ka botuar një artikull për takimin e ndërprerë mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke e quajtur si ndeshjen e turpit evropian.

Autori Francesco Manassero kujton se takimi kualifikues i “Euro 2016” nuk përfundoi për shkak të trazirave të rënda në stadiumin e Beogradit dhe tani është radha e CAS-it të gjykojë ankimet për dënimet e marra nga komisionet e UEFA-s.

Në shkrimin e “La Stampa” kujtohet se edhe para se droni të fluturonte mbi stadium mbizotëronte një atmosferë e publiku ishte jashtë kontrollit.

Gabimi, sipas Francesco Manasseros, qëndron te UEFA që lejoi të luhej një takim i tillë pas konfikteve duke anashkaluar faktin se ishte një ndeshje e një niveli të lartë rrezikshmërie.

Pamjet filmike dokumentojnë qartë sipas “La Stampa”, se përfaqësuesja shqiptare e drejtuar nga Gianni De Biasi, po luante një ambient aspak miqësor dhe për këtë u gjykua faktor, duke e dënuar me humbje në tavolinë, pasi braktisi fushën për shkak se pjesa më e madhe e lojtarëve ishin keqtrajtuar, sulmuar dhe fyer.

UEFA lejoi të luhej ky takim edhe pse nuk vendos përballë Rusinë me Ukrainën apo dhe Spanjën dhe Gjibraltarin. Ky është një autogol i UEFA-s, theksohet në artikullin e gazetës italiane.

Çikatova nderoi viktimat e luftës

0

Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore u bë sot pranim-dorëzimi i dokumentacionit, dhe njoftimi i familjarëve të 21 të vrarëve nga Çikatova e Vjetër, të gjetur vitin e kaluar gjatë gërmimeve në Rudnicë të Rashkës, raporton KP.
Haki Morina, i cili pranoi sot eshtrat e babës së tij, rrëfen se 16 vite më parë, ai me disa të afërm të tij, e kishin varrosur babën dhe axhën e tij të vrarë. Por pastaj paramilitarët serb, duke u munduar të fshijnë gjurmët e krimeve, i zhvarrosën ata, për t’i zhdukur pastaj dhe për t’ua humbur gjurmët për plot 15 vite.
Ai pothuajse kishte humbë shpresat që ndonjëherë do të gjente trupin e pajetë të babës së tij, raporton telegrafi.
Në mesin e 21 rasteve të kthyera nga Rudnica e Rashkës, ishte edhe Tahir Morina nga Çikatova e Vjetër. Kur u vra, ai ishte 48 vjeç. Pas vetes la gruan dhe djalin, që asokohe ishte 17 vjeçar.

Dom Lush Gjergji: Sa jemi fetarë(Video)

0

Dom Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës, duke komentuar sondazhin e Gallup, sipas të cilit 83 % e kosovarëve janë deklaruar si fetarë, ka thënë se këto janë një tregues i një situate, por në asnjë rrethanë nuk e përcaktojnë numrin i sakt i përsonave religjiozë. Ai duke folur në emisionin Click të RTV 21, ka thënë se cështja e besimit dhe e të qenit fetarë, është shumë më komplekse se sa rezultati i një sondazhi.

Video

Pejë: 3 aksidente – 2 të vdekur dhe 1 i lënduar rëndë

0

Një vajzë 9-vjeçare dhe një i ri 24-vjeçar kanë mbetur të vdekur, ndërsa një çiklist 47-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, në tri aksidente të ndara trafiku që kanë ndodhur pasditen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm në rajonin e Pejës.

Vogëlushja E.D. ka humbur jetën dje rreth orës 16 në fshatin Nabergjan, kur e ka shkelur furgoni që ka qenë duke bërë transport të fëmijëve nga shkolla e Nabergjanit për në drejtim të shtëpive të nxënësve.

Sipas njoftimit të policisë, vozitësi i furgonit, J.B.35-vjeç, ka ndaluar për të zbritur një fëmijë, ndërsa kur ka nisur ka harruar derën e pasme hapur. Në atë çast nga dera është rrëzuar 9-vjeçarja dhe ka përfunduar nën rrotën e pasme të furgonit, ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit me vonesë e ka diktuar rastin, ku nuk është ndal në vendin e ngjarjes por ka dërguar nxënësit tjerë nëpër shtëpitë e tyre dhe me pas është kthye dhe vendos prapë kombin ne vendin e ngjarjes. Ai është larguar nga aty për në shtëpinë e tij meqë e kishte afër, sipas tij për shkaqe sigurie, njoftoi policia.

Trupi i viktimës me ndihmën e qytetarëve të rastit është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku kishte arritur pa shenja jete. Me urdhër te Prokurorit viktima u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit pa autopsi ndërsa te dyshuarit i është lëshuar urdhri i ndalimit Policor.

Pak orë më parë, rreth orës 13, në rr.” Beteja e Loxhës” ka ndodhë aksidenti tjetër me lëndime të rënda trupore. Ne ketë aksident ishte e involvuar një veturë dhe një biciklistë. Veturën e tipit ‘Citroen C2’ e ka drejtuar shtetasja U.Sh, e cila e ka përplasur vozitësin e biçikletës SH.B. 47-vjeçar, i cili papritmas i ka dalë përpara. Ai është përplasur për asfalti dhe ka pësuar lëndime te rënda trupore. Të njëjtin e dërgojnë për në Spitalin regjional në Pejë,dhe më pas në QKU Prishtine.

Ndërkaq, sot rreth orës 6 të mëngjesit, në fshatin Novosellë, ka ndodhur edhe një aksident trafiku me fatalitet dhe dëme të mëdha materiale.

Njësiti i hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe me të arritur kanë vërejtur se ne aksident trafiku ishte i përfshire vetëm një automjet i tipit ‘Opel Corsa’, me ngjyrë të kuqe me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga viktima B.G. 24-vjeçar, shtetas i Shqipërisë .

Në vendin e ngjarjes është konstatuar se deri të aksidenti kishte ardhur përderisa drejtuesi i veturës, tani viktima, ishte duke qarkulluar në rrugën Novosellë-Dubovë dhe me të arritur në fshatin Novosellë afër lagjes ‘Zekaj’, nga mospërshtatja e shpejtësisë, kushteve të rrugës ka humbur kontrollin në drejtimin e mjetit,ka kaluar jashtë rruge në krahun e djathtë, duke i goditur fillimisht dyert e një shtëpie dhe me pasë ka kaluar në krahun e majtë dhe prapë e ka goditur një mur të betonit, me ç’rast ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Meha – ende paqartësi

0

Mesfushori i talentuar shqiptar, Alban Meha do të vendosë fatin e tij pas përfundimit të sezonit.

Djaloshi nga Drenica, i cili po vuan një dëmtim në krah dhe që do i mungojë Paderbornit për gati dy javë ka bërë të ditur për të përditshmen “Bild” se ende nuk ka vendosur se ku do të luaj sezonin tjetër.

“Jam i lumtur tek Paderborni, por kjo nuk përjashton mundësinë e largimit. Oferta kam, por dua të përfundoi sezonin në mënyrën më të mirë këtu dhe më pas do të vendos”, ka theksuar Meha, transmeton “atsh”.

Sipas të përditshmes Gjermane, mesfushori i kuqezi është mjaft i kërkuar nga skuadrat gjermane të Bundesligës, por nuk mungojnë ofertat edhe nga Seria A.