Array

Bruksel: Hap i mirë ndalimi i migrimeve ilegale

Must Read

VIDEO: Forca të shumta policore përreth ndërtesës ku jeton Gordana Jankulloska, kontrollojnë çdo automjet

Përreth ndërtesës ku jeton ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, sot ka forca të shtuara të...

OSBE dërgon vetëm 30 vëzhgues në zgjedhjet në SHBA

Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) kumtoi se në mënyrë drastike e ka zvogëluar  numrin...

Grubi: Ideja për subvencionim nuk është vetëm për shqiptarët, por për të gjithë!

Subvecionet për bashkësitë e pakicave për momentin janë vetëm debat i cili është i hapur. Subvencionuam punësime ...
- Advertisement -

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialogun Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore në dialogun teknik të Brukselit, ka marrë pjesë në takimin e dytë për çështjen e migrimeve ilegale në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian. Takimi është mbajtur me qëllim të vlerësimit të situatës në çështjet e migrimit ilegal në Kosovë, si dhe të masave që lidhen me parandalimin e kësaj dukurie.

Në takimin bilateral ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe përfaqësueseve të Komisionit Evropian, janë vlerësuar pozitivisht angazhimet e Qeverisë së Kosovës në ndaljen e dukurisë së migrimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së, angazhime këto që janë bërë në bashkëpunim me Komisionin Evropian, vendet që janë përballë me këto migrime dhe vendet nëpër të cilat kanë ndodhur lëvizja e qytetarëve drejt destinacioneve që kanë synuar.

- Advertisement -

Ministrja Tahiri me këtë rast ka kërkuar që të shpejtohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës për t’ju mundësuar atyre të përjetojnë lëvizjen e lirë, ndërkohë që Qeveria e Kosovës do të jetë në nivelin e duhur të përgjegjësive për të implementuar rregullat e BE-së në liberalizimin e vizave. Në vazhdim, delegacioni i Kosovës paraqiti një raport të detajuar për progresin e arritur në ndalimin efikas të dukurisë së migrimeve ilegale, duke potencuar të gjitha masat që janë marrë, që nga vetëdijesimi i qytetareve për të mos parë migrimet si zgjidhje deri te shifrat dhe faktet e procesit të kthimit të tyre, proces për të cilën Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar seriozisht.

Ministrja Tahiri edhe me këtë rast rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të shtetit lidhur me këtë proces, duke shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e migrimit ilegal.

- Advertisement -

VIDEO: Forca të shumta policore përreth ndërtesës ku jeton Gordana Jankulloska, kontrollojnë çdo automjet

Përreth ndërtesës ku jeton ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, sot ka forca të shtuara të policisë.

OSBE dërgon vetëm 30 vëzhgues në zgjedhjet në SHBA

Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) kumtoi se në mënyrë drastike e ka zvogëluar  numrin e vëzhguesve të cilët do...

Grubi: Ideja për subvencionim nuk është vetëm për shqiptarët, por për të gjithë!

Subvecionet për bashkësitë e pakicave për momentin janë vetëm debat i cili është i hapur. Subvencionuam punësime  në investimet e huaja  në...

Zv/kryeministri Grubi premton se do të angazhohet për barazi gjinore në politikë

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Artan Grubi, i cili para dy ditëve paralajmëroi...

Bujar Osmani tregon 5 pikat me prioritet të MPJ-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në pres-konferencë për media bëri të ditura pesë pikat me prioritet...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -