Lahm: Është edhe ndeshja e dytë

0

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Philipp Lahm, edhe përkundër humbjes nga Porto (3-1) në ndeshjen e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve vazhdon të jetë optimist për kualifikim.

Kapiteni bavarez, shpreson së Bayern Munchen do të përmbysë rezultatin në ndeshjen e dytë që zhvillohet në Gjermani.

“Kur e shënuan golin, ishim duke luajtur mirë. Mirëpo pas pranimit të golit të tretë gjërat nuk shkuan mirë. Ende kemi për të luajtur në ndeshjen e kthimit”, tha Lahm.

Hajnia "dixhitale" e KEDS-it

0

Subjektet opozitare kanë filluar një aksion simbolik pranë ndërtesës kryesore të KEDS-it, lidhur me çmimet e larta të energjisë elektrike.

Aty një numër i vogël i qytetarëve kanë dal me pankarta “orët digjitale është e barabartë më hajni qytetarëve” në të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me çmimet e larta të energjisë elektrike në Kosovë.

Hysni Fejza, përfaqësues i Nismës për Kosovën, ka thënë ky aktivitet i paraprinë aktiviteteve të mëparshme të realizuar te Gjykata Kushtetuese dhe RTK-ja.

Ndërkohë edhe në protestën e së shtunës ata kanë paraparë që përveç tjerash të protestojnë edhe për çmimet e larta të energjisë elektrike.

Kurse, sot gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, Thaçi e ka quajtur fakt që qyetarët e Kosovës paguajnë më çmimin e rrymës në gjithë Eropën./21 MEDIA

Presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar viziton Kosovën

0

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, sot në një konferencën për media, ka zbuluar detajet e vizitës të presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, i cili më një delegacion të gjerë, nesër do të vizitojë vendin tonë.

Njeriu i parë i Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se ndjehet i previligjuar jo vetëm ai, por gjithë Kosova, që një njeri i fuqishëm i sportit botërorë do të vizitojë vendin tonë, e ku sipas Hasanit, delegacioni i KON nga afër do të njihet me KOK-un, anëtarin më të ri të KON-it, me sportistët tonë, infrastrukturën sportive si dhe institucionet e Kosovës përfshirë këtu presidenten e shtetit, Atifete Jahajga, kryeministrin Isa Mustafa, Ministrin e Sportit, Kujtim Shalën.

Presidenti Hasani thotë se pas 31 vitesh, një president i KON viziton Ballkanin, e kësaj radhë Kosovën, e që sipas tij, Kosova ndjehet krenare me vizitën e delegacionit të KON-it.

Përkujtohen dëshmorët dhe shpërngulja e fshatit Malishevë

0

Sot në Gjilan është përkujtuar kohë kur është bërë depërtimi i fshatit Malishevë drejt kufirit shqiptarë dhe Maqedonisë, por edhe vrasjet, djegiet dhe rrënimet e gjithçkaje, nga regjimi serb përmes mekanizmave të ndryshëm ushtarak, policor e paramilitar, duke bërë kështu që të zbrazej i gjithë fshati me të vetmen arsye, që ishim të përkatësisë shqiptare.Ndryshe, në këtë ditë ranë martirët: Adem Salihu, Naser Neziri, Muhamet Ibrahimi, Avdi Mustafa dhe Hasan Mustafa dhe dëshmori i Kombit Abdulla Tahiri.

“Jemi mbledhur sot këtu për të shënuar 16-vjetorin e shpërnguljes së shqiptarëve të Malishevës nga regjimi famëkeq i Milosheviçit me anë të një fushate të paparë të spastrimit etnik, veç pse ishin shqiptarë. Të gjithë ne respektojmë Malishevën, dëshmorët e martirët dhe çdo familje të tyre, të cilët dhanë bijtë e tyre më të mirë për çlirimin e vendit. Ne e bashkë – ndjejmë dhimbjen e familjarëve që 16 vite më parë humbën më të dashurit e tyre”, tha kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi.

Ndërsa në emër të fshatit ka folur kryetari i Këshillit të Fshatit, Rashit Sahiti, i cili ka thënë se dita më e rëndë e gjithë periudhës së okupimit ka kulmuar me shpërnguljen masive të fshatit më 16 prill, duke u nisur drejt kufirit shqiptarë apo drejt kampeve të strehimit në Maqedoni, me qëllimin e vetëm sepse të gjithë këtu në këtë fshat ishim shqiptarë dhe donim lirinë.

Nga banorët e fshatit është bërë një improvizim i kolonave, për të kujtuar largimin e 16 prillit të ’99 – tës./21MEDIA

 

Argeologët gjetën 50 gjyle topi në Kalanë e Prizrenit

0

Sipas Shafi Gashit, arkeolog, ato i përkasin përgatitjes për rezistencë të kohës së Lidhjes së Prizrenit.

Nisën aksionin për pastrimin e Kalasë së Prizrenit, por gjatë gërmimeve në kala, arkeologët kanë gjetur mbi 50 gjyle topi dhe municion të kalibrave të ndryshëm.
Sipas Shafi Gashit, arkeolog, ato i përkasin përgatitjes për rezistencë të kohës së Lidhjes së Prizrenit.

Mjete të tilla luftarake u hasën në qendër të qytetit edhe në maj të vitit 2010-të. Sipas Gashit, gjatë gërmimeve , janë gjetur mbi 2 mijë eksponate, të cilat do të ekspozohen për të gjithë turistët në ambientet e kalasë, të cilat janë ndërtuar mbi themelet e ndërtesave të vjetra.

Gjermania ofron aftësim dhe arsimim profesional

0

Oda Ekonomi Gjermano-Kosovare  dhe Ministria e Punëve dhe Mirëqenies Sociale, kanë në shkruar sot një memorandum bashkëpunimi për Preojektin për aftësim dhe arsim profesional të të rinjve në Gjermani.

Projekti, i cili ka për qëllim për 3 vjet e gjysmë t’i aftësojë për punë të rinjtë e përzgjedhur, numri i të cilëve nuk është i përcaktuar,  dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë e Kosovës mbi moshën 18 vjet dhe të cilët kanë njohuri të gjuhës gjermane.

“Është një formë e punësimit, sepse tash edhe punësimi sezonal nuk është në formën siç ka ndodhur në vitet e kaluara, në vitet 70 dhe 80, por, kamuflohet në trajnime, dhe kjo është vetëm një kornizë dhe ka për të pasur edhe mundësi tjera edhe për Gjermani dhe për vende të tjera. Jemi duke punuar dhe besojmë që do të jetë vit i suksesshëm në marrëveshjen me disa shtete. Është model i mirë besoj që do ta respektojnë edhe afatin e kthimit, sepse ky projekt do të shërbej edhe për vendet tjera për të treguar se ka potencial brenda Kosovës dhe i respektojmë rregullat dhe marrëveshjet të cilat ne i bëjmë me shtet relevante”, tha më këtë rast Ministri i Punëve dhe Mirëqenies Sociale, Abrashi. Duke shtuar se shpreson se këta të rinj do të kthehen në Kosovë dhe do të themelojnë bizneset e veta dhe do të hapin vende të reja të punës këtu.

Nga ana tjetër Presidenti i Bordit të OEGJK-së Samir Krasniqi, dha shpjegime rreth mundësisë së aplikimit në këtë projekt. “Projekti vetëm sa ka filluar, është në fazën e implementimit. Deri në datën 21 të këtij muaji është afati i aplikimit dhe mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë kosovar që janë mbi moshën 18 vjeçare dhe kanë njohuri të gjuhës gjermane, pastaj ne do t’i seleksionojmë varësisht nga njohuria e gjuhës dhe nga kërkesat e tyre për profesionin që do të zgjedhin dhe më pastaj të përzgjedhurve do të mundohemi t’u gjejmë vend pune në kompanitë gjermane. Andaj, i ftojmë me këtë rast, përmes jush, të gjithë të rinjtë që plotësojnë këto kushte dhe kanë interesim që të aplikojnë për këtë program”, tha Krasniqi./21MEDIA

U publikua programi i filmave të shkurtër në Kanë

0

Sot është bërë publik edhe programi i këtyre filmave, me filma nga Franca, Belgjika, Libani, Turqia, Anglia e Argjentina.
Mbi 100 shtete dhe 4550 filma kanë konkuruar sivjet për kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër në edicionin e Festivalit të Kanës, i cili nis muajin tjetër.
Sot është bërë publik edhe programi i këtyre filmave, me filma nga Franca, Belgjika, Libani, Turqia, Anglia e Argjentina.
“Waves ’98,” Ely Daghar (Lebanon/Qatar)
“The Guests,” Shane Danielsen (Australia)
“Sali,” Ziya Demirel (Turkey/France)
“Le Repas Dominical,” Céline Devaux (France)
“Love Is Blind,” Dan Hodgson (United Kingdom)
“Ave Maria,” Basil Khalil (Germany/France/Palestine)
“Copain,” Jan Roosens & Raf Roosens (Belgium)
“Patriot,” Eva Riley (United Kingdom)
“Presente Imperfecto,” Iair Said (Argent
ina)
Shumë shpejtë festivali do të shpallë edhe programin kryesor të Festivalit, garën e madhe të filmave të metrazhit të gjatë të cilët më pas synojnë marrjen e çmimit kryesor Palme d`Or.

Rusia reagon ndaj deklaratës së Ramës

0

Ministria e Jashtme e  Rusisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën “përmes BE-së ose në mënyrën klasike”.

“Moska i ka ndjekur me vëmendje deklaratat e kryeministrit Edi Rama më 4 prill për mundësinë e bashkimit të shqiptarëve në kuptimin klasik të fjalës, nëse nuk përshpejtohet integrimi në BE,”thuhet në deklaratë.

“Ne supozojmë se nuk ka rëndësi se cilat kanë qenë konsideratat apo motivet pas fjalëve të Ramës, por përsëritja e retorikës pan- shqiptare ka pak gjasa që të kontribuojë për të ruajtur klimën e stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit, që është jetike për Rusinë dhe të tjera vende europiane,” thekson deklarata.

Çeku kërkon një ministri të re

0

Agim Çeku, në seancën e sotme plenar kërkoi krijimin e një ministrie të re që do të mund quhej  ministria e veteranëve. Kjo, sipas tij, do të mundësonte rritjen e efikasitetit të punëve që lidhen me veteranët.

Sipas tij në këtë ministri do të duhej të përfshiheshin Depertamenti i Veteranëve, Zyra për të pagjeturit,  Zyra për të burgosurit politikë e të tjera që sot veprojnë si të ndara.  Çeku shtoi se do të ishte më mirë të këtë një buxhet, një adresë, një ministri, që merret më çështjen e veteranëve.

/21 MEDIA

Malisheva s'don të jetë pjesë e rajonit të Gjakovës

0

Malisheva nuk pajtohet të qëndrojë si pjesë e rajonit të Gjakovës. 40 kryetarë të fshatrave dhe vendbanimeve të Malishevës nënshkruan një shkresë, me të cilën i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe disa ministrive të saj, me kërkesën për rikthimin në rajonin e Prizrenit dhe largimin nga ai i Gjakovës.

Në letër drejtuar Qeverisë ata kanë theksuar kërkesën për kthimin e të gjitha shërbimeve për nevojat e qytetarëve të Komunës së Malishevës, nga Rajoni i Gjakovës në atë të Prizrenit.

Sipas përfaqësuesve të fshatrave të Malishevës kalimi në Rajonin e Gjakovës është bërë pa vullnetin e qytetarëve dhe me këtë, janë shkelur të drejtat e njeriut.

Nga 1 janari i vitit 2015 kur Gjakova u bë qendër rajonale me vete, duke përfshirë edhe Malishevën./21 MEDIA