Përkujtohen dëshmorët dhe shpërngulja e fshatit Malishevë

TË FUNDIT

Sot në Gjilan është përkujtuar kohë kur është bërë depërtimi i fshatit Malishevë drejt kufirit shqiptarë dhe Maqedonisë, por edhe vrasjet, djegiet dhe rrënimet e gjithçkaje, nga regjimi serb përmes mekanizmave të ndryshëm ushtarak, policor e paramilitar, duke bërë kështu që të zbrazej i gjithë fshati me të vetmen arsye, që ishim të përkatësisë shqiptare.Ndryshe, në këtë ditë ranë martirët: Adem Salihu, Naser Neziri, Muhamet Ibrahimi, Avdi Mustafa dhe Hasan Mustafa dhe dëshmori i Kombit Abdulla Tahiri.

“Jemi mbledhur sot këtu për të shënuar 16-vjetorin e shpërnguljes së shqiptarëve të Malishevës nga regjimi famëkeq i Milosheviçit me anë të një fushate të paparë të spastrimit etnik, veç pse ishin shqiptarë. Të gjithë ne respektojmë Malishevën, dëshmorët e martirët dhe çdo familje të tyre, të cilët dhanë bijtë e tyre më të mirë për çlirimin e vendit. Ne e bashkë – ndjejmë dhimbjen e familjarëve që 16 vite më parë humbën më të dashurit e tyre”, tha kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi.

Ndërsa në emër të fshatit ka folur kryetari i Këshillit të Fshatit, Rashit Sahiti, i cili ka thënë se dita më e rëndë e gjithë periudhës së okupimit ka kulmuar me shpërnguljen masive të fshatit më 16 prill, duke u nisur drejt kufirit shqiptarë apo drejt kampeve të strehimit në Maqedoni, me qëllimin e vetëm sepse të gjithë këtu në këtë fshat ishim shqiptarë dhe donim lirinë.

Nga banorët e fshatit është bërë një improvizim i kolonave, për të kujtuar largimin e 16 prillit të ’99 – tës./21MEDIA