Bilalli-Zendeli: S’e dini as çfarë keni në program!
Sejdiu: Kemi realizuar më shumë nga programi ynë!
Debati në ClickPlus në TV21 ka nxitur përplasje mes Arta Bilalli-Zendelit të BDI-së dhe Blerim Sejdiut të Besës.
Bilalli-Zendeli kritikoi Sejdiu se VLEN nuk ka realizuar asgjë nga programi i saj, ndërkaq Sejdiu iu kundërpërgjigj duke thënë se ky koalicion ka realizuar më shumë se që ka premtuar.
“A e keni në program Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat? Ja, po të tregoj, e keni. A e dini si e keni? Në program dhe si është në Ligj, nuk ka aspak lidhje”, tha Bilalli-Zendeli.
“Ne jemi të parët në Qeveri nga shqiptarët që kemi realizuar më shumë se që kemi premtuar”, iu përgjigj Sejdiu.
