Agim Çeku, në seancën e sotme plenar kërkoi krijimin e një ministrie të re që do të mund quhej ministria e veteranëve. Kjo, sipas tij, do të mundësonte rritjen e efikasitetit të punëve që lidhen me veteranët.
Sipas tij në këtë ministri do të duhej të përfshiheshin Depertamenti i Veteranëve, Zyra për të pagjeturit, Zyra për të burgosurit politikë e të tjera që sot veprojnë si të ndara. Çeku shtoi se do të ishte më mirë të këtë një buxhet, një adresë, një ministri, që merret më çështjen e veteranëve.
/21 MEDIA
