Gjermania ofron aftësim dhe arsimim profesional

TË FUNDIT

Oda Ekonomi Gjermano-Kosovare  dhe Ministria e Punëve dhe Mirëqenies Sociale, kanë në shkruar sot një memorandum bashkëpunimi për Preojektin për aftësim dhe arsim profesional të të rinjve në Gjermani.

Projekti, i cili ka për qëllim për 3 vjet e gjysmë t’i aftësojë për punë të rinjtë e përzgjedhur, numri i të cilëve nuk është i përcaktuar,  dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë e Kosovës mbi moshën 18 vjet dhe të cilët kanë njohuri të gjuhës gjermane.

“Është një formë e punësimit, sepse tash edhe punësimi sezonal nuk është në formën siç ka ndodhur në vitet e kaluara, në vitet 70 dhe 80, por, kamuflohet në trajnime, dhe kjo është vetëm një kornizë dhe ka për të pasur edhe mundësi tjera edhe për Gjermani dhe për vende të tjera. Jemi duke punuar dhe besojmë që do të jetë vit i suksesshëm në marrëveshjen me disa shtete. Është model i mirë besoj që do ta respektojnë edhe afatin e kthimit, sepse ky projekt do të shërbej edhe për vendet tjera për të treguar se ka potencial brenda Kosovës dhe i respektojmë rregullat dhe marrëveshjet të cilat ne i bëjmë me shtet relevante”, tha më këtë rast Ministri i Punëve dhe Mirëqenies Sociale, Abrashi. Duke shtuar se shpreson se këta të rinj do të kthehen në Kosovë dhe do të themelojnë bizneset e veta dhe do të hapin vende të reja të punës këtu.

Nga ana tjetër Presidenti i Bordit të OEGJK-së Samir Krasniqi, dha shpjegime rreth mundësisë së aplikimit në këtë projekt. “Projekti vetëm sa ka filluar, është në fazën e implementimit. Deri në datën 21 të këtij muaji është afati i aplikimit dhe mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë kosovar që janë mbi moshën 18 vjeçare dhe kanë njohuri të gjuhës gjermane, pastaj ne do t’i seleksionojmë varësisht nga njohuria e gjuhës dhe nga kërkesat e tyre për profesionin që do të zgjedhin dhe më pastaj të përzgjedhurve do të mundohemi t’u gjejmë vend pune në kompanitë gjermane. Andaj, i ftojmë me këtë rast, përmes jush, të gjithë të rinjtë që plotësojnë këto kushte dhe kanë interesim që të aplikojnë për këtë program”, tha Krasniqi./21MEDIA