Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Dy vetura janë përplasur rreth orës 17:00, duke shkaktuar edhe lëndime, sipas dëshmitarëve në ngjarje.
Kjo rrugë të shtunën ishte shkas i protestave të banorëve të “Kodrës së Trimave” që kërkonin të shtroheshin më shumë pengesa për të ndalur shpejtësinë e veturave.
Banorët e “Kodrës së Trimave” këtë rrugë e quajnë “rrugë të përgjakshme” për shkak të aksidenteve të shumta fatale që kanë ndodhur.
Aksident i rëndë në “rrugën e përgjakshme” të Prishtinës
Arrestohen tre serbë në veri: Të dehur fyen policët
Tre serbë janë arrestuar mbrëmë në veri të Mitrovicës. Njëri nga ta është i mitur.
Ata kanë refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë për largim nga vendi ku ishin duke qëndruar. Madje, të njëjtit në gjendje të dehur kanë fyer zyrtarët policorë.
Me urdhër te prokurorit, pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

MOTI: ME DIELL DHE VRANËSIRA
Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Këto masa të ajrit gjatë kësaj jave do të kushtëzojnë mot me diell dhe vranësira të cilat do edhe me reshje shiu të karakterit lokal. Këto reshje sipas parashikime pritet dy ditët e para të javës dhe në fundëjavë, por që vlerat e temperaturave minimale dhe nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3C deri 5C celsius, kurse minimalet në fundjavë pritet të shenojnë vlera edhe më të ulëta, ndërsa maksimalet gjatë kësaj jave do të lëvizin nga 16C deri 23C celsius ( të enjten dhe të premten), në fundjavë temperaturat maksimale do të pësojnë zbritje të ndjeshme. Gjatë gjithë javës do të fryj erë nga verilindja dhe juglindja me shpetësi mesatare nga 1-12m/s.

Zyrtare: Hillary Clinton – kandidate për presidente
Hillary Rodham Clinton do të kandidojë për të dytën herë për postin e kreut të SHBA-ve.
Një nga këshilltarët e saj tha se ajo do të jetë kandidate e Partisë Demokratike amerikane për presidente të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2016.
Shpallja u dha nga emaili i John Podestës, që është përgjegjës për kampanjën e Clintonit, transmeton Telegrafi.
“Doja ta dëgjoni nga unë: është zyrtare. Hillary do të kandidojë për presidente”, thuhet në emailin e tij.
Në anën tjetër, presidenti i tashëm amerikane, Barack Obama, ka thënë se Hillary Clinton do të ishte një “presidente e shkëlqyeshme”.
“Ajo ishte kandidate e vështirë në vitin 2008, ishte mbështetëse e madhe për mua në zgjedhjet e përgjithshme, ajo ishte një sekretare e jashtëzakonshme e shtetit, ajo është mike imja dhe mendoj se do të jetë një presidente e shkëlqyeshme”, ka thënë ai.

Shqipëri fillon pastrimi i plazheve
Qeveria e Shqipërisë ka nisur zyrtarisht këtë të shtunë pastrimin e zonës bregdetare. Dy ministrat përgjegjës, ai i mjedisit dhe ministri i ekonomisë dhe turizmit të mbështetur nga shoqëria civile dhe vullnetarë të ndryshëm kanë filluar punën për të hequr mbeturinat në plazhin e Spillesë. Ministri Arben Ahmetaj tha javën e ardhshme vetë kryeministri do të nxjerrë një urdhër për masat që do të merren me hapjen e sezonit të ri turistik. Ndërsa ministri mjedisit Lefter Koka tha se ky aksion nuk do të ndalet me kaq, por do të vazhdojë në të gjithë vijën bregdetare.Duhet theksuar se Shqipëria ofron një paketë turistike të varfër krahasuar me vendet e tjera të rajonit të cilat e konkurrojnë atë, duke nisur që nga infrastruktura shërbimi e deri te pastërtia e ambienteve ku pushojnë vizitorët.

Papa e cilëson gjenocid masakrën ndaj armenëve, Turqia largon ambasadorin e Vatikanit
Papa Françesku, në meshën solemne të mbajtur në bazilikën Shën-Pjetër në Romë, përdori termin gjenocid për masakrën e armenëve 100 vjet më parë, duke rritur rrezikun për një prishje të marrëdhënieve diplomatike me Turqinë.
“Në shekullin e kaluar, familja jonë njerëzore kaloi tre tragjedi masive dhe të pazakonta. E para, që është konsideruar gjerësisht si gjenocidi i parë i shekullit të XX, ka goditur popullin tonë armen”, deklaroi Papa duke cituar një dokument të nënshkruar në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II dhe patriarku armen.
“Dy të tjerat janë ato të kryera nga nazizmi dhe nga stalinizmi. Dhe, së fundi shfarosjet e tjera masive, si ato në Kamboxhia, në Ruanda, në Burundi, në Bosnje”, shtoi ai.
Armenët theksojnë se 1,5 milionë prej tyre janë vrarë në vitet 1915 dhe 1917, në vitet e fundit të Perandorisë Osmane. Një numër i madh historianësh dhe më shumë se 20 vende, si Franca, Italia dhe Rusia, e kanë njohur këtë si një gjenocid.
Si reagim ndaj deklaratës së Papës, për gjenocid kundër armenëve, shteti turk ka tërhequr ambasadorin e Vatikanit në Ankara.
Turqia myslimane pranon se shumë të krishterë armenë kanë vdekur në përleshjet me ushtarët osmanë në fillim të vitit 1915, kur Armenia ishte pjesë e perandorisë që sundohej nga Stambolli, por ka mohuar se janë vrarë me qindra mijëra persona dhe se kjo përbën gjenocid.