Italia ka kërkuar ndihmë shtesë nga Bashkimi Evropian për t’u përballur me numrin e shtuar të imigrantëve, të cilët po rrezikojnë jetët e tyre në përpjekjet për të kaluar Detin Mesdhe.
Vetëm gjatë ditëve të fundit, roja detare e Italisë ka shpëtuar gati dhjetë mijë persona, të cilët po përpiqeshin të arrinin brigjet italiane. Me qindra refugjatë kanë vdekur që nga fillimi i këtij viti.
Vitin e kaluar, mbi 170 mijë persona, të cilët u arratisën nga varfëria dhe konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, kanë ndërmarrë lundrimin e rrezikshëm drejtë brigjeve të Italisë./21 Media/
