Opozita vendos ta bojkotojë Kuvendin

TË FUNDIT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë njoftuar se bojkotojnë vazhdimin e seancës së sotme dhe seancave të tjera për shkak të mos futjes si pikë e rendit të ditës, diskutimi për peticionin me mbi 30 mijë nënshkrime për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Gjatë seancës së Kuvendit, AAK propozoi që ky peticion të futet në rend dite por nuk morri votat e mjaftueshme nga deputetët. Ndërkohë, të tri partitë opozitare thirrën një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku njoftuan se bojkotojnë vazhdimin e seancës.

Donika Kada Bujupi, në konferencë tha që zëvendëskryeministri Thaçi, të mos kërcënojë qytetarët se protesta do të jetë e dhunshme, pasi që ata kanë thirr protestë paqësore.

Thaçi gjatë pjesës së parë të seancës iu kishte drejtuar opozitës, duke i thënë se në media opozita po del më deklarata që protesta do të jetë e paqësore ndërkohe në terr përgatisin protestë të dhunshme. /21MEDIA