Komedia“Lufta në kohën e dashurisë”,me rrëfime interesante

TË FUNDIT

“Lufta në kohën e dashurisë”, është një komedi e shkruar nga dramaturgu, Jeton Neziraj dhe vjen nën regjinë e Blerta Nezirajt, sipas tyre kjo komedi është shkruar në fund të vitit 2007,ku ndërkohë ka pas disa inskenime e lexime skenike edhe jashtë Kosovës.

Në shfaqjen “Lufta në kohën e dashurisë”, katër gra të çuditshme të Kosovës rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato kanë krijuar një botë të përbashkët imagjinare, ku loja e argëtimi bëhen streha e tyre për të mbijetuar. Në shfaqje, si në përrallat me magjistarë, shpalosen me humor, stereotipe e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.

“Lufta në kohën e dashurisë”, është një komedi e shkruar nga dramaturgu, Jeton Neziraj dhe vjen nën regjinë e Blerta Nezirajt, sipas së cilës, titulli i kësaj performanceje është si një lloj loje fjalësh nga titulli kult i romanit të Markezit “Dashuria në kohën e kolerës”(transmton Kultplus).

Komedia është shkruar nga Jeton Neziraj, diku në fund të vitit 2007. Nga koha kur është shkruar ka pasur disa inskenime e lexime skenike jashtë Kosove (përfshi edhe inskenimin që iu bë vjet në Paris, nga teatri “Termos”). Megjithatë, është hera e parë që kjo komedi do të shfaqet para publikut Kosovar.

Në kastën e aktorëve të kësaj performance janë: Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkëlzen Veseli, Albulena Kryeziu dhe Molikë Maxhuni të cilët do të interpretojnë personazhe të ndryshme brenda shfaqjes. Shfaqja do të zgjatë jo më shumë se 90 minuta, ndërsa premiera e saj do të jetë më datën 5maj.