Futboll: Kombëtarja pa mbrojtje kundër Danimarkës!

0

Ndonëse të gjithë po i gëzohemi duelit kundër Darnimarkës që mund t’i hapë edhe më shumë dyert për kualifikim të Shqipërisë në Euro 2016, lajmet e këqija vetëm sa kanë fillur.

Telegrafi mëson se kombëtarja e Shqipërisë është në gjendje katastrofale në fazën e mbrojtjes para duelit vendimtar ndaj Danimarkës në udhëtim. Dhe për këtë, ka disa arsye.

Lorik Cana – mbrojtësi i Lazios ka kohë që është në kërkim të një ekipi të ri, ai nuk luan prej kohësh me Lazion si titullar dhe nuk është në gjendjen më të mirë fizike. Kapiteni lë për të dëshiruar shumë për duelin vendimtar, megjithatë në zemrën e tij prej luani asnjëherë nuk dyshohet edhe pse futbolli është sport ku nevojitet përgatitje fizike.

Mërvim Mavraj – i lënduar. Konsiderohet shtylla e mbrojtjes së kombëtares shqiptare.

Debatik Curri – I lënduar, tjetër lojtar me përvojë të madhe për këto ndeshje.

Berat Xhimshiti – nuk e ka lejen e FIFA-s për t’u aktivizuar me Shqipërinë në ndeshje zyrtare.

Arlind Ajeti – tjetër top mbrojtës që nuk ka lejen e FIFA-s për t’u aktivizuar në ndeshjet zyrtare.

Naser Aliji – nuk e ka lejen për t’u aktivizuar në ndeshje zyrtare.

Në bazë të kësaj pasqyre që ka bërë Telegrafi para ndeshjes, mund të konstatohet se gjendja në mbrojtje është shumë e keqe.

Mbetet të shihet se si do t’ia dalë që De Biasi të zgjidhë problemet në fazën defensive, marrë parasysh se Danimarka është një skuadër ofanzive dhe se do të kërkojë të vulosë kualifikimin me një fitore në shtëpi ndaj Shqipërisë.

Pajtohen Prishtina e Beogradi: Të punësuarit në AKS – “punëtorë në sektorin publik”

0

Delegacionet e Beogradit e të Prishtinës i kanë harmonizuar qëndrimet dhe të punësuarit në Asociacionin e Komunave serbe zyrtarisht do të quhen „të punësuar në sektorin publik” (civil servants –shërbyes civilë), merr vesh gazeta serbe „Politika” nga qarqe diplomatike në Bruksel.

Është arritur pajtimi që AKS të ketë kompetenca ekzekutive në fushat që tash i kanë komunat në Kosovë, siç janë punët infrastrukturore e komunale dhe mbikëqyrje në fushën e shëndetësisë e të shkollimit.

Ky plan ka marrë edhe përkrahjen e BE-së dhe pritet që të mërkurën e ardhshme në Bruksel marrëveshjen ta nënshkruajnë kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Dy delegacionet kanë qenë afër marrëveshjes më 29 korrik në Bruksel, por kryeministri i Kosovës Isa Mustafa kishte kontestuar propozimin e Serbisë që të punësuarit në AKS të jenë “nëpunës shtetërorë”, transmeton Koha.net. Pas këtij kundërshtimi, Beogradi kishte propozuar që nëpunësit e AKS-së të quhen “të punësuar në sektorin publik”. Këtë propozim e përkrahu Brukseli ndërsa gazeta serbe shton se pas presioneve konstante të BE-së dhe të ShBA, pala shqiptare e pranoi propozimin.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka theksuar se në bisedime me Prishtinën janë harmonizuar shumë çështje dhe ka shtuar se kanë mbetur edhe dy-tri gjëra për t’u marrë vesh. Ai nuk ka treguar cilat janë këto gjëra për të cilat do të bisedohet më 25 gusht.

Horoskopi ditor, e shtunë 22 gusht 2015

0

Gjatë kësaj dite nuk duhet të ndaheni nga grupi ku bëni pjesë. Nëse doni që në një mënyrë apo në një tjetër të spikasni, mos u nxitoni por bëni kujdes që të dilni të suksesshëm. Sëmundjet kronike janë shumë të mundshme. Nuk rekomandohen punë të rënda fizike dhe tendosje. Në një rreth miqsh dhe familjarësh ju do të gjeni paqe dhe rehati.

Dashi

Si rezultat i faktit që ju do të përballeni me vështirësitë e ditëve të mëparshme, do të jeni në gjendje që të përmirësoni ndjeshëm situatën tuaj financiare dhe marrëdhëniet personale. Hidhni hapa përpara në biznes, regjistrime dokumentesh dhe udhëtime të rëndësishme. Ndoshta mund të merrni një ofertë të mirë nga një njeri që keni përzemër.

Demi

Sot ju mund të përballoni çfarëdolloj pune. Shkathtësia dhe aftësia për të parë rrezikun në sy, do t’ju ndihmojë të përballoni edhe situatat më të vështira. Vazhdoni ashtu si ju orienton intuita. Ka shumë mundësi që të afërmit tuaj të ngushtë t’ju kërkojnë ndihmë, mos i lini pas dore.

Binjakët

Dita mund të jetë e mbushur me gjithë llojet e surprizave, si të këndshme edhe jo. Puna do të kërkojë nga ju përqendrim dhe organizim. Nuk këshillohen shpenzime të mëdha. Në familje do të ketë mirëkuptim të ndërsjellë.

Gaforrja

Ju do e keni të vështirë që të realizoni ëndrrat tuaja. Ka shumë mundësi që të merrni përsipër rrezikun, por kjo nuk është e vlefshme. Këshillohet që të prisni dhe të filloni punën aktive të martën. Ftohtësia dhe ngushtësia juaj do të jetë një pengesë e madhe në marrëdhënie me partnerin.

Luani

Kreativiteti juaj do të hapë përpara jush shumë mundësi nga të cilat do të përfitoni në familje. Kushtojuani ditën fëmijëve. Ju do të merrni kënaqësi të mëdha nga komunikimi me ta.

Virgjëresha

Ka shumë mundësi që sot të përballeni me shumë probleme në marrëdhënie me të tjerët. Nëse nuk bëni kompromise, situata mund të përshkallëzohet në ekstrem. Ju mund të mendoni se jeni të përgatitur kundër agresionit, por nuk duhet ta ekzagjeroni me rrezikun.

Peshorja

Kjo ditë do të shoqërohet me kreativitet në rritje. Situatat më të favorshme për të lindurit e kësaj shenje kanë të bëjnë me artin. Ju mund të ndjeni nevojën për të shprehur mendimet dhe ndjenjat tuaja. Vetmia dhe tjetërsimi i prirjeve tuaja, do të ndikojnë në këtë drejtim. Perceptimi i pazakontë i botës, do të rrisë humorin romantik. Në trajtimin e çështjeve të rëndësishme, mbështetuni në intuitë dhe durim.

Akrepi

Dita është e mirë për të bërë një pushim të gjatë. Këshillohet që të planifikoni pushime dhe udhëtime. Për të kuptuar më mirë ndjenjat tuaja, ju mund të kaloni ditën në vetmi. Gjatë pasdites, ka shumë mundësi që të merrni lajme të pakëndshme. Ndoshta njerëzit më të afërt do të kenë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj.

Shigjetari

Gjatë ditës mund të vërtetoni një parandjenjë të pakëndshme. Bëni kujdes me fjalët dhe veprat. Mos u përfshini në aktivitete të dyshimta dhe as mos pranoni ftesa të tyre. Shmangni zemërimin dhe agresivitetin.

Bricjapi

Sot favorizohen aktivitetet që keni përzemër, sidomos për profesionet krijuese. Ju do të jeni në gjendje që të zbuloni talentet tuaja për të arritur sukses dhe për të njohur gjithçka keni ëndërruar fshehurazi. Kjo gjë mund t’ju bëj vërtetë të lumtur. Ka shumë mundësi që punët e shtëpisë të kërkojnë përqendrim dhe saktësi. Në marrëdhënie me anëtarët e familjes do të ketë tension, kështu që mundohuni të tregoheni të qetë.

Ujori

Dita është e favorshme për aventura dhe argëtim. Një udhëtim i gjatë i planifikuar do të mbahet mend, për shkak të aventurave të reja dhe emocionuese. Nëse nuk ndiheni mirë, bëni kujdes pasi mund të përkeqësoheni më tej.

Peshqit

Dita do të jetë e mbarë qysh në orët e para të saj dhe kjo gjë do të bëjë që të gjitha çështjet të gjejnë sukses. Mund të keni ndonjë pengesë të vogël për të kaluar. Hëna ju këshillon që të bëni kujdes me gabimet e bëra.

SHBA-ja angazhohet që Kosova të pranohet në UNESCO dhe në INTERPOL

0

SHBA-ja sot në Këshillin e Sigurimit të KB-së kushtuar situatës në Kosovë, është përpjekur që Kosova të prarohet në UNESCO dhe në INTERPOL.
Duke përkrahur përpjekjet e Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO, përfaqësuesi i ShBA në KS ka thënë se Kosova ka përgjegjësi të ruajë trashëgimin kulturore në territorin e vet, transmeton Koha.net.

ShBA në mbledhje kanë ftuar edhe vende të tjera që të përkrahin anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL në mënyrë që t shtohet suksesi i luftës kundër krimit të organizuar.

Në takim përfaqësuesi amerikan ka thënë se është arritur përparim në dialogun Beograd-Prishtinë por ka shtuar se duart e zgjatura duhet të shtrëngohen.

ShBA kanë përshëndetur themelimin Gjykatës Speciale me vërejtjen se “ajo që individët kanë bërë, nuk bën të jetë në dëm të gjithë vendit”.

Dizajni i shqiptarit zgjidhet për ballinën e albumit të Eminemit

0

Dizajni i Granit Bunjakut është votuar si më i miri për ballinën e albumit më të ri të reperit të famshëm botëror Eminem.

Para disa muajsh Eminem u ka dhënë mundësinë për të votuar 15 nga 2000 dizajnët e dërguara nga artistë të ndryshëm nga mbarë bota.

Si fillim, dizajni i Granit Bunjakut është futur në mesin e 15 më të mirëve dhe me votat që ka marrë ka arritur të përzgjidhet si më i miri.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë reperi përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook.

“Faleminderit të gjithëve që dërguat dizajnët për konkursin tonë. Ju votuat Granitin dhe ai doli në krye. Urime shok”, është mbishkrimi që i ka bashkangjitur Eminem dizajnit fitues në Facebook.

Capture

Kolonat deri në 7 kilometra në Merdare

0

Pika kufitare “Merdare” që lidh Kosovën me Serbinë është bllokuar nga kolonat e gjata që janë krijuar në mbrëmjen e sotme.

Fatmir Misini një qytetarë i Kosovës i cili është duke udhëtuar për në Zvicër nga Serbia, bënë me dije për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress se ka dy orë që është duke pritur në kufi dhe nuk është duke lëvizur fare nga Kolona.

Ai, për KosovaPress tregon se për 2 orë ka lëvizur me veturën e tij vetëm për 1 kilometër dhe se është rreth 4 kilometra larg kufirit.

Përveç kësaj Misini thotë se edhe pas veturës së tij janë krijuar kolonat deri në 3 kilometra, që në llogaritje i bie të jenë krijuar kolona deri në 7 kilometra.

Ky qytetarë përmes KosovaPress-it po u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që janë nisur për në këtë pikë kalimi kufitar, që të marrin rrugë tjetër.

Turqia shkon në zgjedhje të parakohshme

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se vendi i tij do të mbajë zgjedhjet e parakohshme, sipas të gjitha gjasave, më 1 nëntor.

Qytetarët do të shkojnë përsëri në votime pasi kryeministri Ahmet Davutoglu ka braktisur përpjekjet për të formuar koalicionin qeveritar.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Davutoglut ka humbur shumicën, që ka gëzuar për 12 vjet, në zgjedhjet e qershorit.

Humbja ka ndodhur kryesisht për shkak të suksesit të Partisë Popullore Demokratike, subjekt pro-kurd.

Ndryshimi i Rita Orës për 24 orë

0

Vetëm 24 orë më parë ajo dukej ndryshe. Flokët e saj ishin blu dhe rozë, por sot janë me një ngjyrë tjetër.

Këngëtarja Rita Ora, i ka kthyer flokët totalishtë në ngjyrë të bardhë dhe është parë kështu në rrugët e Los Anxhelos.

Ora është duke qëndruar në këtë vend për të promovuar këngën e re në bashkëpunim me Chris Brown “Body on me”.

Si të shpëtoni nga ngërçet e menstruacioneve

0

Sërish erdhi ajo kohë e muajit kur vizitoheni nga menstruacionet, sërish stomaku juaj dhemb tmerrësisht, ndjeheni sikur ju shtrydhet barku, iritoheni me imtësira, nuk e dini në cilën pozitë të rrini për shkak të sikleti që keni në bark, keni humbje të apetitit e tj. Ndjenja e sikletit i referohet ngërçit menstrual që në medicinë quhet dismenorea.

Ngërçet menstruale mund të jenë të mërzitshme dhe të pakëndshme, mund të shkatërrojnë ditën tuaj duke ju lënë në siklet dhe të irituar pa mundur të kryeni ndonjë punë. Jo të gjitha femrat përjetojnë ngërçe menstruale. Ato dallojnë nga femra në femër, për disa ngërçi menstrual ndodh vetëm ditën e parë për të tjerë vazhdon edhe ditëve tjera. Ja disa këshilla të dobishme se si të shpëtoni nga ngërçet menstruale.

Të çliroheni nga ngërçet menstruale
Shmangeni kafeinën: Konsumimi i tepërt i kafeinës i bën ngërçet edhe më keq. Rekomandohet që të rrini sa më larg ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë kafeinë sikur se kola, çaji, çokolata dhe kafja- para dhe pas menstruacioneve.

Pije të dekafinizuara çaj kamomili. Kolegji Perandorak i Londrës kreu një studim nga i cili konstatoi se pierja e çajit të kamomilit ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga ngërçi menstrual.

Nxehtësia: Merreni një shishe me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në stomak, një tjetër vendoseni në bel. Për disa femra, pasi t`a bëjnë këtë gjë ngërçi zhduket. Për të tjerat do duhej tretman i mëtutjeshëm që të lirohen nga ngërçet.

Vaskë e ngrohtë: Një mënyrë tjetër e aplikimit të nxehtësisë që të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga ngërçi menstrual. Vaska e ngrohtë i qetëson muskujt e trupit, me çka ndikon në zbutjen drastike të dhimbjeve.

Medikamente për zbutjen e dhimbjeve: Mund të provoni medikamente të dizajnuara për zbutjen e dhimbjeve nga ngërçet menstruale. Sigurohuni që të merrni lejen e mjekut, medikamentet e tilla përfshijnë: ibuprofen, paracetamol, felvin e tj.

Acidet yndyrore Omega-3: Një suplement nga vaji i peshkut në ditë, i pasur me omega-3, do ju ndihmojë në lehtësimin e sikletit të shkaktuar nga menstruacionet.

Shtesat dietore: Para se të filloni me ndryshimin e dietës do të dëshironit të provoni shtesat si vitamina E, B1, B6, D, citrat të kalciumit, magnezium dhe vaj peshku pasiqë lehtësojnë ngërçet tek disa njerëz.

Vitamina D ndihmon trupin tuaj të procesuojë kalciumin dhe të reduktojnë inflamacionin.

Citrati i kalciumit ndihmon në mirëmbajtjen e muskujve.

Magneziumi nëse merret 360 mg të paktën tre ditë para menstruacioneve, ndihmon në reduktimin e kimikateve apo prostaglandineve që lirohen kur menstruoni, e që shkaktojnë kontraktimin e muskujve që rezulton me ngërç.

Këto shtesa kanë efekte përfituese për shëndetin tuaj.

Shtrirjet dhe stërvitjet
Çoni këmbët : Shtrihuni poshtë dhe vendoseni një jastëk nën këmbët tuaja që të i ngrisë ato më lart se pjesët tjera të trupit. ështu do i relaksoni muskujt e mitrës.
Aplikoni shtypje në stomak për 10 deri 20 sekonda: Butësisht aplikoni shtypje, në këtë mënyrë trupi do të mashtrohet duke regjistruar ndjenjën senzacionale të shtypjes në vend se ndjenjën senzacionale të ngërçit.
Bëni masazh abdomenit: Në pjesën e përparme të abdomenit, butësisht masazhoni deri në pjesën e poshtme të shpinës, kështu do e zbutni dhimbjen menstruale.
Provo të ecësh: Ecja është shumë efektive për të zbutur dhimbjet menstruale. Ecni shpejtë për 30 minuta, tre herë në ditë, kjo do ndihmojë në reduktimin e prostaglandineve.
Ushtrime aerobiku: Vrapimi, noti, çiklizmi, vallëzimi, sportet si basketbolli, futbolli e tj. Çdo formë e ushtrimit që përfshin vrapimin do ju ndihmojë në zbutjen e ngërçeve menstruale. Mund të bëni një gjë të tillë 20 deri 40 minuta, tre herë në javë.

Këshilla të tjera të dobishme
Pini shumë ujë, do ju bëjë të ndjeheni më mirë.
Mos të visheni me rroba të ngushta përreth belit, mundohuni të vesheni më rroba më komode.
Gjejeni një pozitë të rehatshme.
Mund të zgjateni përpara kur uleni, kjo do e lehtësojë dhimbjen.
Shtrihuni në stomak dhe merrni frymë me hundë ndërsa nxjerreni me gojë, dhe kohë pas kohe ndaleni frymën për një moment. Kjo do ju ndihmojë të ju zë gjumi dhe të ngadalësoni ritmin e zemrës, me çka e vëni trupin në një gjendje të relaksuar.
Vendoseni një jastëk direkt në vendin e dhimbjeve dhe shtrihuni mbi të.
Nëse ngërçet janë me intenzitet të lartë dhe të vazhdueshme, atëherë është më mirë të konsultoheni me mjekun tua

Çfarë thotë 'babai i internetit'

0

Zëvendëspresidenti i Google dhe shefi i internetit Vint Cerf, i cili konsiderohet si ‘babai i internetit’ parashikon se si interneti do të rritet në dekadat në vazhdim.

Sipas tij, interneti që njohim sot do të jetë transformuar në një lidhje ndërplanetare rrjetesh, pas disa dekadave i cili do të shërbejë për të qenë koherent me planetët shumë larg Tokës

“Kur ne e ndezëm internetin për herë të parë në vitin 1983, ideja se do të kishim një kompjuter të fuqishëm në xhep një ditë, ishte një trill i shkencës. Por interneti ka evoluar, madje përtej celularëve tek objektet inteligjente, të cilat flasin me njëra-tjetrën dhe me juve. Ato pajisje të quajtura “Interneti i gjërave”, tani kanë nevojë për protokolle standarde që lejojnë produkte të lidhura nga kompani të ndryshme, të punojnë si një tërësi”, thotë Vint Cerf.

Ai vazhdon duke thënë se së shpejti, makinat, ndërtesat, qytetet dhe njerëzit do të kenë sensorë dhe softuerë që gjurmojnë burimet, i përgjigjen krimit ose marrin shenja jetësore të vazhdueshme.

Në këtë mjedis, makineritë që mësojnë do të bëhen shumë të rëndësishme, nuk do të jenë robotë të çmendur, por sisteme më të zgjuara se makineritë e kërkimit të Google sot.

“Sapo të lidhim gjithçka me çdo gjë tjetër, siguria dhe privatësia do të jenë sfida të mëdha. Është e pamundur të ndalosh abuzimin, por ne duhet të jemi në gjendje ta kapim atë. Duhet të zhvillojmë siguri më të mirë dhe teknologji autentike, si dhe marrëveshje më të mira ndërkombëtare për të ndjekur penalisht krimet globale në kibernetikë”, thotë tutje Cerf.

“Megjithatë, interneti do të shtrihet përtej kufijve politikë dhe përtej planetit tonë. Një prototip i internetit ndërplanetar gjithashtu shtrihet mes planetit tonë dhe Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Astronautët e përdorin për komunikim me Tokën. Interneti ndërplanetar do të evoluojë dhe do të zgjerohet, ndërsa anijet e vjetra hapësinore kthehen në shtyllën kurrizore të kalimit të sinjaleve”, shpjegon tutje Cerf.

Në përgjigjet e tij të transmetuara nga “Popular Science”, Cerf shpjegon po ashtu edhe rreth internetit ndërplanetar.

“Është një rrjet kompjuterik në hapësirë që konsiston në një set nyjash rrjeti që mund të komunikojnë me njëra-tjetrën. Komunikimi mund të vonohet prej distancave të mëdha ndërplanetare, ndaj interneti ndërplanetar ka nevojë për protokolle dhe teknologji të re, që tolerojnë vonesat e gjata dhe gabimet. Interneti, siç e njohim ne sot, priret të jetë një rrjet rrjetesh me trafik të lartë, vonesa të shpërfillshme dhe gabime, por interneti ndërplanetar është një rrjet tepër i përparuar i interneteve që, gjithsesi, shpesh shkëpusin lidhjen”, thotë Cerf.