Çfarë thotë 'babai i internetit'

TË FUNDIT

Zëvendëspresidenti i Google dhe shefi i internetit Vint Cerf, i cili konsiderohet si ‘babai i internetit’ parashikon se si interneti do të rritet në dekadat në vazhdim.

Sipas tij, interneti që njohim sot do të jetë transformuar në një lidhje ndërplanetare rrjetesh, pas disa dekadave i cili do të shërbejë për të qenë koherent me planetët shumë larg Tokës

“Kur ne e ndezëm internetin për herë të parë në vitin 1983, ideja se do të kishim një kompjuter të fuqishëm në xhep një ditë, ishte një trill i shkencës. Por interneti ka evoluar, madje përtej celularëve tek objektet inteligjente, të cilat flasin me njëra-tjetrën dhe me juve. Ato pajisje të quajtura “Interneti i gjërave”, tani kanë nevojë për protokolle standarde që lejojnë produkte të lidhura nga kompani të ndryshme, të punojnë si një tërësi”, thotë Vint Cerf.

Ai vazhdon duke thënë se së shpejti, makinat, ndërtesat, qytetet dhe njerëzit do të kenë sensorë dhe softuerë që gjurmojnë burimet, i përgjigjen krimit ose marrin shenja jetësore të vazhdueshme.

Në këtë mjedis, makineritë që mësojnë do të bëhen shumë të rëndësishme, nuk do të jenë robotë të çmendur, por sisteme më të zgjuara se makineritë e kërkimit të Google sot.

“Sapo të lidhim gjithçka me çdo gjë tjetër, siguria dhe privatësia do të jenë sfida të mëdha. Është e pamundur të ndalosh abuzimin, por ne duhet të jemi në gjendje ta kapim atë. Duhet të zhvillojmë siguri më të mirë dhe teknologji autentike, si dhe marrëveshje më të mira ndërkombëtare për të ndjekur penalisht krimet globale në kibernetikë”, thotë tutje Cerf.

“Megjithatë, interneti do të shtrihet përtej kufijve politikë dhe përtej planetit tonë. Një prototip i internetit ndërplanetar gjithashtu shtrihet mes planetit tonë dhe Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Astronautët e përdorin për komunikim me Tokën. Interneti ndërplanetar do të evoluojë dhe do të zgjerohet, ndërsa anijet e vjetra hapësinore kthehen në shtyllën kurrizore të kalimit të sinjaleve”, shpjegon tutje Cerf.

Në përgjigjet e tij të transmetuara nga “Popular Science”, Cerf shpjegon po ashtu edhe rreth internetit ndërplanetar.

“Është një rrjet kompjuterik në hapësirë që konsiston në një set nyjash rrjeti që mund të komunikojnë me njëra-tjetrën. Komunikimi mund të vonohet prej distancave të mëdha ndërplanetare, ndaj interneti ndërplanetar ka nevojë për protokolle dhe teknologji të re, që tolerojnë vonesat e gjata dhe gabimet. Interneti, siç e njohim ne sot, priret të jetë një rrjet rrjetesh me trafik të lartë, vonesa të shpërfillshme dhe gabime, por interneti ndërplanetar është një rrjet tepër i përparuar i interneteve që, gjithsesi, shpesh shkëpusin lidhjen”, thotë Cerf.