Dizajni i Granit Bunjakut është votuar si më i miri për ballinën e albumit më të ri të reperit të famshëm botëror Eminem.
Para disa muajsh Eminem u ka dhënë mundësinë për të votuar 15 nga 2000 dizajnët e dërguara nga artistë të ndryshëm nga mbarë bota.
Si fillim, dizajni i Granit Bunjakut është futur në mesin e 15 më të mirëve dhe me votat që ka marrë ka arritur të përzgjidhet si më i miri.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë reperi përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook.
“Faleminderit të gjithëve që dërguat dizajnët për konkursin tonë. Ju votuat Granitin dhe ai doli në krye. Urime shok”, është mbishkrimi që i ka bashkangjitur Eminem dizajnit fitues në Facebook.

