Kolonat deri në 7 kilometra në Merdare

TË FUNDIT

Pika kufitare “Merdare” që lidh Kosovën me Serbinë është bllokuar nga kolonat e gjata që janë krijuar në mbrëmjen e sotme.

Fatmir Misini një qytetarë i Kosovës i cili është duke udhëtuar për në Zvicër nga Serbia, bënë me dije për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress se ka dy orë që është duke pritur në kufi dhe nuk është duke lëvizur fare nga Kolona.

Ai, për KosovaPress tregon se për 2 orë ka lëvizur me veturën e tij vetëm për 1 kilometër dhe se është rreth 4 kilometra larg kufirit.

Përveç kësaj Misini thotë se edhe pas veturës së tij janë krijuar kolonat deri në 3 kilometra, që në llogaritje i bie të jenë krijuar kolona deri në 7 kilometra.

Ky qytetarë përmes KosovaPress-it po u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që janë nisur për në këtë pikë kalimi kufitar, që të marrin rrugë tjetër.