Nuk ka embargo të grurit nga Rusia ndaj Shqipërisë

0

Kështu ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri, e cila ka hedhur poshtë lajmet e publikuara së fundi nëpër mediat shqiptare, mbi ekzistencën e rrezikut të ndërprerjes së eksporteve të grurit rus për në Shqipëri.

Vendimi

Duke konfirmuar vendimin e qeverisë ruse të datës 13 gusht 2015, sipas të cilit Shqipëria është ndër 5 vendet e reja që përfshihen në “listën e zezë” të shteteve prej nga ndalohet importi në Rusi i prodhimeve bujqësore, Ambasada thekson edhe njëherë se ky vendim i Kremlinit parashikon vetëm ndalim të eksporteve shqiptare drejt Moskës, kryesisht lëndë të para bujqësore dhe ushqime, për shkak se Shqipëria u është bashkuar vendeve që kanë vendosur sanksione antiruse.

Vendimi i qeverisë ruse, sipas Ambasadës, është një hap i ndërmarrë në bazë të parimit të reciprocitetit dhe është një kundërmasë e Rusisë ndaj Shqipërisë, si një nga vendet që ka mbështetur vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian, të datës 22 qershor 2015, për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, për shkak të veprimeve destabilizuese të Moskës në Ukrainë, si dhe sanksioneve ekonomike kundër Krimesë dhe Sevastopolit. Të dyja këto vendime të Bashkimit Europian, Ambasada ruse në Tiranë i quan të paligjshme.

Eksporti grurit

Në fund, njoftimi për shtyp i Ambasadës së Federatës Ruse thekson se regjimi i eksportit të mallrave ruse, përfshirë edhe grurin, nuk preket nga vendimi i Kremlinit i datës 13 gusht dhe se nuk do të bëhet kurrsesi nga Rusia, duke dashur kështu të qetësojë edhe ata që janë shqetësuar nga një ndërprerje e mundshme e furnizmit të Shqipërisë me grurin rus.

Pak ditë më parë edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar për embargon ruse ndaj produkteve shqiptare, duke deklaruar se Shqipëria ka një vit që ndodhet nën embargon ruse. “Shqipëria ka një vit që ndodhet nën embargon ruse. Ndryshimi është se atëherë u motivua kinse si shkelje proceduriale, ndërsa tani cilësohet si bllokim politik. Në 2014, Shqipëria u ndalua padrejtësisht të eksportonte prodhime bujqësore në Rusi, për shkak se firma të vendeve të BE nën embargo kalonin prodhimet e tyre në Rusi, duke përdorur certifikata të falsifikuara shqiptare të printuara në vendet e tyre. Kjo na detyroi të nxjerrim certifikata me elemente të larta sigurie dhe problemi u zgjidh. Autoritetet ruse pranuan të rihapin eksportet. Tani bllokimi motivohet politikisht. Në shtator unë do të vizitojë Ukrainën për të nënshkruar marrëveshje për eksport masiv të frutave, perimeve dhe prodhimeve bujqësore të përpunuara. Këtë vit bujqësia ka shënuar një bum të paparë të eksporteve bujqësore,” deklaroi Panariti.

​Memli kërkon në Slloveni rritjen e shkëmbimeve bujqësore

0

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot në Ptuj të Sllovenisë homologun e tij slloven, Dejan Zidan.

Ministri Krasniqi ka marrë pjesë edhe në konferencën “Si të mbahet bujqësia në Evropë e liruar nga Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ)”, në të cilën kanë qenë të pranishëm edhe ministra, zv.ministra të Bujqësisë nga vende të ndryshme të Evropës si dhe zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian për sektorin e bujqësisë.

Në takim me ministrin slloven të bujqësisë, u biseda për mundësitë e bashkëpunimit për avancimin e politikave bujqësore.

Ministri Krasniqi prezantoi para homologut slloven të arriturat në bujqësi në Kosovë si dhe sfidat për të ardhmen. Ai theksoi se Qeveria e Kosovës e ka në prioritet zhvillimin e këtij sektori, si një potencial për zhvillim ekonomik dhe punësim.

Ministri tha se po punohet në sfidat strukturore për bujqësinë në Kosovë siç janë ujitja, konsolidimi i tokave dhe zhvillimi i infrastrukturës rurale. Ai theksoi se Slloveni a është një partner shumë i mirë ekonomik dhe politik i Kosovës dhe falënderoi ministrin Zidan për përkrahjen që shteti i tij i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Nga ana e tij, ministri slloven, Dejan Zidan informoi ministrin Krasniqi për politikat bujqësore në slloveni. Ai vlerësoi të arriturat që ka shënuar Kosova në këtë sektor dhe çmoi faktin që po i jepet gjithherë një rëndësi më e madhe. Zidan shfaqi gatishmërinë e qeverisë së tij që të mbështesë Kosovën në avancimin e politikave bujqësore.

Të dy ministrat u pajtuan që të realizojnë vizita të ndërsjella dhe të ketë komunikim të vazhdueshëm, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe në hapjen e rrugëve për bashkëpunim mes agrobizneseve kosovare dhe atyre sllovene.

Ndërkaq në konferencën e mbajtur rreth OMGJ-ve, ministri Krasniqi ka mbajtur një fjalë rasti dhe ka prezantuar qëndrimet e Kosovës rreth kësaj. Ai deklaroi se Kosova po e harton një projektligj rreth OMGJ-ve, por do të presë që atë ta miratojë pasi të jenë finalizuar direktivat e fundit të Bashkimit Evropian, por edhe të ndjekë praktikat më të mira evropiane për këtë.

Përveç këtyre, ministri Krasniqi ka takuar edhe zyrtarë të bujqësisë nga shtete të tjera të Evropës, dhe të Komisionit Evropian, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në bujqësi.

Vazhdon mbështetja ndërkombëtare për hendbollin kosovar

0

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Federatën e Hendbollit të Kosovës e ka mbështetë FHK-në me një dysheme speciale (gerflor). Kjo dysheme do të shërbejë për zhvillimin e ndeshjeve të hendbollit që Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2017 për meshkuj që zhvillohen në muajin nëntor të vitit 2015 me Lituaninë dhe muajin janar të 2016 me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Sllovakinë.

IHF po ashtu aprovoi edhe projektin ‘Hendbolli në shkolla” të FHK-së i cili do të mbështetet në ciklin katër vjeçar. Me këtë rast FHK-ja do të ndihmohet me pajisje sportive të parapara në projekt, në rend të parë do të mbështetet me topa të madhësive 0, 1 dhe 2 që do t’i ofrohen shkollave të hendbollit përfshirë ato fillore dhe të mesme që do te organizohen në kuadër të Federatës së Sportit shkollor dhe shoqatave të pedagogëve.

Amnesty International: Maqedonia të mos ushtrojë dhunë ndaj refugjatëve

0

Organizata prestigjioze botërore Amnesty International (AI) ka pranuar raport ekstrem brengosës lidhur me faktin se njësiti special policor në kufirin jugor ka rrahur refugjatë madje ka shtënë me armë zjarri në ajër me qëllim që të pengojë hyrjen e tyre në territorin e Maqedonisë.

“Situata shumë shpejt është përkeqësuar në momentin kur qeveria e Maqedonisë dy zonat kufitare i shpalli për “rajone krize”, duke e mbyllur kufirin jugor me Greqinë, që gjendet në afërsi të qytetit Gjevgjeli, me ç’rast ftoi Armatën për ndihmë. Mijëra emigrantë dhe njerëz që kërkojnë azil që kryesisht janë nga Siria, Afganistani dhe Iraku, janë ngulitur në këtë zonë dhe po përballen me rrezik serioz nga përdorimi i dhunës, që kur autoritetet maqedonase më datën 20 gusht e mbyllën kufirin jugor, në këtë mënyrë duke krijuar një zonë të re krize në mesin e krizës globale të emigrantëve”, ka kumtuar Amnesty International, transmeton INA.

Sipas kësaj organizate botërore, nëse raportet e rrahjes nga ana e policisë dalin të sakta, kjo mund të sjellë deri tek eskalimi serioz edhe ashtu në këtë situatë tepër tensionuese, duke paralajmëruar të gjitha shtetet kanë për detyrim që t’i mbrojnë njerëzit të cilët ikin nga lufta dhe përndjekja.

OKB i bën thirrje Maqedonisë të rivendos rend në kufi

0

​Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi policia maqedonase ka përdorur forcën për të larguar refugjatët dhe migrantët, të cilët po tentojnë që nga Greqia të hyjnë në Maqedoni.
Komisionari i Lartë për Refugjatë i OKB-së, Antonio Guterres ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm maqedonas Nikola Poposki.

Guterres i ka thënë Poposkit se Maqedonia duhet të krijojë “menaxhim të rregullt” në kufinjtë e saj dhe të respektojë refugjatët.

Sot, policia në Maqedoni ka përdorur gaz lotsjellës për të larguar refugjatët dhe migrantët, të cilët po mundohen të kalojnë në territorin maqedonas.

Të enjten, Qeveria në Maqedoni ka shpallur gjendje krize, për shkak të fluksit të madh të migrantëve dhe refugjatëve.

Mijëra njerëz kanë kaluar natën në zonën kufitare në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, pasi që autoritetet maqedonase kanë mbyllur kufinjtë.

TEMAT:OKBMAQEDONIKUFI

Aeroporti 10 milionësh që nuk është përdorur kurrë

0

Aeroporti Jaisalmer është një aeroport në Indi, i cili mund të akomodojë me qindra mijëra udhëtarë në vit, por ai ende nuk ka marrë asnjë pasagjer të vetëm.

Përkundër që është ndërtuar tre vjet më parë me një kosto prej 10 milionë funtash në qytetin e Rajasthan në veri-perëndim të Indisë, transmeton Koha.net. Aeroporti i Jaisalmer ende mbetet i mbyllur dhe ka filluar të tregojë shenja të shkatërrimit.

Terminali i boshatisur shtrihet prapa dyerve të mbyllura. Vizitorët e vetëm të këtij vendi janë pastruesit dhe rojet e sigurisë të cilët janë punësuar për të patrulluar në këtë vend.

Qeveria e Indisë është kritikuar shumë për krijimin e këtij aeroporti, ndërsa aeroporti më i afërt që është në funksion është 321 kilometra.

Zbulojeni personalitetin përmes formës së fytyrës!

0

Thuhet se leximi i fytyrës nuk mund të konsiderohet si një shkencë e saktë, por rezultatet nga studimet duken mjaft interesante.

Ja çfarë thotë forma e fytyrës për personalitetin tuaj:

Fytyra rrumbullake: Njerëzit me formë fytyre të rrumbullakët priren të jenë më emocional, të ndjeshëm dhe të kujdesshëm. Sipas studimeve, thuhet se burrat dhe gratë me këtë formë fytyre janë të prirur për fantazi seksuale dhe kanë tendencën të kenë marrëdhënie afatgjata.

Fytyrat ovale: Njerëzit me këtë formë fytyre janë më praktikë dhe metodikë në karrierën e tyre. Ata kanë potencial shumë të fortë dhe priren të jenë korrekt në gjithçka.

Fytyrat katrore: Individët me fytyrë në formë katrore, zakonisht posedojnë një mendje të mprehtë dhe analitike. Kanë personalitet të zjarrtë dhe bëhen lehtësisht agresiv. Ata janë ambiciozë dhe autoritarë.

Fytyrat trekëndëshe: Individët me këtë formë fytyre kanë shije të hollë për artet, personaliteti i tyre është krijues dhe i ndjeshëm. Nëse do të shiheshin nga këndvështrimi i një artisti, ata do të shikoheshin si individë me temperament flakërues.

Mustafa priti ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Gjatë këtij takimi njoftues, kryeministri Mustafa e informoi ambasadorin Delawie për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe agjendën integruese euroatlantike, e reformat thelbësore në fusha të tjera, si pjesë e zhvillimit të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa shprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen dhe kontributin e pazëvendësueshëm që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin për Republikën e Kosovës.
Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen duke shprehur përkushtimin e tij gjatë misionit në Kosovë, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori Delawie po ashtu vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën.

Mustafa priti komandantin e ri të KFOR-it

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.

Kryeministri Mustafa dhe Gjeneral Major Miglietta biseduan për progresin në Kosovë, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të avancimit të proceseve.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu respektin dhe vlerësimin maksimal që qytetarët dhe Qeveria e Kosovës kanë për kontributin e KFOR-it, në krijimin e ambientit të sigurt dhe proceset tjera zhvillimore në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me KFOR-in.

Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke ofruar përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm të KFOR-it për proceset në Kosovë, në të ardhmen.

Forbes: Jennifer Lawrence, aktorja më e paguar

0

52 milionë llogaritet fitimi i Jennifer Lawrence e cila është bërë e njohur me filmin “The Hunger Games”, 25 vjecja, për 12 muaj ka fituar 52 milionë dollarë, për të fituar kështu titullin e aktores më të paguar me 12.5 milionë më shumë se aktorja, Scarlet Johansson, e cila renditet e dyta në këtë listë me fitimin prej 35.5 milionë dollarë.