Qeveria ka miratuar propozim-vendimin e propozuar nga Ministri i Financave, Avduall Hoti. Me anë të këtij propozimi i rekomandohet presidentes së vendit që ta autorizon Ministrin e Financave për të nënshkruar një kredi me Bankën Botërore që do të përdorët për ngritje të cilësisë në arsim./ 21 Media
Si të forcojmë kujtesën!
Një kujtesë e fortë varet nga një tru i shëndetshëm dhe jetësor,ka një sërë gjërash që duhet të bëni për të ruajtur performancën e saj, të tilla si:
- Mos evitoni ushtrimet fizike dhe gjumin.
- Rrisni ose forconi aftësinë për të mësuar.
- Gjeni kohë për shokët dhe argëtimet.
- Relaksohuni rregullisht.
- Përdorni me shumicë ushqime që i bëjnë mirë trurit.
- Bëni ushtrime për trurin.
- Bëni ushtrime për memorizimin.
- Lexoni artikuj dhe libra/Shendeti.
Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të barazojë shtypësin me viktimën
( I plotësuar)Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar sot Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po vazhdon diskutimi për situatën në Kosovë, bazuar në raportin e rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
Thaçi ka përmendur si të arritur kryesore votimin e amendamentit kushtetues, i cili mundëson themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë.
Thaçi ka thënë se Kosova nuk do të lejojë që Gjykata Speciale të barazojë veprimet gjenocidale të Millosheviqit me veprimet individuale të një komuniteti të shtypur.
“Nuk do të lejojmë që historia të rishkruhet për të turbulluar dallimin midis shtypësit dhe viktimës”, ka thënë Thaçi.
Ai po ashtu ka ftuar vendet e Bashkimit Evropian që të nënshkruajnë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën në muajin shtator.
Thaçi u ka bërë thirrje edhe anëtarëve të OKB-së që të mbështesin peticionin e nënshkruar nga më shumë se 150,000 qytetarë për drejtësi për gratë e përdhunuara gjatë luftës.
Thaçi ka thënë gjithashtu se Kosova ka marrë masa të fuqishme që kanë ulur numrin e migrantëve dhe azilkërkuesve kosovarë.
——————-
(E plotësuar) I ashpër është treguar zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ndaj deklaratave të homologut të tij serb në lidhje me spastrimin etnik që po bëhet ndaj serbëve në Kosovë.
Thaçi i ka thënë Daçiqit se ka qenë Serbia dhe ushtria e këtij shteti që ka bërë krime në Kosovë, që ka shkatërruar mbi 300 objekte fetare, që ka djegur mbi gjysmën e Kosovës në vitet 98/99., që ka larguar dhunshëm mbi 1 milion qytetarë të Kosovës.
Këto të gjitha sipas Thaçit janë spastrim etnik ndaj shqiptarëve dhe për këtë Kosova nuk do të rrijë duarkryq por do të ngrejë padi.
Gjithashtu Thaçi ja ka bërë me dije homologut të tij serb që Kosova do të marrë ndonjëherë leje nga serbët apo shteti serb.
“Ju do të vazhdoni luftën se e keni zakon por prapë do ta humbisni”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimi të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit
——————–
Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka folur për krijimin e Gjykatës Speciale dhe luftën që është bërë në Kosovë.
Duke rikujtuar krimet që janë bërë në Kosovë gjatë vitit 98/99 nga shteti i Serbisë, Thaçi ka thënë se Kosova nuk do të lejojë që Gjykata të barazojë krimet gjenocidiale të Millosheviqit të shtetit të Serbisë, me veprimet e dëshpëruara eventuale të individëve të komunitetit të shtypur, të kryera gjatë ose pas luftës.
“Tashmë kanë kaluar shtatëmbëdhjetë vjet që nga fillimi i luftës në Kosovë në vitin 1998. Ju mund të mbani mend se rezistenca jonë ishte një rast i vërtetë i Davidit që luftonte Goliatin. Më lejoni të them zonja presidente se nuk ka kosovar, përfshirë këtu edhe veten time, i cili do të qëndrojë duarkryq dhe të lejojë që Gjykata Speciale të barazojë veprimet gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit, të shtetit të Serbisë, me veprimet të dëshpëruara eventuale të individëve të komunitetit të shtypur, të kryera gjatë ose pas luftës. Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë dhe njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur edhe nga intelektualët serbë. Thjesht dhe qartë kjo luftë e Serbisë ishte një fashizëm i pastër”, tha Thaçi.
Po ashtu Thaçi tha gjatë fjalimit të tij se në Kosovë nuk do të lejohet që historia të rishkruhet për të turbulluar dallimin në mes të shtypësit dhe viktimës (të shtypurit).
“Ne do të mbrojmë trashëgiminë e luftës sonë, lirinë e Kosovës dhe pavarësinë tonë”, ka thënë Thaçi.
Greqia shkon në zgjedhje më 20 shtator
Rebelët e Sirizas të cilët e kundërshtonin paketën e fundit të ndihmës për Greqinë, thanë se do të formojnë një parti të re, një ditë pas dorëheqjes së kryeministrit Cipras, i cili synon ri-zgjdhjen.
Rebelët nga partia në pushtet, ajo e krahut të majtë Siriza, kanë paralajmëruar se do të shkëputen nga kjo parti dhe të formojnë një parti të re. Kryeministri dhe lideri i Sirizas, Aleksis Cipras dha dorëheqje mbrëmë, duke u hapur kështu rrugë zgjedhjeve të reja. Ai e mori këtë vendim pasi e humbi mbështetjen e shumë prej deputetëve të tij në një votim mbi marrëveshjen për paketën e re të ndihmës me kreditorët ndërkombëtar, që u mbajt më herët gjatë muajit. Mediat greke raportojnë se 25 deputetë rebelë të Sirizas do ti bashkohen partisë së re, të quajtur Laiki Enotita, apo Uniteti Popullor. Partia do të udhëhiqet nga ish ministri i energjisë Panagiotis Lafazanis, i cili e kundërshtoi fuqishëm marrëveshjen e re të ndihmës. Një listë e deputetëtve të cilët do ti bashkohen partisë së re, që është publiuar në të përditshmen greke Ta Nea, tregonte se zëdhënësja parlamentare Zoe Konstan-topulu dhe ish-ministri i financave Janis Varufakis nuk ishin në mesin e anëtarëve të saj. Të dy poashtu e kanë kritikuar marrëveshjen, me zonjën Konstan-topulu që ka qenë ndër kritiket më të ashpra të ish-aleatit të saj Ciprasit.
Siriza ka fituar 149 ulëse në parlamentin prej 300 ulësesh në Greqi në zgjedhjet e janarit. Partia konservatore Demokracia e Re është radhitur e dyta, me 76 ulëse. Partia e re Uniteti Popullor bëhet partia e tretë më e madhe në parlament.
Në këmbim të sigurimit të paketës së re të ndihmës prej 86 miliardë eurosh nga partnerët evropianë, Cipras u desh të binte dakord mbi shkurtimet e dhimbshme ekonomike, duke nxitur kështu rebelim brenda partisë së tij.
Pas takimit të mëngjesit të sotëm me presidentin grek, liderit të partisë konservatore Demokracisë së Re, Vangjelis Meim-arakis iu dhanë tri ditë kohë për ta formuar qeverinë. Gjithsesi, observatorët thonë se ai nuk ka mbështetje të mjaftueshme dhe se zgjedhjet, të pestat në gjashtë vitet e fundit, do të thirren për 20 shtator.
Mustafa priti shefin e ri të misionit të FMN-së në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të premten në takim shefin e ri të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen.
Gjatë këtij takimi njoftues, kryeministri Mustafa, e informoi për progresin që po arrihet në Kosovë dhe zhvillimet e përgjithshme ekonomike, veçanërisht ato që lidhen me zhvillimet në aspektin e politikave financiare dhe fiskale.
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi z. Vermeulen për kornizën aktuale të Buxhetit të Kosovës, orientimet kryesore dhe për mundësitë e zhvillimit, sidomos në sektorin privat të ekonomisë.
Kryeministri Mustafa me këtë rast vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me FMN-në, sidomos në kuadër të marrëveshjes së Qeverisë për hyrje në Program me FMN-në, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për respektimin e këtij programi si parakusht për ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal.
Shefi i ri i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, vlerësoi të arriturat e deritashme, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të FMN-së.
Albanologët e rinj: "Shqipja, gjuhë atraktive për të huajt" (Video)
Gjuha shqipe është e bukur, e veçantë dhe e domosdoshme për komunikim, kështu thonë albanologët e rinj që po marrin pjesë në seminarin e 34 Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Kronika në vijim bën fjalë për dy të rinj, njëri nga Bullgaria e tjetri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët thonë se shqipja, ndonëse gjuhë e vështirë, është gjuhë të cilën vazhdojnë ta mësojnë me përkushtim./ 21 Media
Kosova dhe SHBA të përkushtuara për të thelluar bashkëpunimin (Video)
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka arritur në vendin tonë për ta marrë misionin dhe ai të premten i ka dorëzuar letrat kredenciale te presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila e ka pritur në një takim njoftues.
Me këtë rast presidentja Jahjaga e ka falënderuar ambasadorin amerikan, Delewie, për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë gjithmonë për Kosovën dhe për shqiptarët. Ajo ka rikujtuar se Kosova në rrugëtimin e saj e ka pasur gjithmonë mbështetjen e SHBA-së.
Pas takimit, Jahjaga dhe Delewie janë prononcuar për mediat.
Presidentja Jahjaga dhe ambasadori i SHBA-së, Delawie, bën një shëtitje në qendrën e qytetit të Prishtinës ku vizituan edhe panairin “Java e Mjedrave” që promovon prodhimin vendor dhe që mbështetet nga USAID-i.
Teuta Krasniqi:Knaqësia është fuqi…(Foto)
Aktorja Teuta Krasniqi po kalon ditë të bukura në qytetin e Venedikut.
Aktorja shqiptare përmes fotove të publikuara në rrjete sociale po tregon që është duke kaluar qaste të lumtura.
Bashkëngjitur me fotot të cilat po poston Teuta ajo ka vendosur edhe një mbishkrim ku thotë:
Kandidatët potencial për çmimin Oscar (VIDEO)
Nëntë filma tashmë janë renditur në listën e parashikimeve që mund të jenë kandidatë për çmimin prestigjioz Oscar
Edhe pse janë edhe gjashtë muaj deri të ceremonia e çmimit Oscar, tashmë kanë filluar parashikimet se cilët filma mund të fitojnë çmimin Oscar.
Lista e të nominuarve për këtë çmim prestigjioz, tashmë ka marrë formë dhe shikoni nëpërmjet trailerave, se cilët filma mund të jenë në këtë garë.
Zv/kryeministri Stojanoviq takoi Meuccin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, është takuar sot me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX, Gabriele Meucci, për të diskutuar në lidhje me shqetësimet e komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe për masat që janë duke u ndërmarrë nga EULEX-i dhe institucionet lokale për ta përmirësuar qasjen e tyre në shërbimet e fushës së sundimit të ligjit.
Meucci po ashtu ka njoftuar Stojanoviqin për hapat që janë duke u ndërmarrë nga EULEX-i në rastin e Oliver Ivanoviqit, për të siguruar, siç thuhet, respektimin e vlerave themelore të të drejtave të njeriut dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Politikani serb, Ivanoviq, është në paraburgim nën akuzat për krime të luftës të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë viteve 1999 dhe 2000.



