Kjo ndodh vetëm në Maqedoni: Bleu burek me para të falsifikuara!

0

Kjo ndodhë vetëm në Maqedoni, gjegjësisht në vajzë e re nga Ohri ka blerë burek me para të falsifikuara.

20 vjeçarja nga Ohri E.M. ka marrë kallëzim penale nga SPB e Ohrit për shkak se është e dyshuar për kryerjen e katër krimeve “falsifikim të parave”.

Siç njofton Ministria e Brendshme, e dyshuara në periudhën prej 28 prill deri më 17 maj, për të fituar fitim të paligjshëm, në zonën e Ohrit katër herë ka vënë në qarkullim kartëmonedha të rremë prej 500 denarëve me numër të njëjtë serik. Edhe pse ajo e dinte se kartëmonedhat janë të falsifikuara ose se janë para të rreme, E.M dy nga kartëmonedhat i ka lëshuar në qarkullim në një dyqan në lagjen Peshtani, dhe një në klub nate dhe një në burektore në Ohër dhe në këtë mënyrë fitoi fitim të paligjshëm prej 2.000 denarë, njofton Tetovasot.

Në 14 maj, rreth orës 21.45, e dyshuara nga punonjësi i dyqanit në Peshtani ka kërkuar që dy kartëmonedhat prej 500 denarë t’i shkëmbejë me 1.000 denarë. Punonjësi më vonë e ka vërejtur se të dyja kartëmonedhat kanë cilësi të dyshimtë dhe kanë të njëjtin numër serial.

Paratë e falsifikuara janë konfiskuar dhe dërguar për analizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup.

Më shumë meshkuj se sa femra në shkollat fillore

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2014/2015, sipas të cilit numri i fëmijëve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët është 273 649 prej tyre 132 481 janë femra, ndërsa 141 168 janë meshkuj. Kurse, numri i fëmijëve në arsimin privat për fillor dhe të mesëm të ulët është 2. 238.

Publikimi i të dhënave statistikore për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët për vitin shkollor 2014/2015 përmban të dhëna statistikore gjithëpërfshirëse, lidhur me treguesit statistikorë të arsimit për nivelin e dytë të arsimit fillor, nga klasa e parë deri në klasë të pestë, si dhe të dhënat për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë.

“Numrii fëmijëve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulëtështë 273 649 prej tyre 132 481 ose 48% janë femra, ndërsa 141 168 ose 52% janë meshkuj. Numri i mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulëtështë 17 594, prej tyre 9 139 ose 51.9% janë femra, ndërsa 8 455 ose 48.1% janë meshkuj. Numri i fëmijëve në arsimin privat për fillor dhe të mesëm të ulët është 2 238, prej tyre 946 janë femra, ndërsa 1 292 meshkuj.

Të dhënat janë paraqitur në nivel qendror dhe lokal për arsimin në sektorin publik dhe atë privat, për numrin e shkollave, numrin e nxënësve, numrin e mësimdhënësve, numrin e nxënësve sipas përkatësisë etnike, dhe numrin e nxënësve sipas klasave.

Burim i këtyre të dhënave është Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përkatësisht Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA).

Polaroid? Jeton tek printeri për telefonët e mençur

0

E mbani mend mitin e Polaroid, aparati i parë i fotove të çastit i viteve ’70? Shpesh na ka dhënë mundësinë edhe të bëjmë “selfie” në moment, para shfaqjes së fenomenit, dhe tashmë jeton në një printer në madhësinë e një iPhone.

Quhet Zip Instant Photoprinter, është portativ dhe i projektuar për telefonë smart dhe jo për aparatët fotografikë tradicionalë. Një pajisje që do të na shërbente për të stampuar foto që tashmë i ruajmë dhe i harrojmë në celularin tonë.

Zip PhotoPrinter ka madhësinë e një iPhone 6 me një ekran prej 4.7 polësh. Ka një portë microUSB-je për rikarikim dhe një buton ndezjeje. Sapo ndizet, ai lidhet me bluetooth dhe në smartphone shfaqet si një pajisje e re. Për këtë duhet të shkarkosh një aplikacion të posaçëm që të lidhni printerin me pajisjen.

Për të përdorur Zip PhotoPrinter mjafton të hapni kapakun e sipërm dhe të vendosni në të një letër të posaçme me kristale ngjyrash, e njëjta teknologji që përdoret në Smart Mobile Printer e LG-së.

Çdo stampim kërkon afërsisht një minutë kohë. Fotot janë të vogla dhe nuk kanë të njëjtën riprodhim si stampimi me bojë. Por qëllimi nuk është besinkëria ndaj fotos, më shumë se kënaqësia që mund të stamposh menjëherë nje foto që sapo ke bërë në telefon, madje dhe ta shkëmbesh me një mik.

Bruto Produkti Vendor shënon rritje 0.22%

0

Në bazë të statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, “Bruto Produkti Vendor” (BPV) shënon një rritje reale për 0.22% në krahasim me tre mujorin e parë të vitit paraprak.

Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 26.2%; hotelet dhe restorantet me 28.2%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 2.9%.

Rënie shënuan te: bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi me -1.7%; industria nxjerrëse -7.6 %; industria përpunuese me -0.1%; furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ujë -14.1%; ndërtimtaria me -14.1%; transporti dhe magazinimi me -4.3%; afarizmi me pasuri të patundshme me -2.1%; administrimi publik me -7.9%; dhe shërbime të tjera me -17.2%.

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje veçanërisht në: shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe Institucionet Jopërfituese në Shërbim të Ekonomive Shtëpiake (IJPShESh) me 2.6 %, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak; eksporti i mallrave dhe shërbimeve me 15.0 %; dhe importi i mallrave dhe shërbimeve me 5.3 %.

Ndërsa, rënie shënuan: shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me -8.7%, formimi i bruto kapitalit me 2.5%.

Sekuestrohen armë dhe substanca narkotike

0

Policia ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në një lokal nate në Prizren me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të llojeve të ndryshme, një pushkë gjysmë automatike njëzetëshe, sasi e municioneve dhe lëndë që dyshohet të jetë substancë narkotike.

Kjo u bëhen në vazhdën e hetimit të një rrahjeje të ndodhur ditë më parë në ambientet e një biznesi privat në Prizren, me qellim të gjetjes së provave materiale.

Hetues policorë dhe krim teknikët kanë sistemuar gjësendet e sekuestruara nën mbikëqyrjen e drejtorit rajonal të policisë dhe kryeprokurorit tëprokurorisë themelore. Janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të llojeve të ndryshme; një pushkë gjysmë automatike njëzetëshe;sasi e municioneve; dhe lëndë që dyshohet të jetë substancë narkotike.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy automjete. Gjatë bastisjes të pranishëm kanë qenë edhe inspektorët komunal të cilët kanë kryer punën e tyre. Gjatë hetimit të rastit policia ka vërejtur se objekti furnizohej ilegalisht me energji elektrike dhe për ketë është informuar njësiti i Keds-it të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar gjetjet e policisë. Në këtë rast janë arrestuar pesë persona; katër meshkuj dhe një femër.

"Kosova është vend i sigurt, kosovarët e meritojnë lëvizjen e lirë në BE"

0

Në kolumnën e tij për gazetën prestigjioze gjermane “Franfkurter Allgemeine Zeitung”, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se Kosova është një vend i sigurt, se qytetarët e saj e meritojnë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së dhe se vendi ka filluar të tejkalojë gradualisht sfidat ekonomike.

Shkruan: Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës

Fillimi i këtij viti solli skena të papritura në stacionin e autobusëve në kryeqytetin e Kosovës. Mijëra kosovarë, nga të gjitha grupmoshat dhe sferat e jetës, filluan të braktisin vendlindjen e tyre në përpjekje për të ikur drejt vendeve të BE-së në kërkim të një jete më të mirë. Deri më tani, gjatë këtij viti, deri në 60,000 njerëz kanë lënë vendin për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani. Pothuajse 30,000 prej tyre përfunduan në Gjermani gjatë gjysmës së parë të vitit 2015, që përbën një numër katër herë më të madh se ai që është shënuar gjatë gjithë vitit 2014, kur gjithsej 6,900 kosovarë kërkuan azil në Gjermani.

Ne kemi ndërmarrë masa të forta që ndikuan në uljen drastike të numrit të emigrantëve kosovar ë. Ndërsa numri i kosovarëve që kërkonin azil në Gjermani në muajin mars arriti në 11,147, deri në qershor të këtij viti numri ra në 1,373, ndërsa në korrik numri i emigrantëve ka rënë nga mijëra në qindra sosh. Ngjashëm, derisa numri i azilkërkuesve kosovarë në Hungari arriti në 14,000 në muajin mars, në qershor numri i tyre ra në më pak se 300. Pra, si arritëm këtë? Si e ndryshuan autoritetet e Kosovës rrjedhën dhe si mund të punojmë së bashku me autoritetet e BE-së dhe qeverinë gjermane për të siguruar që në mënyrë të përhershme do të ulim numrin e kosovarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së?

Fillimisht, ne duhej që të kuptonim arsyen e valës së emigrantëve. Shumë nga ata që braktisën vendin nga stacioni i ftohtë i autobusëve në mes të natës pretendonin para Gjermanisë dhe botës se nuk shihnin asnjë shpresë në Kosovë dhe situata ishte bërë e padurueshme, ekonomikisht dhe politikisht.

Mirëpo, pas hulumtimeve të domosdoshme, Policia e Kosovës dhe autoritetet e emigracionit gjetën një situatë më komplekse që duhej të trajtonim.

Janë disa të dala që mund t’i ndajmë me ju:

Fillimisht, 80% e emigrantëve nga Kosova vijnë nga vetëm 10% të komunave në Kosovë. Disa qytete dhe fshatra humbën rreth 10% të popullsisë së tyre, ndërsa në disa qytete të mëdha asnjë banorë nuk ia mësyu stacionit të autobusëve për të kërkuar një jetë më të mirë në Gjermani. Kjo tregoi se ka pasur rrjete të fuqishme kriminale në disa zona që ishin organizatorë dhe forcat kryesore që ua mundësonin njerëzve kalimin ilegal të kufirit për të kërkuar azil. Qendra e mafisë së trafikantëve të qenieve njerëzore është në veri të Serbisë, në afërsi të Hungarisë, ku kriminelët serbë dhe kosovarë bashkëpunuan me zyrtarë të korruptuar kufitarë për të dërguar mijëra njerëz përtej kufirit. Sipas disa përllogaritjeve, në viti n 2015, kosovarët i kanë paguar deri në 20 milionë euro bandave kriminale për t’u kontrabanduar në BE.

Së dyti, një valë e fortë thashethemesh dhe dezinformatash kishte kapluar banorët. Shumë medie në internet dhe madje edhe disa analistë nga qarqe intelektuale të Prishtinës po pretendonin se Gjermania kishte filluar me lëshimin e lejeqëndrimit dhe lejeve të punës për kosovarët që po kërkonin azil. Ideja ishte se Gjermania ka një normë të ulët të lindjeve dhe se gjermanët kërkojnë njerëz nga Ballkani për të punuar në Gjermani. Kjo mund t’i tingëllojë e pakuptimtë publikut gjerman, por realiteti është se ky spekulim ishte shumë i fuqishëm dhe u la pa përgjigje për shumë javë.

Rrjedhimisht, autoritetet kosovare nisën një fushatë informuese në të gjithë mediet duke ofruar informacione të sakta se kosovarët nuk kanë asnjë shans për të marrë azil në vendet e BE-së. Ne i goditëm rrjetet e mafisë, kurse pol icia arrestoi dhjetëra trafikantë të qenieve njerëzor që po pasuroheshin duke shkaktuar tragjedi njerëzore. Ne gjithashtu e kemi vënë ekonominë në krye të prioriteteve të qeverisë dhe tashmë kemi siguruar, këtë vit, dy kontrata të mëdha në fushat e energjisë dhe turizmit dimëror, investime prej 1.5 miliard euro në Kosovë.

Sidoqoftë, Kosova ka nevojë për ndihmë nga Gjermania për të siguruar se ne kurrë më nuk do të shohim një përsëritje të valës së emigrantëve. Ne kërkojmë nga autoritetet gjermane që ta shpallin Kosovën si një vend të sigurt. Shkalla e krimit për kokë banori në qytetet e Kosovës është më e ulët se në qytetet gjermane. Vendi është politikisht më stabil seç ishte në 100 vitet e fundit. Ne kemi një sistem demokratik që siguron përfaqësim shumë të gjerë politik për pakicat kombëtare. Gjendja ekonomike nuk është e mirë kur dihet se jemi në periudhë të tranzicionit, por një vizitë në Kosov ë do t’ju mjaftojë që të shihni se gjendja është e krahasueshme edhe me disa shtete lindore anëtarë të BE-së, prandaj nuk ka arsye për t’u dhënë azil kosovarëve.

Ne gjithashtu kemi nevojë për ndihmën e Gjermanisë për t’u mundësuar kosovarëve që të udhëtojnë përmes rrugëve legale. Kosova është shteti i fundit në Ballkanin Perëndimor që mbetet i privuar nga udhëtimi pa viza. Është viti 2015 dhe është tragjike që të rinjtë tanë thjesht fare nuk mund të vizitojnë Berlinin, Vjenën apo Romën, për të shijuar të mirat dhe sfidat e Evropës. Si mund të ndërtojmë një të ardhme evropiane për Kosovën nëse njerëzit tanë nuk mund as të vizitojnë Evropën?

Së fundi, ne duhet të vazhdojmë së bashku me “Procesin e Berlinit”, nismën e kancelares gjermane Angela Merkel, për të jetësuar investime në infrastrukturë në Ballkanin Perëndimor. Liderët e Ballkanit do të takohen sërish në Vjenë, kurse në mesin e pjesëmarrësve do të jenë edhe kancelarja Merkel, kryeministri italian Matteo Renzi dhe kancelari austriak Werner Faymann. Vendet tona kanë nevojë për ndërlidhje më të mirë përmes investimeve rrugore, hekurudhore dhe në infrastrukturën energjetike, gjë që do të ndikonte që Gjermania, në të ardhmen, të shpenzojë më pak para për imigrantët nga Ballkani.

 

7 vjeçari autik interpreton në piano këngët e Taylor Swift

0

Një fans i Taylor Swift ka arritur të tërheqë vëmëndje e këngëtares në saje të aftësive të tij të mahnitshmenë piano. “Huffington Post” tregon se është7- vjeçari autik , Jakobi Velazquez,ka treguarvlerësimin e tij për këngët e këngëtares, e veçanërisht për këngën“Shake It Off”.

7 vjeçari ka shpërnadarë në YouTube një video me mix në piano të këngëve të marra nga albumi isaj. Nëna e 7 vjeçarit , Tina Velazquez, shpjegoi se djali i saj u diagnostikua me autizëm kur ishte 4 vjeç dhe është një tifoz i madh i Taylor Swift.

“Unë nganjëherë ulem pranë tij në piano dhe e dëgjoj tek interpreton në piano këngët e këngëtares. Jakobi luan në piano këngët e saj , ndonjëherë edhe pa i mësuar më parë notat muzikore të këngëve”-shprehet ajo.

“Unë jam tifozi juaj më i madh. Unë shpresoj se një ditë ju mund të shkruani diçka për mua.”-tha 7 vjeçarindërsa interpretonte një version të këngëve të marra nga albumi i Swift. ”

Pasi videoja bërri xhiron në You Tube, duket se 7 vjeçari ka arritur të magjeps këngetaren, pasi ajo e ka përgëzuar vogëlushin duke i shprehur mbresat e saj në një postim të sajin në Twiterduke e ftuar atë në një n ga shfaqjet e saja.

169 mijë biznese të regjistruara në Shqipëri, 380 nga Kosova(Video)

0

Apelit të bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama një ditë më parë për regjistrim të bizneseve dhe zhdukje të informalitetit i është bashkuar sot edhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Vasilika Vjero e cila bëri një bilanc të numrit të bizneseve të regjistruara deri më tani.

Ajo iu drejtua me një thirrje të gjithë bizneseve të paregjistruara, ndërsa shpjegoi se mund të aplikojnë pranë zyrave të QKR-së që po punojnë me orare të zgjatura, ose mund të regjistrohen edhe online nëpërmjet portalit qeveritar e-albania.

Pavarësisht nivelit të lartë të informalitetit numri i bizneseve të reja të regjistruara pranë QKR-së ka ardhur në rritje; me 40 % më shumë nga njëri vit në tjetrin. Në total sipas drejtoreshës Vjero janë të regjistruara aktualisht 169 mijë biznese. Vetëm gjatë mujave të kësaj vere korrik-gusht janë regjistruar rreth 4 mijë biznese.

Sa i përket numrit të bizneseve të hapura në Shqipëri dhe Kosovë; të dhënat e fundit tregojnë se janë rreth 380 biznesenga Kosova të hapura në Shqipëri, ndërsa nga Shqipëria drejt Kosovës janë 500 biznese të regjistruara. Ekspertët mendojnë se potenciali i shkëmbimit ekonomik mes dy vendeve tona duhet të jetë shumë më i lartë se kaq.

Sot totali i bizneseve shkon në 502 biznese, me 2.190 punëtorë, me një kapital të përgjithshëm prej 59.781.835 euro. Për nga veprimtaria, dominojnë ndërmarrjet tregtare, por edhe lojërat e fatit. Ndërsa numri i bizneseve kosovare që operojnë në Shqipëri është më i vogël,rreth 380, ku kryesisht dominohen nga bizneset e vogla.

Bashkohen për përkrahjen e personave të riatdhesuar

0

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe shoqata humanitare bamirëse në Kosovë “Nëna Terezë”, kanë nënshkruar memorandum të mirëkuptimit për përkrahje të përbashkët nga palët për personat e riatdhesuar, që ju takojnë grupeve të cenueshme në procesin e riintegrimit të tyre në shoqëri.

Sipas një njoftimi të MPB-së, shoqata “Nëna Terezë” përmes punëtorëve socialë të saj do të ndihmojë riintegrimin e personave të riatdhesuar që iu takojnë grupeve të cenueshme përmes projekteve humanitare dhe zhvillimore për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme në vend, varësisht nga fondet në dispozicion nga donatorët e ndryshëm.
Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme do t’ia sigurojë shoqatës, “Nëna Terezë” evidencën e familjeve të riatdhesuara sipas vendbanimeve përkatëse, (fshatrave, qyteteve) me qëllim të konstatimit të gjendjes së tyre sociale.

'Psikologjikisht jemi ekip i dobët'

0

Trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel deklaroi se aspekti mendor është dobësia më e mëdha e ekipit të tij.
Borussia Dortmund mbrëmë fitoi ndaj ekipit norvegjez Odd 4:3 në ndeshjen e parë të eliminatore të ligës evropiane, por pas rezultatit negativ 3:0 në 20-minutat e para si mysafir.

Trajneri i ekipit gjerman u tha gazetarëve se ekipi i tij psikologjikisht nuk është gati.

“Nuk ishin të përgatitur për atë që ndodhi në fillim, nuk jemi psikologjkisht të fortë. Kam qenë i tmerruar si ramë dhe aq lehtë i pranuam golat. Duhet të jemi shumë më të mirë. Por ne treguam karakter në pjesën e dytë, dhe kjo më bën të lumtur”, tha Tuchel.