169 mijë biznese të regjistruara në Shqipëri, 380 nga Kosova(Video)

TË FUNDIT

Apelit të bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama një ditë më parë për regjistrim të bizneseve dhe zhdukje të informalitetit i është bashkuar sot edhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Vasilika Vjero e cila bëri një bilanc të numrit të bizneseve të regjistruara deri më tani.

Ajo iu drejtua me një thirrje të gjithë bizneseve të paregjistruara, ndërsa shpjegoi se mund të aplikojnë pranë zyrave të QKR-së që po punojnë me orare të zgjatura, ose mund të regjistrohen edhe online nëpërmjet portalit qeveritar e-albania.

Pavarësisht nivelit të lartë të informalitetit numri i bizneseve të reja të regjistruara pranë QKR-së ka ardhur në rritje; me 40 % më shumë nga njëri vit në tjetrin. Në total sipas drejtoreshës Vjero janë të regjistruara aktualisht 169 mijë biznese. Vetëm gjatë mujave të kësaj vere korrik-gusht janë regjistruar rreth 4 mijë biznese.

Sa i përket numrit të bizneseve të hapura në Shqipëri dhe Kosovë; të dhënat e fundit tregojnë se janë rreth 380 biznesenga Kosova të hapura në Shqipëri, ndërsa nga Shqipëria drejt Kosovës janë 500 biznese të regjistruara. Ekspertët mendojnë se potenciali i shkëmbimit ekonomik mes dy vendeve tona duhet të jetë shumë më i lartë se kaq.

Sot totali i bizneseve shkon në 502 biznese, me 2.190 punëtorë, me një kapital të përgjithshëm prej 59.781.835 euro. Për nga veprimtaria, dominojnë ndërmarrjet tregtare, por edhe lojërat e fatit. Ndërsa numri i bizneseve kosovare që operojnë në Shqipëri është më i vogël,rreth 380, ku kryesisht dominohen nga bizneset e vogla.