Gjermania ka nisur instalimin urgjent të sistemeve moderne kundër dronëve në tetë aeroportet më të mëdha të vendit, me synim rritjen e sigurisë së trafikut ajror.
Aeroportet e Frankfurtit, Berlinit, Mynihut, Dyseldorfit, Shtutgartit, Hamburgut, Leipzigut dhe Këlnit do të pajisen me teknologji për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve të paautorizuar.
Vendimi vjen pas disa incidenteve pranë aeroporteve, ndërsa rasti i fundit në Leipzig ngriti shqetësime pasi një dron që dyshohej se transportonte eksplozivë u gjet pranë një avioni ukrainas të ngarkesave.
Autoritetet gjermane e kanë cilësuar mbrojtjen kundër dronëve si prioritet të ri të sigurisë, ndërsa pajisja e aeroporteve me sistemet e reja pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.
