Vinicius Jr rinovon me Real Madridin, shuhet shpresa e Arsenalit për transferimin e brazilianit

TË FUNDIT

Vinicius Jr ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Real Madridin, duke i dhënë fund interesimit të Arsenalit për transferimin e sulmuesit brazilian.

Sipas “The Athletic”, 26-vjeçari ka rënë dakord me kushtet e kontratës së re pas negociatave me klubin madrilen, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet së shpejti.

Kontrata aktuale e Vinicius skadonte verën e ardhshme, ndërsa lojtari përfitonte rreth 17.5 milionë euro në vit. Sipas raportimeve nga Spanja, marrëveshja e re do t’i garantojë një pagë prej rreth 25 milionë eurosh në vit.

Braziliani kishte kërkuar një përfitim financiar prej rreth 30 milionë eurosh në sezon, së bashku me përmirësime në të drejtat e imazhit, por palët duket se kanë arritur një kompromis.

Ndërkohë, Arsenali e kishte piketuar Vinicius Jr si një nga objektivat kryesorë të merkatos dhe ishte i gatshëm të bënte një investim të madh në rast se lojtari nuk do të rinovonte me Real Madridin.

Sipas mediave sportive, sulmuesi brazilian ishte i hapur për një transferim në Londër nëse negociatat me klubin spanjoll do të dështonin. Megjithatë, rinovimi i kontratës ka ndryshuar situatën dhe “Topçinjtë” tashmë po shqyrtojnë alternativa të tjera për përforcimin e sulmit.