Sekuestrohen armë dhe substanca narkotike

TË FUNDIT

Policia ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në një lokal nate në Prizren me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të llojeve të ndryshme, një pushkë gjysmë automatike njëzetëshe, sasi e municioneve dhe lëndë që dyshohet të jetë substancë narkotike.

Kjo u bëhen në vazhdën e hetimit të një rrahjeje të ndodhur ditë më parë në ambientet e një biznesi privat në Prizren, me qellim të gjetjes së provave materiale.

Hetues policorë dhe krim teknikët kanë sistemuar gjësendet e sekuestruara nën mbikëqyrjen e drejtorit rajonal të policisë dhe kryeprokurorit tëprokurorisë themelore. Janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të llojeve të ndryshme; një pushkë gjysmë automatike njëzetëshe;sasi e municioneve; dhe lëndë që dyshohet të jetë substancë narkotike.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy automjete. Gjatë bastisjes të pranishëm kanë qenë edhe inspektorët komunal të cilët kanë kryer punën e tyre. Gjatë hetimit të rastit policia ka vërejtur se objekti furnizohej ilegalisht me energji elektrike dhe për ketë është informuar njësiti i Keds-it të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar gjetjet e policisë. Në këtë rast janë arrestuar pesë persona; katër meshkuj dhe një femër.