Hirra, pija që mund të kurojë një sërë sëmundjesh

0

Hirra, lëngu të cilin gjyshet tona e kanë përdorur dikur, sot është një lëng pak i njohur. Në tregje vështirë të gjendet, por nëse diku në afërsi keni hapësira ku shitet djathi apo jeni në lidhje me dikë që prodhon sasi të mëdha të djathit, gjithsesi se mund ta gjeni.

Kjo është pjesë e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit, hirra. Është e përdorshme për shkak të vlerave të larta ushqyese dhe rregullon tretjen.

Posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese sa të bardhat e vezës. Nxit punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara.

Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, ndihmon në aktivizimin e shumë funksioneve të trupit, e po ashtu ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit shtesë. Mund ta pini tri herë në ditë me nga 1.5 decilitra, e nëse pas disa ditëve nuk ka efekte anësore, mund ta konsumoni një litër në ditë.
Studiues si dr. Drasek dhe dr. Menkiv kane dokumentuar se si banoret e Kaukazit nuk e dine se çfarë është tuberkulozi, kanceri apo çrregullimet e zorrëve.

BMW M4 një “kafshë” në vete(Foto)

0

Ndërsa BMW M4 është një “kafshë” në vete, disa pronarë kanë vendosur për t’i bërë një ndryshim makinave të tyre në një vend në Kaliforni, në selinë Vorsteiner.
Kjo BMW M4 “Alpine White ” është e ulur dhe gjithashtu përbëhet nga një numër i madh i pjesëve me fibër karboni.

Nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim në fuqinë e motorrit, kështu që BMW F82 M4 ende ka një motorr 3.0 .BMW TwinPower Turbo me 420 kuaj-fuqi e arrin shpejtësinë 0-62mph (0-100 km/h) për vetëm 4.1 sekonda.

BMW M4 ka shumë fuqi dhe performanca në formën e saj të aksioneve, është arsyeja pse shumica e përmirësimeve të makinës janë vizuale.

asd1

asd2

asd22

asd3

1234

Miratohet projektligji për persona me nevoja të veçanta

0

Qeveria e Republikës së Kosovës, nën udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, mbajti mbledhjen e rregullt, të 45-tën me radhë.

Pika e parë që u aprovua ishte Projektligji për Statusin dhe të drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. Me këtë Projektligj rregullohet statusi dhe të drejtat e personave të cilët për shkak të sëmundjeve apo dëmtimit kanë humbur përherë mundësinë e zhvendosjes dhe të lëvizjes së ekstremiteteve të poshtme apo të personave që për shkak të sëmundjeve apo dëmtimit kanë humbur përherë mundësinë e zhvendosjes apo lëvizjes së ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme.

Përfituesit nga ky projektligj mbrohen nga të gjitha llojet e abuzimit dhe të diskriminimit, fyerjes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të njohura nga Konventa Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me theks të veçantë në standardet dhe parimet e përcaktuara me konventat ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Qeveria e Kosovës mori vendim për themelimin e Këshillit Kombëtar për Ndryshime Klimatike. Këshilli ka përgjegjësinë e përcjelljes së zbatimit të dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit për ndryshimet klimatike në përputhje me angazhimet e Konventës Kornizë për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara dhe Protokollit të Kijotos.

'Të notosh në ajër'

0

“Të notosh në këtë pishinë do të jetë një eksperiencë unike, do t’ju duket sikur rrëshqisni në ajër në qendër të Londrës. Dëshironim të realizonim diçka që nuk ëshë bërë kurrë më parë”. Kështu shprehet Sean Mulryan, kreu i firmës Ballymore Group, në projektin e shoqërisë së tij.

Një pishinë 25 metra e gjatë, e vendosur në një xham 20 cm të trashë, pezull në ajër në 35 m lartësi. Ajo do të lidhë dy blloqe banimi të Embassy Gardens.

Blloku i banimit ndodhet në një zonë luksoze të Londrës, ku çmimi i një apartamenti luksi në këto ndërtesa shkon deri në 1 milionë euro. Projekti i ideuar nga grupi i arkitektëve londinezë të HAL do të përfundojë rreth 2017-tës dhe do të përfshijë një zonë pushimi me SPA dhe lokal për rezidentët.

6

7

8

Gjashtë gjërat që duhet t’i dini për të shmangur dhimbjen e shpinës

0

Sot në kushtet që jetojmë, shumica e popullsisë ankohen për dhimbjen e shpinës. Janë 6 pika që specialistët e shëndetit u bëjnë thirrje për ndërgjegjësim për të parandaluar dhimbjen e shpinës, e cila me kalimin e viteve rëndohet duke sjelle komplikacione më të rënda.

1.Pirja e duhanit

Sipas specialistëve të shëndetit, pirja e duhanit mund të ndikojë në dhimbjet e shpinës në dy mënyra. “Pirja e duhanit ul furnizimin me gjak të atyre që njihen si “disqet e shpinës”, duke shkaktuar plakjen e parakohshme të tyre. Nga ana tjetër pirja e duhanit ndikon në mënyrën se si truri reagon për të përballuar dhimbjet dhe i bën njerëzit më pak elastikë përballë tyre.”-theksojnë ata.

2.Të qëndruarit ulur
Të qëndruarit ulur bën të mundur që të ushtrohet presion në disqet e shpinës, gjë që ul furnizimin me gjak të tyre dhe rrit rrezikun e lëndimit .Një person që rri ulur në tavolinë gjatë gjithë ditës, do të jetë i prekur nga komplikacionet në shpinë.

Sipas specialistëve të shëndetit, është e rëndësishme që këta persona të prishin rutinën e tyre çdo 30 minuta dhe të ecin përreth

.3 .Stresi
Stresi mund të forcojë muskujt, duke shkaktuar fryrje të disqeve të shpinës, gjë që sjell dhimbje . Ndodh që muskujt ngurtësohen e sjellin komplikacione të tjera. Specialistët e shëndetit këshillojnë që të bëhet menaxhimi i stresit me ushtrime, meditime e forma të tjera alternative.

4.Ushqimi
Të qënit mbipeshë mund të ushtrojë më shumë presion mbi kurrizin tuaj dhe ju bën më të ndjeshëm ndaj dhimbjes. Sipas specialistëve të shëndetit , njerëzit të cilët janë mbipeshë janë katër herë më shumë të rrezikuar që të kenë dhimbje shpine.

Sipas tyre, duke bërë vetëm 20 minuta stërvitje në ditë mund të zvogëlohet rreziku i dhimbjeve të shpinës. E rëndësishme përsa i përket ushqyerjes është kujdesi ndaj sheqernave. “Sheqernat e përpunuara mund të krijojnë inflamacione në trup duke shkaktuar dhimbje të shpinës.”-theksojnë ata.

5.Dysheku
Nëse ju vazhdimisht zgjoheni me dhimbje shpine shkaku mund të jetë se dyshek juaj është shumë i butë. Me një dyshek të butë, pesha mbi kurrizin tuaj mund të jetë e pabarabartë duke shkaktuar dhimbje për shpinën.

6.E folura në një telefon celular
Duke folur në telefonin tuaj celular, veçanërisht në qoftë se ju përdorni supin tuaj , mund të krijojë presion të pabarabartë në trup, duke shkaktuar dhimbje qafe, e cila më pas shtrihet në shpinën tuaj.
Gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se në qoftë se ju jeni një person që shkruani shumë, kjo gjë rrit potencialin që qafa juaj të lodhet, nga shikimi juaj poshtë në mënyrë të përsëritur.
Këshilla që vjen nga specialistët e shëndetit, duke marrë parasysh kushtet e mësipërme, është të bëni sa më shumë aktivitet, duke shmangur kështu qëndrimin ulur për një kohë të gjatë, shmangni stresin e eliminoni vese të tilla siç mund të jetë pirja e duhanit .

“Maroon 5”, fascinohen me Dua Lipën

0

Ata kanë shkruar për Dua Lipën të jetë një artiste e re e cila të ju ketë pëlqyer shumë, të cilët kanë ftuar fansat e tyre ta dëgjojnë këngën e Duas.

Bendi i njohur “Maroon 5”, kanë shpërndarë këngën e Dua Lipës në llogarinë e tyre zyrtare, duke shprehur kështu mbështetjen për këngëtaren shqiptare.

Ata kanë shkruar për Dua Lipën të jetë një artiste e re e cila të ju ketë pëlqyer shumë, të cilët kanë ftuar fansat e tyre ta dëgjojnë këngën e Duas. Dua Lipa ka lansuar së fundi këngën “Neë Love”, këngë e cila duket të ketë një sukes i madh i këngëtares, Dua Lipa.

20150821123940796600

Industria e prodhimit në Kinë, shënon rënie të madhe

0

Industria e prodhimit në Kinë gjatë këtij muaji ka shënuar një rënie në shkallën më të lartë në gjashtë e gjysmë vitet e fundit për shkak të uljes së porosive në tregjet e brendshme dhe të jashtme.
Të dhënat fillestare të kompanisë Markit, të marra në bazë të anketës të biznesmenëve, tregojnë se indeksi i Shoqatës Kombëtare të Menaxherëve të Blerjes (PMI), në versionin paraprak në gusht është 47.1 pikë, i cili është nën parashikimet e analistëve që kishin pritur një mesatare prej 47.7 pikë.

Gjithashtu, kjo është një rënie e konsiderueshme në krahasim me muajin korrik, kur ky tregues ishte 47.8 pikë.
Mediat amerikane theksojnë se në gusht të këtij viti, PMI ndodhej në muajin e gjashtë me radhë në zonën e recesionit ose nën pragun e 50 pikëve.

Ekspertët nga Markit theksojnë se këto janë rezultatet më të këqija që nga marsi 2009, kur filloi kriza financiare globale.

Nesër dihet numri i dëshmorëve të paraluftës çlirimtare

0

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit (KDFK), nesër do të do të shpallet numri i dëshmorëve të kombit të periudhave të paraluftës çlirimtare në Kosovë, të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit në forma të ndryshme të rezistencës kundër Serbisë.

Sipas organizatorëve, në këtë konferencë do të jepet edhe numri i ushtarëve të vrarë shqiptarë gjatë shërbimit ushtarak në ish-armatën e ashtuquajtur popullore jugosllave, si dhe numri i të plagosurve gjatë demonstratave të paraluftës

Kërkohen 9 vjet burg për gazetarën Khadija Ismayilova

0

Prokurori i Shtetit në Azerbajxhan ka kërkuar nëntë vjet burgim për gazetaren hulumtuese, Khadija Ismayilova.

Kërkesa vjen një ditë pasi prokurorët kanë dhënë argumentet përfundimtare në rastin kundër saj.

Ismayliova, kontribuese në Radion Evropa e Lirë, e cila ka raportuar për korrupsionin në Qeverinë e Azerbajxhanit, është përballur me akuzat për përvetësim, evazion fiskal dhe keqpërdorim të pushtetit.

Ismayliova thotë se akuzat kundër saj janë të motivuara politikisht.

Ajo raportohet se ka qeshur kur ka dëgjuar kërkesën e prokurorit.

Gjykimi do të vazhdojë me 26 gusht.

Arrestimi i Ismayilovës është dënuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore.

​Lazio pranë marrëveshjes me Balotellin

0

Ish-futbollistin e AC Milanit duket se përsëri do ta shohim në futbollin italian, por kësaj radhe tek Lazio.
Mediat italiane shkruajnë se “lacialët” kanë arritur marrëveshje me 25 vjeçarin, i cili sezonin e kaluar dështoi tek Liverpooli.
Siç raportojnë mediat italiane, Lazio do të marrë Balotellin në formë huazimi, por më mundësi që në fund të sezonit ta blejë kartonin e plotë të lojtarit.