Industria e prodhimit në Kinë gjatë këtij muaji ka shënuar një rënie në shkallën më të lartë në gjashtë e gjysmë vitet e fundit për shkak të uljes së porosive në tregjet e brendshme dhe të jashtme.
Të dhënat fillestare të kompanisë Markit, të marra në bazë të anketës të biznesmenëve, tregojnë se indeksi i Shoqatës Kombëtare të Menaxherëve të Blerjes (PMI), në versionin paraprak në gusht është 47.1 pikë, i cili është nën parashikimet e analistëve që kishin pritur një mesatare prej 47.7 pikë.
Gjithashtu, kjo është një rënie e konsiderueshme në krahasim me muajin korrik, kur ky tregues ishte 47.8 pikë.
Mediat amerikane theksojnë se në gusht të këtij viti, PMI ndodhej në muajin e gjashtë me radhë në zonën e recesionit ose nën pragun e 50 pikëve.
Ekspertët nga Markit theksojnë se këto janë rezultatet më të këqija që nga marsi 2009, kur filloi kriza financiare globale.
