Leposaviq: Policia bastis lokalin ,mbrëmë pati të plagosur

0

Shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, ka bërë të ditur për KosovaPress se policia ka bastisur para pak çastesh lokalin ku ka ndodhur incidenti i mbrëmshëm në Leposaviq, duke arrestuar një person të dyshuar dhe konfiskuar një armë automatike.

Sipas tij, bastisjet nga ana e policisë do të vazhdojnë edhe nëpër lokacione tjera, deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.
………………………………

Leposaviq: Plagoset një femër, një tjetër i lënduar rëndë

Jelena Radosavleviq rreth 20 vjeçare nga Leshaku, është plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnate në kafeterinë ‘Mistik’ në Leposaviq, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës, duke ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Nuk dihet motivi i këtij sulmi, ndërsa viktima që ndodhet në spitalin e veriut të Mitrovicës është jashtë rrezikut për jetë.

Burimet më tej kanë shtuar se pronari i kafeterisë në fjalë ku ka ndodhur incidenti është njëri nga narko-bosët e veriut, Nemanja Jevremoviq, njëherit mik i afërt me kryebosin e krimit në veri, Zvonko Veselinoviq.

“Mbrëmë në Leposaviq përveç të shtënave me armë dhe plagosjes së një femre, ka pasur edhe rrahje masive në mes të disa personave në qytet që ka zgjatur rreth 15 minuta, me ç’rast është lënduar rëndë vëllai i një pjesëtari të Policisë së Kosovës, Miodrag Janiçijeviq”, kanë thënë burimet.

Në anën tjetër, shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, ka konfirmuar për KosovaPress të shtënat dhe plagosjen e një femre që kanë ndodhur mbrëmë në Leposaviq.

Sipas tij, personat kanë shtënë në drejtim të viktimës nga një automjet në lëvizje, ndërsa policia është duke punuar intensivisht në këtë drejtim, dhe është afër kapjes së autorëve të mbrëmshëm

Kim Jong shpall gjendje lufte në kufirin me Korenë e Jugut

0

Koreja e Veriut ka vendosur në gjendje gatishmërie trupat ushtarake në kufirin me Korenë e Jugut, pas shkëmbimit të zjarrit të raportuar së fundmi në kufirin e gjelbër mes dy vendeve. Media shtetërore në Penian publikoi urdhrin e dhënë nga udhëheqësi i Penianit, Kim Jong Un, i cili ka deklaruar gjysmë-gjendjen e luftës, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme. Peniani kërcënoi me ndërmarrjen e sulmeve konkrete nëse Seuli nuk ndërpret “propagandën” kundër veriut komunist./21Media

Si t'i vini në gjumë fëmijët

0

Vënia në gjumë e fëmijëve është dhe mënyra më e vështirë që mund të kalojnë prindërit. Sipas një psikologu dhe shkrimtari suedez Carl-Johan Forssen Ehrlin jep 7 këshilla se si mund ti vini ata menjëherë në gjumë:

Bëhuni të mërzitshëm
Nëse fëmija juaj zgjohet duke qarë natën dhe ju silleni plot energji me ta, ata do mendojnë se është koha për të luajtur. Kur i vendosni prap për të fjetur ata do të rrinë zgjuar sepse kanë frikë se mos largoheni. Kështu që këshillohet të rrini të qetë dhe mos të flisni shumë.

Ndizni ventilatorin
Zhurmat jashtë shtëpisë apo kur përplaset një derë i bezdisin bebet të flenë. Për këtë arsye ata nuk qetësohen derisa mjedisi rreth tyre të duket i sigurt. Nëse ndizni një ventilator do të largojë zhurmat e tjera, gjë që e ndihmon foshnjën tuaj të flerë menjëherë.

Mbajeni dhomën e gjumit të freskët
Kur flemë gjumë temperatura e brendshme e trupit bie kështu që gjatë këtij procesi duhet të siguroheni që temperatura e fëmijës suaj të mos rritet më shumë seç duhet. Mbajeni dhomën e freskët dhe gjatë natës mund ti mbuloni vetëm këmbët foshnjës.

Largohuni nga dhoma
Ato janë mësuar të flenë me prindërit dhe nëse zgjohen gjatë natës vetëm në dhomë tremben sepse ndjehen të pasigurt. Por nëse i krijoni fëmijës tuaj një mjedis të rehatshëm dhe pa dritë, ato do të ndjehen rehat edhe nëse zgjohen gjatë natës.

Ndiqni një rutinë të caktuar për të fjetur
Fëmijët e vegjël e kanë shumë të lehtë të përshtaten me një rutinë të caktuar çdo natë përpara se të flenë. Për shëmbull pasi të lajnë dhëmbët apo të bëjnë dush lexojini një përrallë me një zë qetësues në të njejtin pozicion që fëmija juaj fle gjithmonë.

Përdorni një shami për ta hutuar
Megjithëse mund të ngjajë si një metodë e vjetër, mund të funksionojë që fëmija juaj të fle menjëherë.

Ushqejeni gjatë gjumit
Pasi e keni vënë foshnjen tuaj në gjumë, ta zgjoni për ta ushqyer është gjëja e fundit që do donit të bënit gjatë natës. Në vend që ta zgjoni mund ti jepni qumësht ndërkohë që është ende në gjumë.

“Serbia me mentalitet mesjetar, anëtarësimi në UNESCO do të duhej të mirëpritej”

0

​Raundi i ri i bisedimeve në Bruksel që do të fillojë më 24-25 gusht të javës së ardhshme, do të trajtoi tri tema kryesore e që kanë të bëjnë me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, heqjen e barrikadës mbi Urën e Ibrit, si dhe çështjen e heqjes së pengesave që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për energji.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ministrja pa portofol e Qeverisë së Kosovës dhe njëherit kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri.
Ajo mes tjerash në këtë intervistë, ka folur edhe për marrëveshjen e 12 gushtit për Polisat e Sigurimeve, marrëveshje kjo të cilën e vlerëson të suksesshme dhe thotë se Qeveria e Kosovës është munduar tashmë dy vite më parë që të arrihet.

Tahiri ka folur edhe për UNESCO, pengesat që po bënë Serbia, si dhe ka komentuar deklaratat e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiqi, lidhur me thirrjet që të mos lejohet pranimi i Kosovës në këtë organizatë.

Ministrja Tahiri ka bërë të ditur se raundi i ri i bisedimeve, i cili do të filloj javën e ardhshëm, do të ketë dy takime, atë në nivelin teknik dhe në nivelin e kryeministrave.
“Temat të tjera që do të jenë, janë çështja e Asociacionit, është çështja e heqjes së barrikadës nga ura e Ibrit dhe çështja e heqjes së pengesave që Serbiapo ia bënë zbatimit të marrëveshjes për energji. Këtojanë tri temat kryesoreqë do të jenë në agjendën e dialogut me 24 dhe 25 gusht, ku më 24 gusht mbahettakim në nivelin teknik, ndërsa më 25 gusht vazhdon takimi në nivelin e kryeministrave me ndërmjetësimin epërfaqësues së lartë zonjës Mogherini”, tha Tahiri.

Ajo theksoi se me marrëveshjen për Polisat e Sigurimeve, qytetarëve të Kosovës do t’u hiqet pagesa prej 600 euro që është dashur të bëj për një vit, për të hyrë në shtetin serb, duke shtuar se keqkuptimet që kanë ndodhurlidhur me këtë marrëveshje, duhet të largohen pasi që me të përfitojnë qytetarët e Kosovës, e në veçanti ata të Luginës së Preshevës.
“Marrëveshja për Polisat e Sigurimeve që ka të bëjë me zbatimin, më 12 gusht, siç e dini i ka hequr një barrë të madhe financiare për qytetarët që udhëtojnë në Serbi, sepse me këtë marrëveshje ata nuk kanë nevojë më të paguajnë pagesa shtesë për sigurimet e automjeteve për hyrje në Serbi. Siç e dini para marrëveshjes një qytetar kur ka kaluar në Serbi, ka paguar 60 euro për dy javë qëndrim, apo 105euro për një muaj, përkatësisht 600 euro në vjet nëse ka shkuar në Serbi me automjetin e vet, e ka siguri automjetin e vet. Me këtë marrëveshje që ka filluar zbatimin më 12 gusht qytetarët e Kosovës lirohen komplet nga kjo pagesë”, tha Tahiri.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë e arritur me 13 prill 2013, sipas Tahirit specifikon qar të në pikën e saj të 14, se Serbia nuk mund të pengoi Kosovën në integrimet ndërkombëtare, dhe rrjedhimisht në institucionendërkombëtare siç është anëtarësimi në Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara(UNESCO).

Kurse, kundërshtimi që po shfaq pala serbe lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, sipas Tahirit vetëm sa dëshmojnë për një mentalitet mesjetar të Serbisë dhe politikëbërësve të saj.
“Deklaratat e zyrtare të Serbisëveçmas atyre që kanë qenë pjesë e politikës gjenocidiale të Millosheviqit, pra janë deklarata të pamoralshme, sepse Serbia ka qenëajo që ka bërë gjenocid në Kosovë, ndërsa populli i Kosovës dhe udhëheqja e vet kanë mbrojtur popullin nga lufta gjenocidiale. Kështu që UNESCO, anëtarët e UNESCO-s dhe mbarë bota demokr atike e dinë që Serbia ka bërë gjenocid në Kosovës, Bosnje dhe Kroaci dhe e dinë se popull i Kosovës ka bërë luftë të drejtë për liri dhe pavarësi. ..Vet kundërshtimi që po pretendon të ia bëjë Serbia tregon se Serbia ende ka një mentalitetanakronik, mentalitet mesjetarë, sepse po ta respektonte vlerat dhe konceptin e UNESC-s do ta mirëpriste edhe Serbia, anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, tha Tahiri.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë filluar dialogun teknik që në vitin 2011, duke arritur të nënshkruhen disa marrëveshje, por që jo të gjitha prej tyre kanë gjetur zbatimin e tyre në praktik.

Protesta pro-qeveritare në disa qytete të Brazilit

0

Pas protestave kundër qeverisë të mbajtura javën e kaluar në Brazil këtë herë janë organizuar protesta pro-qeveritare.
Në protestat e mbajtura në të paktën 20 rajone në të gjithë vendin u dënuan thirrjet për ngritjen e akuzave nga Gjykata Supreme ndaj Presidentes së vendit, Dilma Roussef.

Në protestat e organizuara nga sindikatat, partitë politike të krahut të majtë dhe lëvizjeve sociale në qytetet më të mëdha të vendit si Rio de Janeiro, Salvador, Curitiba dhe Belem morën pjesë mijëra persona.

Në protestën e mbajtur në Sao Paulo ku morën pjesë të paktën 15 mijë persona është vërejtur se protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Për të mbrojtur Demokracinë”, dhe “Jemi së bashku me Dilman”. Organizatorët janë shprehur se pritnin që në protestë të merrnin pjesë 60 mijë persona, por kushtet e këqija të motin kanë bërë që pjesëmarrja të zvogëlohet.

Sipas policisë në protestat anti-qeveritare të mbajtur të dielën e kaluar në 150 qytete nëpër rrugët e të gjithë vendit kanë marrë pjesë mbi 897 mijë persona. Protestuesit patën kërkuar që ti jepej fund korrupsionit ku pretendohet se është përfshirë qeveria me shumë parti e Rousseff dhe gjithashtu kërkojnë ngritjen e akuzave ndaj Presidentes nga Gjykata Supreme.

Gjithçka gati për festivalin e rrushit në Rahovec

0

Kanë mbetur edhe dy javë deri te evenimenti më madhështor në Rahovec, festivalin e rrushit ” HARDHFEST 2015″. Në Këshillin Organizativ të festivalit thonë se gjithçka është e gatshme, ndërkaq agjenda multikulturore do të hartohet javën e ardhshme, e cila do të jetë shumë më interesante dhe përmbajtjesore, se sa viteve të kaluara.

Festivali i sivjetshëm do të mbahet në lokacionin e Shtëpisë së Verës më 5 dhe 6 shtator. Zëdhënësja e Këshillit Organizativ të festivalit, Saranda Shalën thotë se përgatitjet po rrjedhin shumë mirë, ka mbetur vetëm që draft agjenda të bëhet definitive në javën e ardhshme.

Ajo thotë se të gjitha hyrjet e Rahovecit janë të hapur për mysafirët dhe presin që ato dy ditë kryeqendra e Anadrinis, Rahoveci të jetë vend pelegrinazhi, ku mysafirët do të shijojnë produktet vendore, si dhe do të njoftohen me trashëgimin e lashtë dhe të begatshme të Rahovecit.

Sipas organizatorëve të festivalit, ky festivali do të jetë shumë më interesant dhe përmbajtjesor ,ku ditën e dytë të festivalit do të zhvillohen gara të shumta dhe lojëra të vjetra tradicionale, ku është përkujdesur edhe për pjesën artistike me pjesëmarrjen e Shoqërive Kulturore Artistike nga komuna dhe artistë tje rë nga estrada kosovare

Filmi “Shok”, në mesin e dhjetë finalistëve

0

Në këtë garë janë futur 678 aplikantë nga 52 shtete por janë përzgjedhur vetëm 10 filma që do të prezantohen në më shumë se 250 kinema në gjashtë kontinente, mes 25 shtatorit dhe 4 tetorit të këtij viti
Sarandë SelimiVetëm dhjetë filma të metrazhit të shkurtë janë përzgjedhur të jenë finalistë të këtij viti të Festivalit të Filmit të metrazhit të shkurtë “Manhattan Short Filom Festival”.Në këtë garë janë futur 678 aplikantë nga 52 shtete por janë përzgjedhur vetëm 10 filma që do të prezantohen në më shumë se 250 kinema në gjashtë kontinente, mes 25 shtatorit dhe 4 tetorit të këtij viti.

Filmi “Shok” me skenar dhe regji nga Jaime Donoughue është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott.

Jovetic, Interi do të rikthehet në Ligën e Kampionëve

0

Interi do të rikthehet në Ligën e Kampionëve’ Sulmuesi i Interit, Stevan Jovetic është i bindur se Nerrazzurët do ta sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Interi nuk ka marrë pjesë në këtë kompeticion në vitet e fundit, mirëpo Jovetic thotë se ai do ta ndihmojë klubin në këtë aspekt.
Unë mendoj se mund ta arrijmë vendin e tretë. Ka shumë ekipe të mira në kampionat, mirëpo ne kemi skuadër të fortë. Megjithatë, në futboll ka shumë presion. Në Angli kisha vështirësi, mirëpo në Itali kam eksperiencë. Unë vetëm duhet të përqendrohem në paraqitjet e mia, tha Jovetic për gazetarët.

Motrat Kardashian n'Deti(Foto)

0

Motrat Kardashian janë me pushime në St. Barts, por Kendall dhe Khloe janë ato që po tërheqin më shumë vëmendje.
Këto të dyja duket se po ia kalojnë shumë mirë, pasi vazhdojnë të postojnë foto në Instagram ku shihen nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe duke kërcyer.

Kendall tregon edhe njëherë pse është njëra nga modelet më të kërkuara në botë, pasi shfaq trupin e saj shumë në formë, me një palë bikini të zeza.

Mirëpo, mbrapa nuk mbeti as Kylie, e cila e shoqëruar nga i dashuri Tyga, u shfaq në jaht me një palë bikini shumëngjyrëshe.

Kendall

Kendall 2

​Qeveria me kredi synon ta përmirësojë arsimin në Kosovë

0

Qeveria e Kosovës i ka rekomanduar presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, në mënyrë që kjo e fundit ta autorizojë Ministrinë e Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Botërore lidhur me projektin për përmirësimin e sistemit të arsimit në Kosovë.

Kabineti qeveritarë në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe një nismë që me Kuvajtin të ketë një marrëveshje për heqjen e vizave për ata që kanë pasaportë diplomatike.

Po ashtu, është miratuar edhe vendimipër themelimin e Këshillit kombëtar për ndryshime klimatike, projektligji për statusin dhe të drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, si dhe për Mjekësinë Ligjore