" Për zgjedhje të mirëfillta duhet pavarësia e institucionit përgjegjës "

0

Me ftesë të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përbërje të kryetares, Valdete Daka dhe anëtarit Binak Vishaj, po qëndron në Santo Domingo të Republikës Domenikane, ku po marrin pjesë në Konferencën e Dytë Botërore (18-21 gusht) të Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni, njofton kumtesa nga KQZ.

Në këtë Konferencë përfaqësuesit e institucioneve që janë të ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve nga 94 shtete anëtare të A-WEB, po diskutojnë dhe shkëmbejnë përvojat në lidhje me “Rolin dhe Sfidat e Trupave Zgjedhore për të Garantuar Integritetin e Zgjedhjeve”, e që është edhe tema kryesore e kësaj ngjarjeje.

Gjatë zhvillimit të punimeve të kësaj konference, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Daka, mbajti fjalim para përfaqësuesve të institucioneve zgjedhore pjesëmarrëse, ku fillimisht prezantoi një historik të shkurtër të formimit të shtetit të Kosovës dhe rolin e KQZ-së si institucion i pavarur, i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, duke folur lidhur me integritetin e zgjedhjeve, kryetarja Daka u shpreh se për organizimin e zgjedhjeve të mirëfillta, të lira dhe të drejta, rëndësi ka pavarësia e institucionit përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në përgjithësi dhe sidomos pavarësia dhe paanësia e administratës. “Vetëm institucionet zgjedhore të pavarura janë garantues të integritetin të zgjedhjeve, duke përfshirë këtu, proces të mirë-organizuar dhe rezultate korrekte si qëllim final i gjithë angazhimit të institucioneve tona në një proces zgjedhor”, tha më tej Daka.

Në ditën e parë të Konferencës, të pranishmit u nderuan me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës Domenikane, Kryetares së Kuvendit të këtij shteti, anëtarë të qeverisë dhe të Gjykatës së Lartë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është bërë anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) në tetor të vitit 2013.

New York Times shkruan mbi dashurinë e kosovarëve për birrën

0

Graham tregon kësisoj për kohën e tij në Prishtinë. Ai ka biseduar edhe me menaxherin e Birra Prishtinës i cili i thotë se konsumimi i alkoolit nuk bie ndesh me fenë myslimane.
Edhe pse feja islame e ndalon pijen e alkoolit, një kulturë e birrës po lind në kryeqytetin e Kosovës. Mes rreshtash kështu shkruan Adam Graham për New York Times, në një kolumne të sotme ku përmendet edhe Birra Sabaja – prodhim vendor si dhe Miqt PUB – një prej vendeve më të frekuentuara aktualisht në Prishtinë.

Graham tregon kësisoj për kohën e tij në Prishtinë. Ai ka biseduar edhe me menaxherin e Birra Prishtinës i cili i thotë se konsumimi i alkoolit nuk bie ndesh me fenë myslimane.
“Si shoqëri sekulare, alkooli gjithmonë këtu ka qenë shumë i konsumuar” thotë Shala. Artikulli flet edhe për ndjenjën e konsumerizmit që ndërkombëtarët e kanë ushqyer në Kosovë, restaurantet e reja, muzikën indie, e po ashtu edhe kultura e birrës. Graham është impresionuar më shumë nga birra, sesa nga makiatoja, edhe pse ai thotë se lokalët mendojnë se makiatoja e Kosovës është më e mira në Evropë.
Shkrimi përmend edhe Beer Fest, një organizim tani në vitin e katërt, që e ndihmon dashurinë e kosovarëve për birrën.

Dua Lipa, me këngën e bashkëpunëtorit të Lana Del Rey dhe FKA Twigs (VIDEO)

0

Pasi e kemi dëgjuar me cover të këngëve të famshme, kosovaren Dua Lipa këtë radhë e kemi me videon e saj debutuese.
Ajo e ka lënë Kosovën në moshën 15 vjeçare, ndërsa ka katër vite që jeton në Londër. Pasi e kemi dëgjuar me cover të këngëve të famshme, kosovaren Dua Lipa këtë radhë e kemi me videon e saj debutuese.
Kënga “New Love” është punuar nga Emily Hayne dhe Andrew Wyatt, bashkëpuntorët e FKA Twigs dhe Lana Del Rey.
“Kënga flet për frikën e dështimit, ndërsa gjatë kohës kur e kam shkruar provoja ta gjeja vendin në një industri që shpesh as nuk të do dhe as nuk ta ka nevojën” thotë Lipa për THE FADER.

Sllovaki, 7 të vdekur nga përplasja e dy avionëve

0

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga përplasja mes dy avionëve në hapësirën ajrore të Sllovakisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e njësisë zjarrfikëse të Sllovakisë, Zuzana Farkasova deklaroi se dy aeroplanët u përplasën në Sllovakinë perëndimore, mbi fshatin Cerveny Kamen.

Farkasova nuk dha informacione në lidhje se sa njerëz ndodheshin brenda dy avionëve, por konfirmoi se në këtë aksident ajror kanë humbur shtatë persona.

Mediat lokale raportojnë se në përplasje janë përfshirë dy avionë sportiv.

Sot gjatë ditës jep dorëheqje kryeministri i Greqisë?

0

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras dom të jap dorëheqje deri ne fund të ditës, njofton agjencia Rojters.
Ai ka thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 20 shtator.
Ky hap i tij vjen pas aprovimit të pakos së tretë të shpëtimit për Greqinë.
Deri në mbajtjen e zgjedhjeve, pasi ta dorëzojë edhe zyrtarisht dorëheqjen tek presidenti Prokopis Pavlopoulos.
Nese Tsipras jep doreheqje, ate do ta zëvendësojë kryetari i Gjykatës Supreme Greke, Vassiliki Thanou – Christophiou.

Sot ditëlindja e Coco Chanel!

0

Ajo vendosi standarde të arta të të veshurit të cilat janë tepër me vlerë edhe në ditët tona! Ajo qartësisht përcaktoi çfarë do të thotë të jesh Chic dhe na kujtoi ne se çdo femër duhet të jetë dy gjëra: me klas dhe e mahnitshme!

Nga ana tjetër, ajo ishte një zëdhënëse dhe “avokate” për mbrojtjen e të drejtave të femrave, ajo fliste dhe shprehej mjaft lirshëm për çka mendonte si të drejtë pa asnjë ngurim!

Coco Chanel

Stojanoviq i quan fashiste idetë e Vetëvendosjes

0

Në Prishtinë gjithmonë jepen deklarata paksa të forta para se të shkohet në Bruksel e pozicioni i serbëve është i tillë që nuk janë vendimtarë faktorët e ndikimit.

Kështu ka thënë për B92 zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq.
Ai në Beograd ka biseduar me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriqin.
“Kemi biseduar për rëndësinë e formimit të AKS-së, kemi shqyrtuar tema të rëndësishme që ekipi negociues të shkojë me argumente në Bruksel dhe që të merret me vesh me Prishtinën. Të dy palët duhet të lëshojnë pe, e dimë ç’është minimumi, dhe, nëse do të merremi vesh ose jo, çdo gjë varet nga Prishtina“, ka thënë Stojanoviq.

“Nuk do të thosha se minimumi i AKS-së është që të ketë kompetenca ekzekutive, ekziston parmi i marrëveshjes, që nga hapi i parë deri te të ardhshmit që është edhe definimi i statusit që pason. E dimë çfarë duhet të jetë AKS, në bazë të kësaj e dimë edhe çka duhet të ketë AKS”, citon Koha.net të ketë thënë Stojanoviq , i cili edhe është ankuar se “hapësira për veprimin serb nuk është shumë e madhe”.

Stojanoviq e ka komentuar edhe paralajmërimin e Vetëvendosjes se do të pengojë formimin e AKS-së.
“Ajo që flet Vetëvendosje është mbetje e ideve fashite se serbët nuk duhet të jetojnë në Kosovës, kjo është ajo me të cilën ne duhet të luftojmë, dhe, nëse dikush mendon se kjo është e lehtë… “, ka përfunduar Stojanoviq.

Orari i zgjatur i punës rrit gjasat për sulm në kokë

0

Njerëzit që punojnë me kohë të zgjatur, kanë më shumë gjasa që të pësojnë sulm në kokë.

Studimi, i publikuar në revistën mjekësore Lancet, tregon se mundësitë më të mëdha për sulm i kanë njerëzit që punojnë përtej orarit tradicional, nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të pasdites.

Ekspertët thonë se njerëzit që punojnë me orar të zgjatur, duhet të monitorojnë presionin e gjakut.

Studimi tregon se të punuarit 48 orë në javë, rrit shanset për sulm për 10 përqind; nga 54 orë në javë, shanset janë 27 përqind dhe nga mbi 55 orë në javë, shanset janë 33 për qind.

Studimi është bërë me më shumë se gjysmë milioni njerëz, raporton BBC.

Përdoruesit e drogës në rritje, të rinjtë më të rrezikuar

0

Shënimet statistikore tregojnë se numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është në rritje dhe më të prekurit nga kjo dukuri negative janë adoleshentët dhe të rinjtë, kryesisht në mjediset urbane, veçmas në qytetet e mëdha.

Sipas shënimeve statistikore problemi i përdorimit të drogës në Kosovë më së shumti prek grupmoshën 22-35 vjeçare, që shprehur në përqindje janë 46% të përdoruesve të drogës që i takojnë kësaj moshe.

Njohës të këtij problemi tregojnë se viteve të fundit ka njё rritje tё përdorimit të substancave narkotike mariuhanë, heroinё, kokainё apo të drogave tё tjera sintetike, por nё rritje ёshtё dhe numri i pёrdoruesve tё drogës me injektim.

Gjithashtu thuhet se më së shumti drogat përdoren në ambiente të mbyllura, kryesisht në të ashtuquajturat lokale të natës, por drogat përdoren edhe në secilin ambient që përdoruesit e tyre e shohin si të përshtatshëm, sepse vartësit e drogës nuk zgjedhin kohë të caktuar e as ambient të caktuar për të konsumuar drogën, si e quajnë ata në zhargonin e tyre ‘bari’, ‘pluhur i bardh’, ‘pluhur i parajsës’, etj.

Nga të dhënat zyrtare që i ka siguruar KosovaLive, gjendja ekzistuese është alarmante, pasi numrit të përdoruesve të drogës po i shtohen çdo ditë e më shumë moshat minore, nga 12 vjet e tutje, ndërsa në vend mungojnë institucione adekuate për t’i trajtuar të prekurit nga kjo dukuri.

Gentiana Kuqi-Tishukaj, psikologe në Qendrën specialistike psikiatrike “Labyrinth” në Prishtinë, e cila merret me problemin e përdoruesve të drogës, ka thënë për KosovaLive se përdorimi i drogës në përgjithësi është në rritje. Sipas saj, rritje ka shënuar përdorimi i disa llojeve të drogave dhe në veçanti marihuana dhe kokaina.

Ajo tregon se edhe mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë shumë ndër vite dhe tani sillet në 16 vjeç e më ulët. Sipas saj, kjo qendër ka të regjistruar 1.130 përdorues, kuptohet se në këtë shifër janë të përfshirë vetëm përdoruesit problematik të drogës, të cilët kërkojnë trajtim në këtë qendër.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, duke iu referuar statistikave të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) të Policisë së Kosovës ka thënë se në krahasim me vitin paraprak ka një ulje të rasteve të përdoruesve dhe të konfiskimeve të narkotikëve. Sipas tij, raste më të shpeshta janë në rajonin e Prishtinës, i cili prinë për të tilla raste në krahasim me rajonet e tjera.

Hoxha thotë se problemi i përdorimit të drogës në Kosovë më së shumti prek gruposhën moshën 22-35 vjeçare me 46%. Kjo grupmoshë pasohet nga grupmosha 19-21 vjeç me 27%, pastaj nga ajo 14-18 me 15% dhe mbi 35 vjeç me 12%.

“Për të parandaluar dhe zvogëluar qarkullimin e drogës në Kosovë, Drejtoria e trafikimit me narkotikë angazhohet në veprimtarinë e parandalimit, hetimit, zbulimit dhe arrestimit të personave qe kryejnë të gjitha format e veprave kriminale që kanë të bëjnë me substancat narkotike (drogat) të parapara me legjislacionin e Republikës së Kosovës.

Kjo drejtori angazhohet në realizimin e objektivave të parapara me strategjinë kombëtare kundër drogës dhe implementimin e planit të veprimit. Përkushtim i shtuar i është kushtuar parandalimit dhe zvogëlimit të ofertës dhe furnizimit. Në mënyrë që të arrihet efikasiteti në parandalim janë ndërmarrë hapat si në vijim: janë intensifikuar takimet me burime në terren, vizitat në lokacionet e ndryshme të frekuentuara nga trafikantët (kryesisht mbrëmjeve), janë mbajtur takime me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, në shkollat e mesme të Kosovës janë mbajtur ligjërata me qëllim të vetëdijesimit për pasojat nga përdorimi i drogave, janë shtuar kapacitetet logjistike (pajisje për identifikimin e drogave) e kështu me radhë”, ka thënë Hoxha.

Sociologu Genc Xërxa ka thënë për KosovaLive se në periudhën e paraluftës ishin disa individ si përdorues të drogës, ndërsa tani viteve të fundit ky numër është shtuar dhe në vazhdimësi ka tendencë rritjeje. Sipas tij edhe pse nuk ka një statistikë të saktë në nivel nacional në lidhje me këtë fenomen numri i përdoruesve të drogës në vendin tonë ka tendencë rritje.

Në bazë të perceptimeve nga institucionet relevante që merren me këtë problematikë Kosova tani është bërë vend transitor i qarkullimit të drogës dhe një pjesë e konsiderueshme mbetet për konsum në vendin tonë, madje numri mesatar i moshës së përdoruesve të narkotikëve në vazhdimësi po bie dhe kjo po i bie që konsumuesit më të mëdhenj sot janë rinia jonë.

“Rinia është trageti më i ekspozuar dhe më lehtë i bërë konsumues droge, për shkak të natyrës së tyre të re, mendjelehte dhe dëshirës për të eksperimentuar me gjërat dhe kureshtjes në vitet e caktuara të adoleshencës së tyre, për këto arsye rreziku permanent i kanoset kësaj kategorie të shoqërisë”, ka thënë Xërxa.

Në prononcimin e tij Xërxa prek edhe problemin se droga dhe përdorimi i saj në Kosovë ende vazhdojnë të konsiderohen si temë tabu edhe pse numri i përdoruesve të drogës është vazhdimisht në rritje. Kjo bën që njerëzit të cilët kanë nevojë për të kërkuar ndihmë për t’u liruar nga vartësia e drogës ndjejnë turp për të shkuar në vizitë në Klinikën Psikiatrike të Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës, pasi vizitën në këtë klinikë e ndërlidhin me çmendurinë.

Shpeshherë edhe familjarët e kanë fajin se e fshehin problemin e fëmijëve të tyre dhe nuk kërkojnë trajtim mjekësor për ta, gjë që është shumë e nevojshme për ta tejkaluar gjendjen e tyre të vartësisë nga droga.

Qytetari nga Prishtina, T. S. ka pranuar të rrëfejë për KosovaLive se çfarë ai ka përjetuar qysh prej kohës kur ai e provoi drogën.

Ai ka treguar se para tri vitesh, kur ai ishte 21 vjeçar, kishte filluar të merrte substanca narkotike dhe fillimisht një gjë e tillë nuk u kishte rënë në sy prindërve të tij. Por, siç thotë ai, dita- ditës ndjente nevojën për të shtuar sasinë e konsumimit dhe për një gjë të tillë nuk i mjaftonin të hollat që i jepnin prindërit dhe kishte filluar që ato t’ua vidhte. Prindërit pasi vunë re se po mungonin paratë dhe po pakësoheshin disa nga gjësendet e shtëpisë, të cilat djali i tyre i shiste, e kuptuan se djali ishte përdorues i drogës ndaj të cilës kishte krijuar varësi.

Ai ka thënë se fillimisht nuk ka dashur të kërkojë ndihmë për shërim pasi që mund ta imagjinonte se çfarë do të mendojnë të tjerët për të. Mirëpo, me insistimin e prindërve dhe të disa miqve ishte bindur se më e rëndësishme është vetë jeta e tij sesa paragjykimet e njerëzve.

“Për tri vite me radhë kam qenë konsumues i rregullt i substancave narkotike dhe dita ditës fillova të shtoja dozën. Kur e kuptuan prindërit e mi mundoheshin të më jepnin mbështetje dhe më këshillonin të mos merrja më drogë, por unë nuk mund ta largoja këtë ves, e ndjeja të nevojshme të merrja vazhdimisht, sepse kjo më kishte kaluar në vartësi.

Nuk kisha guxim të kërkoja trajtim në ndonjë institucion, sepse frikësohesha nga ajo se çfarë do mendojnë të tjerët për mua dha një gjë të tillë nuk e dëshironin as prindërit e mi.

Kanë qenë dy shok të mi që vazhdimisht janë munduar të më bindin se unë duhet t’i drejtohem ndonjë qendre dhe të lirohem nga varësia e drogës pasi ata e kanë parë se gjendja ime po keqësohej dita-ditës. Edhe familja ime insistonte se më e rëndësishme është shërimi im sesa paragjykimet e njerëzve.

Kështu unë u drejtova në njërën nga qendrat ku trajtohen personat që konsumojnë drogë, në fillim e kisha shumë të vështirë, por tani u jam falënderues për tërë jetën shokëve të mi më të mirë dhe familjes që më binden për një gjë të tillë. Tashmë jeta ime ka ndryshuar për të mirë dhe me këtë unë i kam ndihmuar vetës dhe familjes sime, sepse kam filluar t’i kthehem realitetit dhe jetës normale”, ka rrëfyer ai për KosovaLive.

Në Kosovë nuk ka shumë mundësi për trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike pasi mungojnë qendrat për rehabilitimin e tyre. Në Kosovë ekziston vetëm një qendër e tillë, e cila është e regjistruar si organizatë joqeveritare, Qendra specialistike psikiatrike “Labyrinth” që ofron shërbime për personat me vartësi nga droga, këshilla psikiatrike, shërbime terapeutike dhe trajtime zëvendësuese, si dhe psikoterapi për individë, familje dhe grupe.

​12 fshatra të Gjakovës presin ujin

0

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pritet që së shpejti të lëshoj lejen për qendrën e ndërtimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit për 12 fshatrat e Rekës së Keqe, nga burimi “Bjeshka e Babaj Bokes” e gjer në fshatin Nivokaz të komunës së Gjakovës.

Kështu është thënë sot në debatin publik të Kuvendit Komunal të Gjakovës, i cili u organizua në bashkëpunim me MMPH-në, për të bërë Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Qendrën për ndërtimin e rrjetit kryesor të këtij ujësjellësi.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, tha se ky debat ka qenë i obligueshëm në mënyrë që të shihen kërkesat konkrete nga banorët.