Kosovari mashtron gjermanin, i prezantohet si diplomat

0

Dy shtetasit kosovarë, Bekim Hamza dhe Enver Shala, janë dënuar për mashtrim të një investitori gjerman nga Gjykata Komunale në Pforzheim të Gjermanisë.
Ky mashtrimi, i cili vlerësohet të jetë rreth 550 mijë euro, ishte bërë me pretendimin e njërit prej tyre se është diplomat i Republikës së Kosovës, i cili kishte premtuar investime në Kosovë. I mashtruari, gjermani Werner Kohler, i lindur më 28 nëntor 1963, këtë muaj i është drejtuar edhe Prokurorisë së Kosovës dhe Gjykatës Penale në Gjakovë, me një kërkesë për arrest të këtyre dy kosovarëve, sepse përpos që e kishin mashtruar, ai edhe ishte kërcënuar me vdekje prej tyre, raporton Indeksonline.
Indeksonline mëson se autoritetet gjermane kanë njoftuar edhe Ambasadën e Kosovës në Gjermani për këtë mashtrim ordiner, pasi që njëri prej tyre, që të dukej më bindës para investitorit gjerman, kishte frekuentuar shpesh edhe Konsullatën e Kosovës në Shtutgart të Gjermanisë, duke keqpërdorur kështu edhe vajzën e tij, e cila punon si staf vendor aty. Në MPJ pohojnë se janë informuar nga autoritetet gjermane për mashtrimin e shtetasve kosovarë, por konfirmojnë se asnjë diplomatë kosovarë nuk është i dyshuar si i implikuar në këtë rast.
“Rasti nuk ka të bëj asgjë me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart. Fakti se gjykata gjermane ka marrë vendim për disa qytetarë të tjerë dhe nuk e ka intervistuar asnjëherë, në çfarëdo cilësie, ndonjë punonjës të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart e vërteton këtë”, ishte përgjigjja e Zyrës për Komunikim me Publikun në MPJ.
Sipas tyre, MPJ ka bashkëpunuar me autoritetet gjermane gjatë gjithë kësaj kohe dhe Konsullata e Kosovës në Shtutgart vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe të investitorëve potencialë, që t’iu ofrojë informata të sakta dhe valide nëse kërkohen prej tyre. “Pra, të dënuarit nuk kanë asnjë lidhje familjare më diplomatët e Republikës së Kosovës, mirëpo vajza e njërit prej tyre është e angazhuar vetëm si staf vendor në pranimin e telefonatave në konsullatë, e cila posedon edhe nënshtetësi gjermane”, sqaron MPJ.
Kosovarët e dënuar, të cilët me gjasë tani janë kthyer në Kosovë dhe nuk i kanë shlyer detyrimet e tyre ndaj palës së dëmtuar, siç mëson Indeksonline, ishin të dënuar edhe më herët në Gjermani. I pandehuri, Bekim Hamza, kishte një aktgjykim edhe nga Gjykata Komunale në Karlsruhe më dt. 16.05.2013, kurse Enver Shala, i cili është edhe babai i të angazhuarës si staf vendor në Konsullatën e Kosovës në Shtutgart, për rastin në fjalë dënohet për mashtrim me falsifikim të dokumenteve, i cili investitorit gjerman i ishte prezantuar si diplomat i Kosovës.
Në padinë e gjermanit Werner Kohler, të cilën e ka siguruar Indeksonline nga burime brenda Prokurorisë së Kosovës, thuhet se kërcënimi me vdekje i është bëra gjatë këtij muaji, më 6 gusht 2015 dhe kërkohet bllokimi i xhirollogarive, bllokimi i pronave të familjarëve dhe i gjithçkaje që është pronë e Bekim Hamzës dhe Enver Shalës, dy të akuzuarve të paditur nga ai.

Kush e insipiron Bleron

0

Këngëtari Blero ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto me ish-këngëtarin e këngëve argëtuese Adem Ramadanin ku ai poshtë fotos shkruan se ‘ky këngëtar e inspiron’

Blero e ka falënderuar atë për performancën rrënqethëse siç e quan ai.

Ndryshe Adem Ramadani tash e sa kohë e ka lënë muzikën argëtuese e merret vetëm me ilahi ! /21 Media/

blero

Emigrantët bllokojnë hekurudhën në kufi me Greqinë, Maqedonia në krize

0

Maqedonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kufirin me Greqinë, për shkak të fluksit të emigrantëve.

Më shumë se 4 mijë emigrantë kanë bllokuar hekurudhën Selanik- Shkup, në pjesën e kufirit me Maqedoninë. Për shkak të kësaj situate, në territorin grek janë bllokuar një tren udhëtarësh dhe një tren mallrash.

Alsat-M shkruan se në zonën kufitare midis dy vendeve janë grumbulluar mbi 3 mijë emigrantë , të cilët po tentojnë të hyjnë në Maqedoni, por që janë të penguar nga forcat speciale maqedonase.

Ndërsa agjencia e lajmeve Ina raporton se policia po pengon turmat e emigrantëve për të hyrë në territorin e Maqedonisë. Në zonën kufitare ka mbërritur edhe njësia speciale greke e cila ka informuar për situatën në anën greke të kufirit.

Mijëra emigrantët, kryesisht të rinj të moshave prej 20 deri 30 vjeç synojnë që përmes Maqedonisë të shkojnë në Serbi dhe më pas drejt vendeve të BE.

Fëmijet flenë në stacionet hekurudhore-Në f otot e publikuara tregohen fëmijë të cilët flenë në stacione e hekurudhave dhe të tjerë që enden se kush të hipë i pari në tren për të shkuar në Serbi dhe më pas prej andej drejt Hungarisë e Europës.

Qeveria greke të bëjë më shumë për emigrantet-Por agjensia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara i kërkoi qeverisë greke të bëjë më shumë, duke thënë se duhet të ndajë një vend të duhur për të akomoduar 1.500-2.000 emigrantë dhe refugjatë.

Greqia ka qenë e përshkuar këtë vit nga një numër rekord të emigrantëve që vijnë në ishujt e Egjeut. 160 mijë kanë mbërritur që nga muaji janar dhe vetëm javën e fundit kanë mbërritur 21 mijë emigrantë.

Klandestinët synojnë Gjermaninë, Holandën-Pjesa më e madhe e emigrantëve nuk duan që të qëndrojnë në vendet që janë me një ekonomi të trazuar, ku papunësia kap shifrat e 26%. Ata përmes Ballkanit i dr ejtohen vendeve të begata si Gjermania, Holanda apo vendeve skandinave, ku kushtet për azil janë më të mira./Ora news/

Kongresistët e SHBA-së vlerësuan lart progresin e arritur në Kosovë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të kongresistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga Vern Buchanan, David Price, Adrian Smith, Dina Titus dhe Susan Davis.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe kongresistët amerikanë biseduan për proceset aktuale në Kosovë, për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në shumë fusha, mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe proceset integruese euroatlantike.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për Kosovën, në të gjitha fushat.
Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve të gjithanshme me SHBA-të, si partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.

Duke folur për progresin që po arrihet në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa i njoftoi me agjendën e Programit të Qeverisë, e cila e ka prioritet kryesor zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të punës, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe proceset integruese evropiane.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për procese tjera dhe dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Anëtarët e delegacionit të kongresistëve të SHBA-së vlerësuan lart progresin e arritur në Kosovë.

Ata theksuan përkrahjen e mëtutjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për avancimin e proceseve në Kosovë.

Kongresistët amerikanë gjatë takimit, u interesuan edhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe për klimën e investimeve në Kosovë.

Kryeministri vizitoi punimet në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit(FOTO)

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka vizituar sot punimet në realizimin e projektit të autostradës Prishtinë- Hani i Elezit.

Kryeministri u njoftua nga zyrtarët e kompanisë ndërtuese për ecurinë dhe procesin e punimeve në segmente të caktuara të projektit.

Ai ka vlerësuar punën që po kryhet dhe ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor.

Kryeministri Mustafa dhe ministri Zharku, gjatë vizitës shikuan nga afër punimet në realizimin e projektit të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit në segmentin C1, kyçjen R6/R7 dhe lidhjen me rrugën nacionale N2 në drejtim të udhëkryqit për Gjilan, për të vazhduar pastaj zhvillimin e punimeve në drejtim të kyçjes në Konjuh.

Projekti i Ndërtimit të Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, ka filluar në Korrik të vitit 2014. Në pjesën e segmentit nga kyçja R6/R7 dhe lidhja me rrugën nacionale N2 (udhëkryqi i Gjilanit) shumica e punëve janë kryer dhe pritet të finalizohet pjesa e fundit nga rreth-rrotullimi afër Rezonanc ës deri te lidhja me rrugën nacionale N2.

Hedhet poshtë aktakuza ndaj Sami Lushtakut për tenderin e KEK-ut

0

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë kundër kryetarit të komunës së Skenderajt Sami Lushtakut dhe djalit të vëllait të tij Milazim Lushtakut, rreth tenderit milionësh të KEK-ut.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar avokati i Milazim Lushtakut, Artan Qerkini, i cili konfirmoi hedhjen poshtë të kësaj aktakuze.

“Në cilësinë e Avokatit të Milazim Lushtakut konfirmojë se aktakuza për tenderin e KEK-ut është hedhur nga Gjykata e Apelit si e pasafatshme. Prandaj, ndjekja penale ndaj klientit tim dhe të pandehurve të tjerë përfshirë edhe Sami Lushtakun ka pushuar”, ka thënë Qerkini për KosovaPress.

Dyshohej se një tender me vlerë prej gjashtë milion euro i është dhënë Milazim Lushtakut, djalit të vëllait të Sami Lushtakut, me ndikim të këtij të fundit.

9 llojet e inteligjencave, ku e gjeni veten?!

0

Një nga qëllimet e studimit të trurit në fundin e shek. XX ka qenë ndërgjegjësimi se ai zotëron një shumësi inteligjencash, që e kanë fillesën që në fëmijëri. Ato janë:

Inteligjenca e të folurit – përbën pjesën më të madhe të nivelit të inteligjencës standarde. Lidhet me aftësinë e fëmijës për të kuptuar domethëniet e fjalëve, dhe, ndërsa koha kalon, për t’i përsëritur në trajtën e folur e të shkruar; për të kuptuar më shumë ndërtime fjalësh të ndërlikuara duke përfshirë fraza, fjali, paragrafë dhe libra të tërë dhe për të kuptuar gjithnjë e më shumë forma të ndërlikuara lidhjesh të shprehura në fraza. Kjo inteligjencë është më se e lakueshme dhe mund të ndryshojë (të përmirësohet ose të përkeqësohet) gjatë gjithë jetës,tranmseton origjinale.al

Inteligjenca numerike/logjike – kjo lloj inteligjence i referohet zhvillimit të aftësisë së trurit për të luajtur me alfabetin e numrave, nga nivelet më të thjeshta (nga njëshi) deri në ato më të vështirat (në miliona), duke vazhduar më tej me mësimin e funksioneve themelore të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit. Kjo inteligjencë, sikurse inteligjenca e të folurit, mund të ndryshojë vazhdimisht me anë të ushtrimit të vazhdueshëm. Ndihmon në situata që fillojnë që nga blerjet e thjeshta, duke vazhduar me kryerjen e studimeve të larta dhe suksesin në çfarëdolloj profesioni.

Inteligjenca inxhinierike/hapësinore – i lejon fëmijës të hetojë botën e paanë të tri përmasave. Zë fill nga vëzhgimet në botën mikrokozmike – që nga hapësirat që shfrytëzon piktori, skulptori, arkitekti, kirurgut apo inxhinierit mekanik, deri te hapësirat e stërmëdha, si ato që përshkohen nga detarët, pilotët e linjave ajrore apo astronomët.

Inteligjenca shqisore – kjo inteligjencë ka lidhje të ngushtë me pesë shqisat kryesore: shikimin, dëgjimin, shijimin, nuhatjen dhe prekjen. Është mirë që të jetë prirja për t’i përzier shqisat, duke i parë tingujt si trajta dhe gjendje humori; shijimin, si ngjyrat dhe shikimin, si tinguj. Aftësia për t’i përzier shqisat është quajtur sinestezi.

Inteligjenca trupore – kjo është një inteligjencë jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijën teksa rritet. Lidhet ngushtë me aftësinë e trupit për të vendosur marrëdhëniet e duhura me vetveten dhe me botën që e rrethon; gjithashtu, me aftësinë për t’u kundërpërgjigjur me shpejtësi të ndryshme dhe për të qenë i vetëdijshëm për pozicionin e trupit në lidhje me të gjitha sendet e tjera që e rrethojnë. Zhvillimi i inteligjencës fizike bëhet paralelisht me të gjitha inteligjencat e tjera.

Inteligjenca krijuese – inteligjenca krijuese lidhet me proceset shpërthyese, që e shpien trurin në fushat e reja të të menduarit dhe shprehjes. Është po aq e rëndësishme sa edhe niveli i inteligjencës.

Inteligjenca vetjake – gjithnjë e më shumë po kuptohet se inteligjenca vetjake përbën një faktor të rëndësishëm në tërësinë e inteligjencave, që dikush mund ta quajë niveli i trurit.

Kjo lloj inteligjence ka lidhje me marrëdhëniet më të ngushta e më të ndërlikuara me vetveten. Kjo marrëdhënie mund të fillojë nga gjykimi i të tjerëve si armiq të betuar, duke i sharë e kritikuar vazhdimisht, deri te vlerësimi i vetvetes, si miku më i ngushtë dhe shoku i përjetshëm.

Zhvillimi i inteligjencës vetjake është i lidhur ngushtë me katër ushqyesit e trurit: oksigjenin, ushqyerjen, dashurinë dhe informacionin (OUDI) Mungesa e tyre çon në krijimin e dyshimeve, në mohim dhe urrejtje për vetveten. Ndërsa shtimi i këtyre katër ushqyesve të trurit çon në sigurinë në vetvete, në vetëkënaqje dhe në vetëdashësi. Të gjitha këto veçori përbëjnë një gjendje të inteligjencës së lartë vetjake.

Inteligjenca shoqërore – Profesor H. Gardner i Universitetit të Harvardit, e ka përshkruar inteligjencën shoqërore si një nga luftëtaret më të mëdha në luftën globale për kuptimin e dhuntive të shumta të trurit, në mos, më të rëndësishmen nga të gjitha. Kjo lloj inteligjence përfshin aftësinë e lindur të trurit për t’u marrë vesh me njerëzit – në shkallë individi, në shkallë grupesh të vogla, grupesh të mëdha ose në grumbullime masive.

Kjo inteligjencë mund të zhvillohet në varësi të moshës. Ajo i përmban të gjitha llojet e tjera të inteligjencave. Mungesa e saj mund të shkaktojë vetmi e dëshpërim; ndërsa tepria e saj mund të çojë drejt një suksesi të pallogaritshëm.

Dikush që e ka mjaft të zhvilluar këtë lloj inteligjence përballet me karaktere dhe personalitete të ndryshme. Ai është në gjendje dhe dëshiron të çojë grupe të ndryshme njerëzish drejt arritjes së synimeve të caktuara; bashkëbisedon për ato situata, ku të dyja palët dalin të fituara dhe mbeten të kënaqura; të mirëkupton, është i dhembshur, kërkon ndihmë; në një grup shoqëror ka prirjen të bjerë në sy, si ai që i bën të tjerët të ndihen të qetë, të çlirët, që i bën të qeshin; i kupton dhe i mbron pikëpamjet e tij, pa iu kundërvënë të tjerëve; nga të tjerët shihet me një sy pozitiv dhe si drejtues.

Inteligjenca shpirtërore – është inteligjenca gjithëpërfshirëse që psikologu amerikan A. A. Maslou e përshkruan si qëllimin përfundimtar në tërësinë e nevojave. Ajo plotësohet me përmbushjen e nevojave themelore të ushqimit, strehimit, arsimimit, prodhimtarisë e sigurisë. Të gjithë ata që kanë një inteligjencë jashtëzakonisht të lartë shpirtërore e kuptojnë se jeta e tyre karakterizohet nga një ndjesi plotësie dhe qëllimi pozitiv; e njohin mirë vetveten; krijojnë lidhje të ngushtë dhe, shpeshherë, bëhen njësh me botën. Krijohet në vitet e hershme të fëmijës dhe zhvillohet me përvojat e fituara më pas.

Kushtetuesja kërkoi komente për ankesën lidhur me Specialen

0

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke shqyrtuar kërkesën e dorëzuar nga 24 deputetë të Kuvendit të Kosovës, të përfaqësuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Gjykata thotë se parashtresa përmban kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit nr. 05-V-139 të Kuvendit, të 3 gushtit 2015, për miratimin e amendamentit XXIV në Kushtetutë.

“Në vijë me praktikën konsistente të Gjykatës për kërkesat e dorëzuara sipas nenit 113.5 të Kushtetutës dhe në vijë me fushëveprimin dhe me objektin e çështjes së kërkesave të tilla, të gjitha palëve relevante u është kërkuar që të japin komente dhe informata përkitazi me këtë kërkesë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri vizitoi punimet në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka vizituar sot punimet në realizimin e projektit të autostradës Prishtinë- Hani i Elezit.

Kryeministri u njoftua nga zyrtarët e kompanisë ndërtuese për ecurinë dhe procesin e punimeve në segmente të caktuara të projektit.

Ai ka vlerësuar punën që po kryhet dhe ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor.

Kryeministri Mustafa dhe ministri Zharku, gjatë vizitës shikuan nga afër punimet në realizimin e projektit të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit në segmentin C1, kyçjen R6/R7 dhe lidhjen me rrugën nacionale N2 në drejtim të udhëkryqit për Gjilan, për të vazhduar pastaj zhvillimin e punimeve në drejtim të kyçjes në Konjuh.

Projekti i Ndërtimit të Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, ka filluar në Korrik të vitit 2014. Në pjesën e segmentit nga kyçja R6/R7 dhe lidhja me rrugën nacionale N2 (udhëkryqi i Gjilanit) shumica e punëve janë kryer dhe pritet të finalizohet pjesa e fundit nga rreth-rrotullimi afër Rezonanc ës deri te lidhja me rrugën nacionale N2.

isa

isa2

isa3

Mitrovicë: Ministri Shala inspektoi punimet në objektet sportive

0

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, priti sot zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe ministrin e Kulturës, Kujtim Shala me bashkëpunëtorë dhe kryetarin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri. Kryetari Bahtiri, falënderoj Shalën për mbështetjen që i ka ofruar Mitrovicës, ministria të cilën ai drejton. “Në emër të qytetarëve të Mitrovicës, ju falënderoj për mbështetje që na keni dhënë, si për procesin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, ashtu edhe për rregullimin e stadiumit “Riza Lushta” dhe renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës”, tha ai.
Ndërkaq, duke folur për investimet që janë bërë nga Qeveria e Kosovës në stadiumin olimpik “Adem Jashari”, kryetari Bahtiri tha se nuk është aspak i kënaqur me punimet që janë bërë në fazën e parë, me çka u pajtua edhe ministri Shala, ndërkohë që të dytë ndan të njëjtin mendim se në fazën e dytë janë duke u kryer punë shumë më cilësore.
Gjatë takimit që u mbajt në kabinet, kryetari Bahtiri, duke iu drejtuar Shalës në cilësinë e zëvendëskryeministrit, shpalosi para tij dhe të pranishmëve të tjerë të gjitha projektet që janë
duke prit të realizohen në qytetin e Mitrovicës, por që për shkak të procedurave jo të qarta janë
bllokuar nga niveli qendror.
Zëvendësministri Shala, tha se çdo investim në Kosovë është i mirëseardhur, por duhet respektuar procedurat, megjithatë sipas tij për këtë duhet të japin përgjigje ministritë përkatëse.
Kryetari Bahtiri, i shoqëruar nga Shala e Vokrri, më pastaj vizituan dy stadiumet, “Adem Jashari” e “Riza Lushta”, për të parë nga afër zhvillimin e punimeve, inspektuan investimet në Qendrën Multifuksionale Sportive të Mitrovicës, si dhe shëtitën në pjesën veriore të qytetit.