Maqedonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kufirin me Greqinë, për shkak të fluksit të emigrantëve.
Më shumë se 4 mijë emigrantë kanë bllokuar hekurudhën Selanik- Shkup, në pjesën e kufirit me Maqedoninë. Për shkak të kësaj situate, në territorin grek janë bllokuar një tren udhëtarësh dhe një tren mallrash.
Alsat-M shkruan se në zonën kufitare midis dy vendeve janë grumbulluar mbi 3 mijë emigrantë , të cilët po tentojnë të hyjnë në Maqedoni, por që janë të penguar nga forcat speciale maqedonase.
Ndërsa agjencia e lajmeve Ina raporton se policia po pengon turmat e emigrantëve për të hyrë në territorin e Maqedonisë. Në zonën kufitare ka mbërritur edhe njësia speciale greke e cila ka informuar për situatën në anën greke të kufirit.
Mijëra emigrantët, kryesisht të rinj të moshave prej 20 deri 30 vjeç synojnë që përmes Maqedonisë të shkojnë në Serbi dhe më pas drejt vendeve të BE.
Fëmijet flenë në stacionet hekurudhore-Në f otot e publikuara tregohen fëmijë të cilët flenë në stacione e hekurudhave dhe të tjerë që enden se kush të hipë i pari në tren për të shkuar në Serbi dhe më pas prej andej drejt Hungarisë e Europës.
Qeveria greke të bëjë më shumë për emigrantet-Por agjensia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara i kërkoi qeverisë greke të bëjë më shumë, duke thënë se duhet të ndajë një vend të duhur për të akomoduar 1.500-2.000 emigrantë dhe refugjatë.
Greqia ka qenë e përshkuar këtë vit nga një numër rekord të emigrantëve që vijnë në ishujt e Egjeut. 160 mijë kanë mbërritur që nga muaji janar dhe vetëm javën e fundit kanë mbërritur 21 mijë emigrantë.
Klandestinët synojnë Gjermaninë, Holandën-Pjesa më e madhe e emigrantëve nuk duan që të qëndrojnë në vendet që janë me një ekonomi të trazuar, ku papunësia kap shifrat e 26%. Ata përmes Ballkanit i dr ejtohen vendeve të begata si Gjermania, Holanda apo vendeve skandinave, ku kushtet për azil janë më të mira./Ora news/









